"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Atentati ndaj Matës/ E dinte që ruhej, shënjestra pa njerëz misteriozë në fshat, flinte të shtëpia e gjyshes së një sh
30 Maj 2019, 10:29Nga DOSJA
VLORË– Dosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me atentatin e ndodhur më 27 maj, ngjarje e mbetur ende pa autor.
Burime për Dosja.al bëjnë me dije se shënjestra e atentatit, Eno Mata, ku mbeti i vdekur 22-vjeçari Sotiraq Mhilli, e dinte që ruhej.
Ai madje kishte parë, në fshatin Pore ku edhe ndodhi atentati, persona misteriozë që nuk i njihte më parë.
Njëri prej tyre dyshohet të ketë lajmëruar atentatorët për vendodhjen e Matës në mënyrë që të realizonin ekzekutimin e tij.
Të njëjtat burime bëjnë me dije për Dosja.al, se Mata ishte strehuar tek shtëpia e gjyshes së një shoku. Dyshohet se këtë të fundit e kanë ekzekutuar 8 vite më parë në Greqi.
Atentati me një të vdekur ndodhi në Vlorë, në fshatin Pore më 27 maj. Shënjestra, Eno Mata që mbeti i plagosur dhe shoku i tij Sotiraq Mhilli, që vdiq, u qëlluan me breshëri kallashnikovi teksa po lëviznin me motor.
Vetë Mata deklaroi nga spitali se vrasja e tij është urdhëruar nga Greqia ku edhe kërkohet për ekzekutimin e avokatit Mihalesi Zafiropoulos.
Ndërkohë automjeti ngjyrë jeshile i përdorur nga atentatorët rezultoi të ishte i vjedhur në Gjirokastër.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë- Pedagogu Ervin Goci ka akuzuar sërish kreun e Bashkisë Tiranë, Erion Veliajn për pedofili. “Rindërtimi i qytetit nga syri i një fëmije”, është shkrimi q...
VLORË– Një tjetër breshkë e ngordhur është gjetur në bregdetin e Vlorës. Breshka është e llojit “kareta-kareta” dhe është gjetur në bregdetin e plazh...
Tiranë-Një irritim i syve, kruajtje, skuqje apo lotim i vazhdueshëm janë disa nga shenjat që dëshmojnë se mund të jemi prekur nga gripi i syve. Sëmundja nuk ësh...
GJIROKASTËR– Makina tip “Benz” me ngjyrë jeshile e cila u përdor nga autorët e atentatit me një të vdekur në Vlorë rezulton e vjedhur në Gjirokastër.Burime...
TIRANË- Disa zona të kryeqytetit do të vuajnë ditën e sotme furnizimin me energji elektrike, e shkak për këtë janë bërë punimet në rrjet nga OSHEE.Lajmi ës...
FIER– Banorët e komunitet rom të zonës së Mbrostarit kanë dalë ditën e sotme në protestë. Me në krye përfaqësuesit e tyre, ata kanë marshuar për 5 km nga ...
TIRANË- Ndërsa kanë kaluar plot 20 vite nga vrasja e emigrantit shqiptar Flamur Pisli, i cili mori peng autobusin greke, babai i tij shprehet se drejtësia ...
TIRANË- Kreu i OMONIA-s dega Himarë, Fredi Beleri, është thirrur sërish nga Prokuroria për t’u marrë në pyetje për Masakrën e Peshkëpisë.Fredi Beleri është...
TIRANË– Një 35-vjeçar nga Tirana është arrestuar dhe bashkëpunëtori i tij është vënë nën hetim në gjendje të lirë.Ngjarja ka ndodhur pasi 35-vje&cce...