LIVE UPDATES
Aktualitet

“Asnjë qytet nuk plotëson kriterin e OBSH”/ Jo vetëm Tirana, mjeku publikon GRAFIKUN, qarqet me incidencë më të lartë

25 Shkurt 2021, 18:01 Nga DOSJA

TIRANË– Mjeku Ilir Alimehmeti ka publikuar grafikë të testeve javore dhe rasteve të reja sipas qarqeve në vendin tonë.

Në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, mjeku ka nxjerrë grafikët që kanë si burim të dhënat zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, ku vihet re që incidenca nuk është e lartë vetëm në Tiranë, por edhe qarqe të tjera të vendit.

Nga grafiku shihet që Tirana ka një incidencë javore që kap shifrën 384, nga 2119 testime javore.

Gjirokastra ka plot 623 incidenca nga 731 testime javore. Vlora ka gjithashtu incidencë  të lartë, ku numëron 345 raste në javë nga 411 testime, ndërkaq edhe Berati shënon 302 raste nga 373 testime.

Sipas mjekut, OBSH-ja rekomandon një pozitivitet të testimit <10% (idealisht <5%) dhe siç asnjë qark nuk e plotëson këtë kriter, por Tirana është më afër.

Shkrimi i plotë i mjekut Alimehmeti:

Miqtë e mi, sot le të mundohemi të hedhim një sy më të detajuar mbi situatën COVID-19 në Shqipëri nga mesi i janarit e deri më sot.

Fillimisht le të vëmë në dukje dy keqkonceptime!

Keqkonceptimi i parë: Të dhënat ditore nuk tregojnë një kuadër ecurie pasi mund të kenë luhatje sporadike, si rrjedhojë le t’i shohim në bazë javore.

 Keqkonceptimi i dytë: Të gjithë mendojnë se Tirana është qarku në gjendje më të rëndë, por në fakt jo vetëm ka popullatën më të madhe por edhe numrin më të lartë të testimeve.

 Për të ndrequr këto dy keqkonceptime, në figurën e parë mund të shohim incidencën dhe testimet sipas secilit qark për çdo 100.000 banorë, për javët:

 21-27 janar,

 28 janar – 03 shkurt,

 04-10 shkurt,

 11-17 shkurt, dhe

 18-24 shkurt 2021.

 Siç duket shumë qartë,   Testimet janë shumëfish më të larta në Tiranë

 Incidenca është vetëm lehtësisht më e lartë në Tiranë kur përllogaritet për 100.000 banorë, por incidenca varet shumë pikërisht nga testimet shumë më masive.

 Numri mesatar i testimeve në periudhën 20 janar – 24 shkurt 2021 tregon një pabarazi të jashtëzakonshme (kryesisht për shkak të fuqisë socio-ekonomike të Tiranës):

 Tirana – 2.500 testime ditore

 Durrësi – 170 testime ditore

 Fieri – 153 testime ditore,

 Elbasani – 131 testime ditore,

 Vlora – 122 testime ditore,

 Shkodra – 120 testime ditore,

 Korça – 112 testime ditore,

 Lezha – 95 testime ditore,

 Gjirokastra – 89 testime ditore,

 Berati – 80 testime ditore,

 Kukësi – 77 testime ditore,

 Dibra – 73 testime ditore.

 Po të shohim pozitivitetin e testimeve (TPP), pra sa testime dalin pozitive për çdo 100 testime, do të shohim se Tirana zë pikërisht vendin e fundit.

 Në detaj, nga më qarku më rëndë te qarku më lehtë:

 Fieri – 64.7%

 Vlora – 56.2%

 Elbasani – 49.0%

 Berati – 48.6%

 Lezha – 40.1%

 Korça – 39.8%

 Durrësi – 37.6%

 Shkodra – 33.8%

 Gjirokastra – 33.6%

 Dibra – 27.7%

 Kukësi – 22.2%

 Tirana 14.6% (e fundit dhe me diferencë të lartë)

 Strategjia “test, test, test” ka qenë gjithnjë e trumbetuar nga OBSH-ja, por në Shqipëri kjo vazhdon nuk kryhet masivisht.

 Po ashtu, OBSH-ja rekomandon një pozitivitet të testimit <10% (idealisht <5%) dhe siç shihet asnjë qark nuk e plotëson këtë kriter, por Tirana është më afër.

 Sipas shprehjes “Kush kërkon, gjen!” patjetër Tirana mbizotëron në raste dhe në vdekshmëri “zyrtare”, por nëse shohim me kujdes:

 68.9% të testimeve totale “gllabërohen” (ose paguhen në privat) nga Tirana, por 43.5% e rasteve totale janë në Tiranë dhe, me logjikë 42.9% e vdekjeve totale kanë ndodhur në Tiranë.

 Ndërsa nga krahu tjetër, si shembull:

 Fieri ka:

 3.2% të testimeve, por 8.9% të rasteve, dhe 8.6% të vdekjeve.

 Elbasani ka: 3.0% të testimeve, por 6.4% të rasteve, dhe  10.0% të vdekjeve.

 Pra, e thënë shkurt: “Testimi, sa më masiv është, aq më shumë jetë shpëton.”

Për sa i përket ecurisë dhe efektit të masave, ato duket se nuk kanë dhënë ndonjë efekt të madh, duke qenë se frenimi i rasteve kishte filluar që në javën e parë të shkurtit, përpara fillimit të marrjes së masave.

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi mjeku ilir alimehmeti koronavirusi ne shqiperi mjeku ilir alimehmeti

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim