LIVE UPDATES
Aktualitet

Asnjëherë nuk do e dimë sa jetë u shkurtuan nga plehrat në Porto Romano

30 Shtator 2020, 07:01 Nga DOSJA
Asnjëherë nuk do e dimë sa jetë u shkurtuan nga plehrat

DURRËS- Ndotja në Porto Romano nga mbetjet, rrjedhjet toksike drejt nëntokës dhe detit si dhe gazrat me përmbajtje të substancave toksike kancerogjene që përfundonin në mushkritë e studentëve aty afër dhe banorëve, duket se po ja lënë vendin reabilitimit pas dekadash në qytetin ku kalon fluksi më i madh i turistëve gjatë stinës së verës. Mbase, asnjëherë nuk do të merret vesh se sa vite jetë u shkurtuan ose sa persona u prekën nga sëmundjet e rënda.

Gjetja e një zgjidhje për plehrat në Shqipëri ka bërë dekada histori: strategji,  plane, ligje, workshope seminare, gazeta dhe diskutime pa fund, megjithatë plehrat ngelën kërcënim për njerëzit dhe mjedisin në shumë zona të Shqipërisë. Ndërkohë, mbyllja e plagës se mbetjeve në “Porto Romano” është sukses, si ai i largimit të mbetjeve kancerogjene të Lindanit disa vite më parë. Në një shkrim të mëparshëm  “Sharra dhe problem emergjent I plehrave (Sharra https://gazetamapo.al/sharra-dhe-problemi-emergjent-i-plehrave/

Në fakt, Sharra bëri të mundur edhe shpëtimin e Durrësit nga situata katastrofike ku ishte katandisur. Ky park, mund të ofrojë për shumë vite, mundësinë e menaxhimit të mbetjeve për Tiranën, Durrësin dhe qendrat urbane për-rreth nëpërmjet riciklimit, eleminimit dhe depozitimit të sigurtë.

Pse dhe si u krijua Porto Romano ?

Të gjithë e dinë se shërbimi për mbetjet nuk mund të ofrohet nqs nuk paguajnë ata që i krijojnë ato. Durrësi për tre dekada nuk arriti të bënte funksionale politikën dhe infrastrukturën e menaxhimit të mbetjeve   urbane   sepse   Bashkia   nuk   mundi   të   krijonte   burimet   financiare   duke   neglizhuar   një problem të madh në një zonë bregdetare me ndjeshmëri të lartë mjedisore. Pozicioni gjeografik i Durrësit, shumë afër me bregdetin dhe nivelin e detit e bën të vështirë dhe shumë të kushtueshme infrastrukturën   për  mbetjet.   Disa   zona   (psh.   Fshati   Radë)   kanë  refuzuar   me   forcë   ndërtimin   e landfilldit për shkak të prespektivës agroturistike. Parimi ligjor “kush ndot paguan” nuk mund të përjashtojë qytetarët e Durrësit ose rezidentët e përkohshëm në hotele, deri sa ata krijojnë mbetje për të cilat nevojitet shërbimi i menaxhimit të tyre. Parku i mbetjeve në Sharrë, në një distancë rreth 40 km nga Porto Romano, është natyrshëm alternativë optimale derisa pagesa për mbetjet është afërsisht e njëjtë për qytetarët e Tiranës dhe të Durrësit.

Fundi i Porto Romano – si inkubatori më i madh i ndotjes në zonën bregdetare

Plehrat e Durrësit po trajtohen në Sharrë duke bërë të mundur çlirimin e qytetit prej tyre. Situata me plehrat në Porto Romano, duket se është qetësuar ashtu siç qetësohet deti pas stuhisë në brigjet e Durrësit. Ndotja nga mbetjet, rrjedhjet toksike drejt nëntokës dhe detit si dhe gazrat me përmbajtje të substancave toksike kancerogjene që përfundonin në mushkritë e studentëve aty afër dhe banorëve, duket se po ja lënë vendin reabilitimit pas dekadash në qytetin ku kalon fluksi më i madh i turistëve gjatë stinës së verës. Mbase , asnjëherë nuk do të merret vesh se sa vite jetë u shkurtuan ose sa persona u prekën nga sëmundjet e rënda. Në fakt, një hetim mjedisor duhet të paraprinte procesin e reabilitimit për të parë se deri ku ka shkuar e keqa.

Foto nga Porto Romano

E kam fjalën këtu për një studim i cili do të tregojë se sa është kontaminuar toka dhe ujërat nëntokësorë deri ku shkojnë përmasat ose efektet në distancë dhe në kohë. Media në vazhdimësi ka ndikuar në sensibilizimin e opinionit publik për çështjet mjedisore. Si në shumë raste, edhe në rastin e Porto Romanos media luajti rol pozitiv në përshpejtimin e vendimarrjes në dobi të komunitetit. Mua, më kanë ngelur në mëndje “kafshët që ushqeheshin me mbetje” në Spitallë dhe kam menduar për fatkeqësinë e atyre që kanë konsumuar produktet e tyre ose studentët që kanë thithur për vite gazin toksik. Opinioni publik ka nevojë për informacion, i cili përçon të vërtetën sidoqoftë ajo. Në rastin e “Porto Romanos” të spekullosh me fatkeqësinë e tërmetit, duke thënë se Bashkia e Durrësit nuk ka buxhet për menaxhimin e mbetjeve do të thotë t’i lësh qytetarët të zhytur në plehra, në mëshirë të fatit ose ashtu siç ishin. Megjithatë, plehra konsiderohen edhe mbetjet e letrës ku u shkruajtën plane menaxhimi pa fund, ku tregohen muhabete tenderash e histori të tjera, të cilat përfundojnë në Sharrë.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet plehrat në porto romano seit shahllari plehrat në porto romano seit shahllari


Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit