LIVE UPDATES
Politike

Astrit Patozi: Marrëdhënia që kam me Berishën dhe Hajdarin, ç’duhet të bëjë Basha, mesazhi për kritikët (INTERVISTA)

2 Qershor 2019, 11:51 Nga DOSJA
Astrit Patozi: Marrëdhënia që kam me Berishën dhe Hajdarin,

Tiranë- Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi në një intervistë për Dosja.al ka folur për arsyet e krijimit të partisë së re, krizën politike dhe zgjedhjet e 30 qershorit. Në këtë rrëfim ndryshe Patozi ka folur edhe për marrëdhënien me ish-kryeministrin Sali Berisha, deputeten Rudina Hajdari dhe për kandidatët e Bindjes të cilët u tërhoqën nga gara. Kreu i Bindjes iu ka dhënë edhe një mesazh të gjithë krikëve të tij, për akuzat se mbështet nga kryeministri Edi Rama. Ai u shpreh i vendosur se vendi do të hyjë në zgjedhjet e 30 qershorit dhe sipas më 1 korrik shqiptarët do të flasin mbi të gjitha për Bindjen Demokratike.

INVERVISTA:

1-Zoti Patozi ju drejtoni një parti të re të sapokrijuar. Si ju lindi ideja për këtë parti të re? Pse pikërisht u themelua ,para zgjedhjeve dhe pasi deputetët e opozitës lanë mandatet?

Ne gjykuam që sistemi politik, kundër të cilit ne jemi, pra sistemi i kalbur politik ishte në pikën e vet më të dobët. Ne gjykuam që në një situatë marrëzie politike ku ndodhen të dyja palët, ne vendosëm të futemi si pykë në mes, duke bërë diferencën mes te dy palëve, pra më njërën palë që kishte djegur mandatet pa asnjë arsye të qenësishme dhe palës tjetër që megjithëse gjysmën e fushës e kishte bosh, mendonte që Shqipëria është fanar ndriçues në buzë të Adriatikut. Ne hymë për t’i dhënë qytetarëve shqiptare një ofertë te re, të ndryshme nga dinozaurët politikë që i kanë shkaktuar kriza të mëdha vendit.

2- Meqë jemi te krijimi i partisë. U fol se deputetja Rudina Hajdari do ishte pjese e partisë Bindja Demokratike. Pse u tërhoq ajo në minutat e fundit para se ju të dilnit publikisht me një parti të re? Marrëdhënia që keni tani me Hajdarin?

Fakti që ju thoni u përfol do të thotë që nuk folëm ne, nuk foli as zonja Hajdari, as dikush tjetër i partisë Bindja Demokratike, folën të tjerët. Ne kemi një komunikim shumë të mirë, kemi respekt për zonjën Hajdari dhe e kemi vlerësuar qëndrimin e saj në parlament dhe jashtë parlamentit, por sigurisht kjo është një parti që i ka dyer e hapura për zonjën Hajdari edhe për këdo tjetër që ka një vizion politik si ne.

E keni diskutua me Hajdarin për këtë ide, për të qenë edhe ajo pjesë e partisë?

Ne kemi diskutuar edhe për këtë ide dhe Hajdari ka të gjithë të drejtën të marrë kohën e nevojshme për t’ju bashkuar ose jo kësaj partie. Theksoj se marrëdhënia me Hajdarin është shumë e mirë, shumë miqësore dhe jemi ne komunikim të vazhdueshëm.

3- Për partinë tuaj të re ka dalë kundër edhe ish-kryeministri Sali Berisha,madje ju akuzon se mbështeteni nga Rama. Sipas Berishës mazhoranca iu ka ndihmuar të regjistroheshit në KQZ. Si i komentoni këto deklarata? A keni pasur ndonjë komunikim me Berishën tani pas krijimit të partisë?

Unë nuk i di  që ti ketë thënë këto. Unë di që zoti Berisha ka mbajtur një qëndrim, po themi të heshtur ndaj nismës tonë politike dhe aktivitetit të saj në kaq pak kohë. Në rast se këto deklarata janë të vërteta është mendimi i tij. Nuk ka pasur ndonjë takim me zotin Berisha, s’ka pasur ndonjë arsye që të ketë ndonjë takim. Berisha është i fokusuar te projekti i Lulzim Bashës, ne jemi të fokusuar te projekti jonë politik.

4- 3 prej kandidateve tuaj për kryetar bashkie kanë dhënë dorëheqjen pasi janë shprehur se nuk pranojnë të jenë fasadë, madje një prej tyre Bledar Sinella iu ka akuzuar se e keni vendosur si kandidat pa u konsultuar mirë me të? Si i komentoni këto deklarata?

Kandidatët tanë kanë qenë një trysni të hatashme.

Ata s’kanë thënë këtë gjë në reagimet e tyre.

Një njeri që është nën presion mund të thotë gjithçka. Unë nuk jam nën presion dhe duke mos qenë nën presion them të vërtetën. Kandidatët tanë janë agresuar nga të dy palët, nga partitë e vjetra, por më shumë nga PD-ja e cila daljen tonë e ka parë si kërcënim s’e mos humb opozita monopolizimin e saj, por ky nuk është problemi jonë. Kandidatët janë kërcënuar nga të dy palët dhe disa prej tyre nuk patën këllqe për të qëndruar më tej, kjo nuk na bën as më të dobët dhe as më pak të vendosur. Për Bledar Sinelllën, zotëria nuk pati këllqe të qëndrojë  dhe kaq mund të them për atë. Ka ardhur dy herë për të takuar para se të jepte dorëheqjen, por kjo nuk më intereson më.

5-A ka pasur një proces përzgjedhjeje të kandidateve tuaj. Si u zgjodhën ata?

Kemi Leonard Ollin në Korçë, Valbona Mezinin ne Vlorë, këta dhe shumë të tjerë janë njerëz që kanë marrë përgjegjësi që ditën e parë, të krijimit të kësaj force politike dhe për të garuar në zgjedhje. Sigurisht që ka pasur një përzgjedhje nga ana jonë aq sa mund të bëhej për një kohë të shkurtër dhe besoj se kemi gjetur më të mirët për aq mundësi sa kishim.

6-Ish-kandidati për Bashkinë Lezhë, Salvador Kaçaj u shfaq në foto me Berishën, para se të jepte dorëheqjen nga gara për Lezhën.A mendoni se ka ndikuar Berisha në këtë vendim të tij, pra të ketë influencuar?

Kjo është një pyetje për ata të dy, çfarë lidhje kam unë me këtë? Unë kam marrë vetëm një mesazh nga zoti Kaçaj dhe më shprehte mirënjohjen për besimin që i kam dhënë. Deklarata e tij në media ishte krejtësisht tjetër.

7-Ju e quajtët provokim kërkesën e PD dhe LSI për të pasur komisionerë në zgjedhjet e 30 qershorit. A nuk e përcakton qartë Kodi Zgjedhor se u takon pikërisht këtyre dy partive të marrin komisionerët e opozitës në KZAZ dhe më pas në KQV?

Po ta lexosh kodin me syzet e PD-së dhe LSI-së i takosh kështu. Por po ta lexosh kodin si njeri i paanshëm apo si një jurist me përvojë thotë krejt të kundërtën. Pra nuk mundet kurrsesi që një parti që nuk është parlamentare,sepse ka humbur mandatet pas i dogji vetë ato, të ketë mundësi që të mbikqyrë zgjedhjet kur aq më tepër nuk merr vetë pjesë.

Do të kërkonit ju te keni komisionerë në zgjedhje?

Patjetër, ne do të kërkojmë si çdo parti tjetër që merr pjesën e zgjedhje. Ne duhet të kemi një raport të drejtë përballë qeverisë, pra qeveria duhet të ketë aq prani sa duhet të ketë edhe opozita. Pra ajo opozitë që merr pjesë ne zgjedhje.

6- Sipas leximit që i bëni ju Kodit Zgjedhor, kush do t’i marrë komisionerët e opozitës në komisionet zonale dhe ato të qendrave të votimit?

Janë forcat opozitare që marrin pjesë në zgjedhje, duke i përfshirë edhe ne. Ne mund të jemi më të rëndësishmit këtu sepse ne e kemi treguar me pjesëmarrje në kandidim. Kemi shumë kandidatë, pra kemi 25 kandidatë në bashkitë e vendit dhe janë të vetmet bashki ku qeveria nuk kandidon e vetme.

Pse nuk kandiduat në të 61 bashkitë?

Nuk kandiduam në të 61 bashkitë pasi nuk kishim kohë. Një parti e re sado që u krijua u përpoq, ne nuk patën mundësi që të kandidojmë në të gjitha bashkitë. Kjo në fakt është edhe një përgjigje për këta kritikët që na akuzojnë si bateristë të qeverisë. Në rast të kundërt do ta kishim shumë të lehtë të kishim jo 61 por 63 kandidatë për kryetar bashkie.

7- Ervin Salianji ka hedhur akuza ndaj kandidatit tuaj të Ersekës dhe thotë se është kapur me drogë dhe se ngjarja është mbajtur e fshehtë. Si qëndron e vërteta?

Këtë nuk e kam dëgjuar por nuk mund të jap një përgjigje për çdokënd që hedh një gur mbi Bindjen Demokratike.

8-Si e shikoni rezultatin e 30 qershorit? Sa bashki do të fitojë BD dhe sa PS?

Unë i urrej politikanët që parashikojë rezultatet dhe që i besojnë sondazheve. Partia jonë do të marrë maksimumin që mund të marrë, në këtë vrap në ecje e sipër, që nga krijimi i saj deri në zgjedhjet e 30 qershorit. Di të them këtë gjë që Shqipëria më 1 korrik do të flasë mbi të gjitha për partin tonë.

9- A do ta dëmtojë apo do ta shërojë sistemin politik 30 qershori?

Padyshim që vendi do të hyjë në zgjedhjet e 30 qershorit. Nuk besoj se zgjedhjet thellojnë krizën, zgjedhjet në çdo vend kanë qenë zgjidhje për krizën. Nuk është sfida jonë të mbahen apo nuk do mbahen zgjedhjet, kjo është një krizë e qeverisë dhe nuk na intereson. Ne do të marrim pjesë nëse do të ketë zgjedhje. Nëse nuk do të ketë zgjedhje do të bjerë qeveria, pasi nuk garanton dot një nga funksionet e veta bazike.

Nëse ndodhin trazira më 30 qershor?

Atij që i bën trazirat, atij do i bie përgjegjësia, padyshim. Edhe qeverisë në rast se do të jetë e përfshirë, do ketë përgjegjësi. Ne s’kemi lidhje me këtë. Ne jemi konform ligjit dhe do të vazhdojmë linjën tonë.

10-Si i komentoni protestat e fundit të opozitës? Sipas jush çfarë qëndrimi duhet të mbajë Basha në këtë ngërç politik?

Ata janë futur në një rreth vicioz dhe janë të detyruar që të luajnë me protesta se s’kanë rrugë tjetër, por kjo është një vendimi tyre. Unë  e kam thënë edhe më përpara dhe nuk dua që të tingëllojë si subjektive por nëse do të isha në vend të tij do të kisha shpëtuar Partinë Demokratike, të cilës i detyrohet, duke sakrifikuar veten, pasi duke mos hyrë në zgjedhje do të sakrifikojë edhe veten edhe PD-në.

Po thoni që Basha duhet të ulet në tavolinë me Ramën, të negociojë?

Jo unë,  të isha unë po thoja që po të isha në vendon tij do të kisha dhënë dorëheqjen do të kisha lënë partinë pastaj në dorë të dikujt tjetër që do ta kishte çuar në zgjedhje sepse vetëm kështu mund të shpëtojnë PD-ja.

Po thoni të dialogojë me Ramën?

S’ka pse të dialogojë me Ramën, thjesht të futet në zgjedhje.

11-Cili është një nga figurat e vjetra te PD-se  qe ju këshilloi që të themelonit një parti?

Pikësëpari, unë nuk jam vetëm por ne jemi një grup njerëzish  që jemi identifikuar me Bindjen Demokratike. Nuk pasur nevojë për këshilltarë. Ne kemi qenë të bindur që në 2017 që kur bëmë lëvizjen brenda PD-së, që si politikanë me eksperiencë që ishim kishim dy rrugë ose do të mblidheshim në shtëpi dhe do të shkruanim kujtime ose do të bënim një parti që të ishte ndryshe nga partia e Lulzim Bashës.

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike intervista astrit patozi rudina hajdari sali berisha zgjedhjet e 30 qershorit intervista astrit patozi rudina hajdari sali berisha zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari