LIVE UPDATES
Aktualitet

Artikulli i VOA/ Kontradiktat rreth provave për konfliktin me armë në Elbasanit, kreu i SPAK me ‘duar të lidhura’

1 Maj 2021, 17:07 Nga DOSJA
Artikulli i VOA/ Kontradiktat rreth provave për konfliktin me armë

Në Shqipëri deklaratat e policisë dhe Prokurorisë mbi përplasjen e armatosur në Elbasan më 21 Prill, në prag të zgjedhjeve, ku pati një të vrare dhe 4 të plagosur, ngjanin të ishin kontradiktore me provat e gjetur në vendin e ngjarjes, mes të cilave lista me emra dhe fotokopje kartash identiteti. Prokuroria shpjegon se ato nuk mund të konsiderohen materiale zgjedhore. Burime të Zërit të Amerikës, bënë të ditur megjithatë se verifikimet po shtrihen edhe mbi dyshimet e mundshme për krime zgjedhore.

Zanafilla e konfliktit të armatosur më 21 Prill në qytetin e Elbasanit, e cila përfundoi me një të vrarë dhe katër të plagosur në prag të zgjedhjeve parlamentare, erdhi pasi disa mbështetës të Partisë Demokratike, pjesë e të ashtuquajturit “Grupi i Mbrojtjes së Votave”, ndaluan Mehmet Grecën, një person i dënuar për trafik droge në Britani, i cili sipas tyre po shpërndante para në favor të fushatës së Partisë Socialiste.

Pak ditë pas përplasjes së përgjakshme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe prokurori Alfred Shehu mohuan publikisht se në vendngjarje ishin gjetur materiale që ngrinin dyshime për shitblerje të votës.

“Nga kqyrja e automjetit Mercedez tip ML pa targa, i gjetur në vendngjarje, grupi hetimor nuk ka konstatuar sende të kundraligjshme apo të dyshuara se mund të përdoreshin për shitblerje të votës”, deklaroi Drejtori i Përgjithshëm I Policisë së Shtetit, Ard Veliu

“Nuk janë gjetur material zgjedhore”, tha nga ana e tij Zv.prokurori i Elbasanit, Alfred Shehu.

Deklaratat publike të zyrtarëve të Policisë dhe Prokurorisë tingëlluan në kundërshtim me provat që më pas u deklaruan se ishin zbuluar në vendin e krimit. Dokumentet hetimore të siguruara nga Zëri i Amerikës tregojnë se në dy makina të bllokuara në vendin e krimit u gjetën fletëpalosje të Partisë Socialiste, fotokopje kartash identiteti si dhe një bllok me emra votuesish dhe me mbishkrimin “pagesa”.

Sipas referimit të policisë, në makinën pa targa që drejtohej nga Mehmet Greca, e cila u bllokua nga grupi i mbështetësve të PD, u gjetën një pasaportë në emër të një shtetasi, dy kartmonedha 50 euro, fotokopje kartash identiteti, si dhe një bllok me shënimin “Met Dafllaku pagesë”. Blloku kishte gjashtë faqe me emra dhe ID, me përshkrimin “formular patronazhi”.

Ndërsa në makinën e dytë, të përdorur nga Klement Xhaferri, i cili mësohet se u përfshi në mbrojtje të mbështetëse të PS, u gjetën 17 fotokopje kartash identiteti dhe pasaportash. Në këtë automjet, u zbuluan edhe 5 fletë formati me përmbajtje emrash dhe ID të shtetasve të ndryshëm. Xhaferri është shpallur në kërkim për “vrasje në rrethana cilësuese mbetur në tentativë”. Automjeti i përdorur prej tij rezulton në pronësi të kompanisë “Eldio Petrol” dhe administrator Eldio Beko, është nën hetim nga autoritetet, pasi dha dy deklarime të kundërta, duke fshehur faktin se makinën ja kishte lënë në përdorim Klement Xhaferrit.

I pyetur nga Zëri i Amerikës për deklaratën e tij, kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu u përgjigj përmes një zëdhënësi, duke shpjeguar se sipas tij “grupi hetimor nuk i kishte vlerësuar provat në vendngjarje si elementë, që mund të shërbenin për korrupsion aktiv ose pasiv në zgjedhje”. Ai la të kuptohej se ky vlerësim kishte ardhur për shkak të shumës së vogël të parave të gjetura në makinën e Grecës, vetëm 100 euro dhe 2 mijë lekë.

“Nëse nga hetimi do të rezultojnë indicje, apo dyshime të arsyeshme për praninë e elementëve të veprave penale, që prekin zgjedhjet e lira, është në atributin e prokurorisë regjistrimi dhe hetimi i këtij procedimi penal”– tha zoti Veliu.

Në të njëjtën linjë është edhe zv.drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Alfred Shehu, I cili thotë se “provat në vendngjarje nuk konsiderohen si materiale zgjedhore”, që sipas tij janë vetëm ato të shpërndara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Z.Shehu nuk bëri komente të mëtejshme pasi theksoi faktin se si prokuror e ka të ndaluar të reagojë. Megjithatë, Zëri i Amerikës mësoi me burime të besueshme se prokuroria e Elbasanit, po bën verifikime edhe në drejtim të dyshimeve për krime të mundshme zgjedhore.

Oficerëve gjyqësorë, u është lënë detyrë që të identifikojnë dhe pyesin të gjithë qytetarët, emrat e të cilëve gjenden në listat e zbuluara në dy automjetet në ngjarje. Akuzat për shit-blerje të votave si dhe përdorimi i administratës publike në fushatë ishin dy nga shqetësimet kryesore të ngritura në raportin paraprak të vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 25 prillit. “Një lumë” kallëzimesh u depozituan përpara ditës së zgjedhjeve në Prokurorinë e Posaçme SPAK, e cila ka regjistruar deri më tani 33 procedime penale për korrupsion aktiv dhe pasiv në zgjedhje, mes të cilave edhe hetimin për rrjedhjen e një databaze me të dhënat personale të 910 mijë votuesve të Tiranës që u publikua nga portali Lapsi.al.

Pavarësisht listave me emra dhe numra ID të gjendura në vendin e krimit në Elbasan dhe faktit që prokuroria po kryen verifikime, ende nuk ka një hetim zyrtar apo procedim penal të regjistruar mbi dyshimet për shit-blerje të votës. Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja i tha Zërit të Amerikës se ngjarja po hetohet aktualisht nga Prokuroria e Elbasanit dhe, se vetëm kjo e fundit, në varësi të elementëve penalë mund të shpallë më pas moskompetecën dhe t’ja transferojë çështjen SPAK-ut.

Gjatë konfliktit të armatosur, rezulton, sipas hetimeve të jenë përdorur së paku tre armë. Njëra i përket Arbër Paplekajt, pjesë e Grupit të PD për Mbrojtjen e Votës, i cili akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, i cili njhet si përkrahës i Partisë Socialiste. Përplasja ndodhi në praninë e dy zëvendësdejtorëve të policisë së qarkut, dhe një numri të lartë të forcave “Shqiponja”, e megjithatë, Prokuroria nuk ka mundur ende të përcaktojë se cili nga protagonistës e ngjarjes, qëlloi i pari.

Marrë nga VOA

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet vritet pjerin xhuvani vritet pjerin xhuvani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj