LIVE UPDATES
Aktualitet

Zbardhen të gjitha lëvizjes e Dritan Dajtit nëpër Tiranë, vizitoi ish-Bllokun e ‘21 dhjetorin’

22 Janar 2020, 19:03 Nga DOSJA
Zbardhen të gjitha lëvizjes e Dritan Dajtit nëpër

TIRANË- Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve(SHKBB), disa ditë më parë referoi në Prokurori disa prej punonjësve të burgjeve që kanë bërë shoqërimin e të dënuarit Dritan Dajti për dy vizita mjekësore në Tiranë. Sipas një hetimi të kryer, SHKBB konstatoi shkelje në vlerësimin e riskut për shoqërimin e këtij të dënuari të sigurisë së lartë. Ndërkohë, në kuadër të verifikimeve të kryera, SHKBB ka marrë edhe dëshmitë e punonjësve që kanë qenë prezentë gjatë shoqërimit, një ndër ta edhe përgjegjësi i Sektorit të Forcave Operacionale, Ferit Mici. Ky i fundit ka treguar të gjithë itinerarin e lëvizjes, nga nisja e Forcave Operacionale në datë 10 janar në orën 7:30 nga Tirana, deri te mbërritja dhe më pas vizitat e kryera. Mici thotë se gjatë gjithë rrugës për në Tiranë, makina të Forcave të Rendit kanë shoqëruar makinën ku ndodhej Dajti, ndërsa në rrethrrotullimin e TEG-ut,shoqërimit i janë bashkuar edhe Forcat “Shqiponja” deri në destinacion.

Ajo që vihet re në dëshminë e Micit është që në fillim ata kanë qenë të paqartë për adresën ku do bëhej vizita, ndërsa kanë komunikuar në telefon me mjeken në mënyrë që të mos kishte pacientë të tjerë e të qartësonte adresën. Nga Forcat Operacionale është bërë kontrolli i ambienteve ku do bëhej vizita dhe vendosja e punonjësve të Policisë. Ndërkohë, Policia e Shtetit ka bllokuar kalimin e mjeteve në ambulancë dhe trotuar gjatë futjes së të dënuarit në furgon. E njëjta procedurë është ndjekur edhe për vizitën në ish-Bllok. SHKBB ka kërkuar edhe kamerat e sigurisë në klinikën në “21 Dhjetor” dhe pas këqyrjes nuk janë vërejtur veprime të dyshimta, ndërkohë në klinikën në ish-Bllok nuk është arritur të sekuestrohen.

ITINERARI I LËVIZJES SË DRITAN DAJTIT

“Në datë 11.01.2020 u pyetën punonjësit e Forcave Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, nga përgjegjësi i sektorit deri te punonjësit e Policisë që janë marrë me shoqërimin e tij. Përgjegjësi i Sektorit të Forcave Operacionale, Ferit Mici, deklaroi të gjithë itinerarin dhe veprimet e kryera nga Sektori i Forcave Operacionale e konkretisht: Në datë 09.01.2020, rreth orës 17:00 i ka ardhur urdhri me numër 307 për shoqërimin e të dënuarit të sigurisë së lartë, Dritan Dajti. Ky urdhër ka qenë i firmosur nga drejtori i Policisë së Burgjeve. Në urdhër thuhej se shoqërimi i të dënuarit Dritan Dajti për në klinikat private do të bëhej nga Sektori i Forcave Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në datë 10.01.2020, nga ora 08:30-14:00. Ky i dënuar do të çohej për vizitë në klinikat private A., Tiranë dhe do të vizitohej nga doktoreshë A.I., për spirometri. Gjithashtu do të shoqërohej për në klinikën SEE WELL, Tiranë dhe do të vizitohej nga doktor R.T., okulist. Me marrjen e këtij urdhri në datë 09.01.2020 është përgatitur nga ana e përgjegjësit të FO plani i masave me detyra specifike për çdo punonjës, si dhe mjetet me të cilat do të bëhej lëvizja e të dënuarit Dritan Dajti, me qëllim sigurimin dhe shmangien e çdo premise për ngjarje të jashtëzakonshme”.

NISJA

“Në datën 10.01.2020, në orën 07:30, grupit që do të bënte shoqërimin sipas urdhrit të datës 09.01.2020 i është bërë instruktazh i veçantë, janë njohur detyrat për secilin sipas planit të masave në sallën e Gjykatës, ku është zyra e Forcave Operacionale. Më pas janë urdhëruar përgjegjësit e grupeve, Ferdinant Pipero, Pëllumb Hajro, për t’u pajisur me pajisjet dhe armatimin (armët e gjata) dhe në orën 08:10, mbasi është raportuar në sallën operative të DPB me telefon se kishte filluar lëvizjen me tri mjete në rrugëkalimin Gjykatë e Krimeve të Rënda, Zogu i Zi, 21 Dhjetori, mbikalimi, Tegu, Tuneli, Bradashesh, Peqin. Gjatë rrugës, për çdo kalim territori është njoftuar salla operative e DPB-së. Gjatë rrugës, shefi i FO është kontaktuar nga shefja e Shëndetësisë së DPB-së, Drita Jaka, e cila i ka konfirmuar se doktoreshë A. ku i dënuari do të bëjë vizitën e parë, ndodhet në Poliambulancën Nr.9, pranë 21 Dhjetorit (shtetërore) në katin e tretë, dhoma 3.10. Në IEVP Peqin, marrja në dorëzim e të dënuarit është bërë nga katër punonjës me përgjegjës kryeinspektor Ferdinant Pipero, gjithmonë në prezencë të Ferit Micit”.

