Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Shkresa u transmetua nga Bostoni nga komunitetet ortodokse shqiptare anembanë Shteteve të Bashkuara.
Nga Aurenc Bebja
“The New York Herald” ka botuar, të martën e 1 prillit 1919, në ballinë, rezolutën e Këshillit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Shqiptare të Amerikës drejtuar asokohe presidentit Wilson, baronit Sonnino dhe kryeministrave Lloyd George dhe Clemenceau, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat- Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Shkresa mëposhtme u transmetua nga Bostoni nga komunitetet ortodokse shqiptare anembanë Shteteve të Bashkuara. Ajo formulon aspiratën e të gjithë të krishterëve shqiptarë për t’u lidhur politikisht me Shtetin Shqiptar :

Për Mehmet Konicën, Grand Hotel, Paris :
Boston, e shtunë. Ju lutemi komunikoni Presidentit Wilson, Baronit Sonnino dhe kryeministrave Lloyd George dhe Clemenceau rezolutën e mëposhtme të miratuar njëzëri më 16 mars nga Këshilli i Shenjtë i Kishës Ortodokse Shqiptare të Amerikës dhe të nënshkruar nga Kryepeshkopi rus Alexander Bew, klerikët shqiptarë dhe 121 delegatë të krishterë ortodoksë, vendas të Shqipërisë së Jugut që tani banojnë në të gjitha pjesët e Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë :
“Klerikët dhe laikët e poshtëshënuar, delegatë që përfaqësojnë pesëdhjetë e dy kishat dhe komunitetet ortodokse shqiptare të Shteteve të Bashkuara : Boston, Lynn, Peabody, Quincy, Brockton, Taunton, Worcester, Southbridge, Springfield, Fitchburg, Hudson, Marlboro, Framingham, Natick, Woonsocket, Lonsdale, Central Falls, Biddeford, Saco, Lewiston, Bath, New Bedford, Albany, Rochester, Syracuse, Buffalo, New York, Manchester, Concord, Laconia, Tilton, Chicago, St. Louis, Milwaukee, Seattle, Detroit , Philadelphia, Braddock, Pittsburg, New Firence, Portsmouth, Atlantic City, Akron, Youngstown, Niles, Barberton, Waterbury, Bridgeport, Grosvenordale, Jamestown, Lowell, Cleveland, Rochdale dhe përfaqësues të Kishës Rumune, të gjithë vendasit e Shqipërisë së Jugut, të mbledhur në kuvend nën kryesinë e Hirësisë së tij Kryepeshkopit rus të Amerikës së Veriut Aleksandër, me qëllim zgjedhjen e një peshkopi ortodoks shqiptar, protestojnë me indinjatë kundër pretendimit absurd të Z. Venizelos se shqiptarët ortodoksë të Shqipërisë së Jugut janë në favor të bashkimit me Greqinë.
Ne shqiptarët e krishterë ortodoksë, besimtarë të Kishës së Krishtit, i bëjmë thirrje përmes Shkëlqesisë suaj Konferencës së Paqes për rivendosjen e pavarësisë së Shqipërisë dhe për bashkimin e të gjithë shqiptarëve, ortodoksë, myslimanë e katolikë, nën një flamur, flamurin e shquar të ushtarit të Krishtit, Gjergj Kastriotit Skënderbeut, dhe një qeveri kombëtare dhe me kufij etnikë të Shqipërisë, duke përfshirë rrethet e Çamërisë dhe të Kosovës, në përputhje me kërkesat e paraqitura nga delegatët e Qeverisë së Përkohshme Shqiptare. Nënshkrimet e 120 delegatëve laikë pasojnë me postë.”
Marrë nga Darsiani.
Justin Bieber SHBA- Këngëtari Justin Bieber ka zbuluar se vuan nga paraliza e fytyrës pas anulimit të shfaqjeve këtë javë...
Sheila Haxhiraj TIRANË- Këngëtarja Sheila Haxhiraj ka deklaruar se është penduar për mënyrën se si ka reaguar p&eu...
Horoskopi DashiTë lindur më: 21 Mars - 19 PrillNjë ditë e rëndësishme në të cilën do të duhet të p&e...
Chris Evans dhe Shakira SHBA- Chris Evans ka sqaruar thashethemet lidhur me Shakirën. Kohët e fundit kanë qarkulluar disa t...
Stresi dhe Kleviol Ahmeti LUSHNJE- Reperi Kleviol Ahmeti ka treguar disa nga bëmat që ka bërë me shokun e tij reperin Stresi në ko...
Fero PRISHTINË- Para një viti reperi Fero u bë prind i një vajze me modelen Arbenita Ismaili, por së fundmi është b...
Sara Hoxha TIRANË- Trashgimtarja e "Top Channel", Sara Hoxha rrëfeu se ende nuk kanë një emër për vajzën që po pres...
Foto ilustruese TIRANË- WhatsApp, aplikacioni më i përdorur mesazheve të çastit në botë, po zhvillohet vazhdimis...
Bora Zemani TIRANË- Moderatorja Bora Zemani ka folur për jetën e saj private si dhe për vëshitirësitë që ka kaluar....
Britney Spears dhe Sam Asghari SHBA- 13 vjet pasi arriti të “thyejë prangat” e kujdestarisë së saj, Britney Spears&nbs...