Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Art&Argëtim
Shkenca shpall aktorin e 'Bridgerton' mashkullin më të pashëm në botë
Aktori 34-vjeçar i njohur për rolin në serialin e Netflix ‘Bridgerton’, rezultoi 93.65% i saktë për Raportin e Artë Grek të Bukurisë Phi, i cili mat përsosmërinë fizike.
27 Janar 2023, 11:56Nga A.B
SHBA- Rege-Jean Page është cilësuar si mashkulli më i pashëm në botë “sipas shkencës”. Ky vlerësim iu dha sipas një metode shkencore antike që llogarit simetrinë e tipareve.
Aktori 34-vjeçar i njohur për rolin në serialin e Netflix ‘Bridgerton’, rezultoi 93.65% i saktë për Raportin e Artë Grek të Bukurisë Phi, i cili mat përsosmërinë fizike.
Ylli i filmit “Men In Black”, Chris Hemsworth rezultoi i dyti me 93,5 3 për qind, ndërsa i treti ishte Michael B Jordan me 93,46 për qind ndërsa këngëtari Harry Styles doli i katërti. Të dhënat u përpiluan nga Dr. Julian De Silva , një kirurg plastik britanik.
“Regé fitoi për shkak të fytyrës së tij klasike të bukur dhe syve të mrekullueshëm kafe,” thotë mjeku.