MARRJA E TË DËNUARIT

Me ardhjen e mjetit të Policisë së Peqinit te dera e IEVP-së Peqin, është njoftuar salla operative e DPB-së dhe ka filluar lëvizjen sipas destinacionit të përcaktuar. Gjatë gjithë rrugës janë shoqëruar në formë stafete nga Forcat e Policisë së Rendit me një mjet Policie deri te rrethrrotullimi i TEG-ut. Nga ky stacion i janë shtuar për shoqërim edhe motorë me katër punonjës Policie të Shigjetave deri në destinacion. Kur kanë qenë te mbikalimi te Pallati me Shigjeta është komunikuar me doktoreshën A.I., ku i është kërkuar që të konfirmojë edhe një herë adresën e saktë se ku ndodhet dhe të mos ketë asnjë pacient dhe personel zyre, pasi ishim shumë afër Poliambulancës Numër 9.

VIZITAT

Me mbërritjen rreth orës 10:00 në hyrje të Ambulancës Nr.9 ka pasur prani të shumë të efektivëve të Policisë së Shtetit. Më pas është vepruar sipas planit të masave, kontroll dhomave ku do të bëhej vizita, sigurimi perimetral në hyrje dhe në ambulancë. Pasi ka mbaruar kontrolli i dhomës së vizitës dhe vendosja e punonjësve të Policisë në vendet e tyre të shërbimit sipas planit të masave nën drejtimin e Ferit Micit, me tre punonjës Policie është marrë i dënuari nga makina i prangosur dhe është shoqëruar deri në dhomën e vizitës. Në këtë kohë, Forcat e Policisë së Shtetit kanë bllokuar hyrjen e ambulancës dhe trotuarin para saj. Gjatë kryerjes së vizitës kanë qenë prezentë doktoresha, përfaqësuesja e Shëndetësisë së IEVP Peqin, tre punonjësit e sigurisë, Pëllumb Hajro, Azem Cera, Halil Vatoci dhe Ferit Mici.

Është futur në këtë dhomë edhe specialisti Shkëlzen Pepkolaj me intervale, mbasi koordinonte veprimet e shërbimeve brenda dhe jashtë. Me mbarimin e vizitës, e cila zgjati afërsisht rreth 30-40 minuta, Forcat e Policisë së Shtetit bënë edhe një herë bllokimin e trotuarit dhe hyrjes se ambulancës dhe më andej, në drejtimin e Ferit Micit, është lëvizur i dënuari Dritan Dajti nga kati i tretë për në automjet. Më pas u nisën për në klinikën SEE WEll, e cila ndodhej në zonën e ish-Bllokut, rreth orës 11:00. E njëjta procedurë u ndoq edhe në këtë rast për shoqërimin e tij deri në përmbyllje të vizitës. Pasi ka mbaruar me vizitën, në të njëjtën mënyrë është shoqëruar deri në automjet. Pas çdo veprimi dhe lëvizjeje është vënë në dijeni salla operative e DPB-së nga Ferit Mici. Rreth orës 13:10, FO kanë qenë në IEVP Peqin, ku është bërë dorëzimi i të dënuarit, praktika dokumentare dhe është raportuar në sallën operative të DPB-së.

VERIFIKIMET

Gjatë gjithë kësaj kohe, asnjë person, me përjashtim të dy mjekëve, nuk kanë marrë kontakt fizik apo ka komunikuar me këtë të dënuar. Vendndodhjen e klinikës A., FO nuk e dinim të saktë. Dinim vetëm emrin e doktoreshës që do të kryente ekzaminimin. Për këtë është kërkuar nga shefja e Shëndetësisë D.J. nëpërmjet telefonit të konfirmojë vendin e saktë ku do të kryejë vizitën kjo mjeke. Përgjigjja ka qenë në Poliklinikën e 21 Dhjetorit, katin e tretë, dhoma 3.10. Nga ana jonë u morën pamjet filmike të Klinikës së Specialiteteve, Ambulanca Nr. 2, ku nga këqyrja e tyre nuk vihet re të ketë veprime të dyshimta. Sa i përket pamjeve filmike të klinikës SEE WELL, rezulton se nga kontakti i marrë, menaxherja na bën me dije se pamjet filmike të klinikës janë vetëm online dhe nevojitej abonimi premium për të bërë të mundur kthimin e tyre. Abonim, i cili nuk disponohej nga ana e stafit të kësaj klinike”.

Katër shkeljet e konstatuara në shoqërimin e Dritan Dajtit

Në kallëzimin e bërë në Prokurori, SHKBB shkruan se nga verifikimet është konstatuar se nuk është bërë një vlerësim i situatës para se të ndërmerrej shoqërimi i të dënuarit. Nuk ka funksionuar ndarja e informacionit mes sektorëve të ndryshëm dhe më pas të bëhej njoftim tek eprorët. Gjithashtu, problem është konsideruar edhe komunikimi me telefon për lëvizjen e të dënuarit. “Mosvlerësimi si duhet i situatës. Mosbërja e një vlerësimi të mirëfilltë risku, në përputhje e përshtatje me vendndodhjen e klinikave. Nuk ka funksionuar dhënia dhe marrja e informacionit, si dhe korrespondenca midis sektorëve ku të arrihej në një konkluzion të përbashkët, për të cilin të informoheshin strukturat eprore. Njoftimi i lëvizjes së të dënuarit nga salla e informacionit drejtuar eprorëve është bërë me sms, një sjellje rutinë e cila humbi rëndësinë e rastit”, shkruhet në kallëzim.

(Marrë nga Panorama)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet drejtoria e burgjeve dritan dajti dritan dajti xhiro ne bllok dritan dajti xhiro ne tirane drejtoria e burgjeve dritan dajti dritan dajti xhiro ne bllok dritan dajti xhiro ne tirane

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet