28 Nëntor 2022, 10:07
Nga a.l
avicii-boseman-rivera-arthrou
SHBA- Rrjetet sociale janë një mundësi e mirë që publiku të shprehë mendimet dhe shqetësimet e tij, edhe pse zakonisht shumica e përdoruesve sigurohen të paraqesin një realitet që është më i bukur dhe më bie në sy se përditshmëria e tyre. Ndoshta në këtë mënyrë ata mendojnë se do të pranohen më lehtë nga pjesa tjetër e botës dhe do të fitojnë admirimin e tyre. Megjithatë, ndonjëherë, si njerëzit e zakonshëm, ashtu edhe të famshmit priren të ndajnë mendimet e tyre të vërteta, sado "të errëta" që mund t'i duken dikujt.
Shpesh, postimet e tyre të fundit janë shenja se ata po shkojnë drejt vdekjes, ndërsa në raste të tjera postimet e tyre mund të jenë edhe profetike. Sigurisht, ka nga ata që bënë gjithçka për të fshehur të vërtetën nga audienca për vite me radhë, por nuk gjithsesi nuk i janë shmangur një lamtumirë emocionale në rrjetet sociale me fansat e tyre.
Ja disa nga postimet e fundit të njerëzve të famshëm para se të ndërronin jetë.
Naya Rivera
Postimi i fundit i aktores është bërë një ditë para vdekjes së saj tragjike më 8 korrik 2020. Naya Rivera ndërroi jetë në liqenin Pirou pasi fillimisht arriti të shpëtonte djalin e saj, Joshin. Sipas një raporti të People, ajo dhe djali i saj ishin në liqen duke shijuar shëtitjen me varkë.
Pasi bënë një zhytje së bashku, Rivera u fundos dhe nuk u rikthye kurrë. Megjithatë, ajo ishte në gjendje të shpëtonte djalin e saj, duke e kthyer atë në varkë. Mirëpo aktorja nuk ka arritur të marrë oksigjen. Fjala e fundit që djali e dëgjoi të thoshte ishte "ndihmë". Për pesë ditë, Naya Rivera u raportua e zhdukur, derisa më në fund u gjet e vdekur në moshën vetëm 33-vjeçare, shkruan Protothema.
Postimi i saj i fundit ishte vetëm një ditë para se të vdiste. Aktorja kishte publikuar në llogarinë personale në Instagram një foto të saj dhe të djalit dhe nën të shkruante: “Vetëm ne të dy” . Në fund, ajo dëshmoi dashurinë që kishte për djalin e saj, ndërsa sakrifikoi jetën e saj për të shpëtuar të birin.
Robin Williams
Vetëvrasja e Robin Williams mbetet një temë diskutimi edhe sot e kësaj dite, pasi ka përhapur pikëllimin tek miliona fansa në mbarë botën. Ndonëse prej dekadash humoristi bëri të qeshë publikun, pas buzëqeshjes së tij fshihej një errësirë e thellë. Postimi i tij i fundit ishte një homazh për vajzën e tij, Zelda. Më 1 gusht 2014, aktori ndau në llogarinë e tij personale në Instagram një foto bardh e zi, në të cilën shihet duke mbajtur në krahë vajzën e tij teksa ishte ende bebe.
Pak ditë më vonë, më 11 gusht, ai vendosi t'i jepte fund jetës në moshën 63-vjeçare. Aktori për vite me radhë luftoi me depresionin, çrregullimin e ankthit dhe sëmundjen degjenerative të trupit Lewy, e cila është e lidhur me demencën.
Chadwick Boseman
Askush nuk e kishte menduar se ylli i “Black Panther” do të ndahej kaq i ri. Aktori u diagnostikua me kancer të zorrës së trashë në vitin 2016, në moshën 39-vjeçare. Ai vendosi për vite që ta mbante sekret sëmundjen dhe të vazhdonte të punonte në industrinë e filmit.
Postimi i tij i fundit në Instagram ishte një gjest emocioni kur më 12 gusht 2020, demokratët fituan zgjedhjet dhe Kamala Harris u propozua si zëvendëspresidente. Më pas , Boseman publikoi një foto të tij pranë Kamala Harris, teksa ishin në një tubim. Poshtë saj ka shkruar “PO”.
Dy javë më vonë u njoftua vdekja e tij në moshën 43-vjeçare. Publikimi i tij tregoi një njeri plot optimizëm për të ardhmen. Në fund të fundit, ai vetë nuk e kishte menduar se kanceri do ta mundte dhe në fakt, kishte pranuar të luante në vazhdimin e “Black Panther”.
Avicii
DJ suedez kishte arritur të bëhej një nga emrat më të mëdhenj në fushën e muzikës elektronike. Megjithatë, për shumë vite, pavarësisht suksesit që kishte përjetuar, ai luftoi vetë betejën me sëmundjet mendore, duke u marrë edhe me problemet e varësisë. Më 4 Prill 2018, Avicii , i njohur si Tim Burling, postoi foton e tij më të fundit në Instagram, e cila e tregon atë duke ecur nëpër një shtëpi të bukur.
"Është gjithmonë me diell në Kaliforni,"ai e ka nënvizuar postimin e tij, duke u përpjekur t'i tregojë audiencës se ishte i lumtur. Megjithatë, brenda ai po luftonte demonët e tij. Disa javë më vonë, më 20 prill, teksa ishte me pushime në Oman, ai vetëvriti në moshën 28-vjeçare.
Qëndrimi pozitiv që tregonte ndaj të tjerëve, madje edhe videoklipet e tij, të cilat kullonin optimizëm, ishin në kontrast të plotë me problemet me të cilat ai përballej. Ai nuk donte t'i tregonte askujt natyrën e tij të dëshpëruar. Përkundrazi, ai përpiqej të bindte njerëzit përreth se ishte një njeri i lumtur, në fazën më të mirë të jetës së tij.
Bob Saget
Ai ishte një nga aktorët më të mëdhenj të humorit dhe ka dhuruar mjaft të qeshura për publikun, përmes serialit “Full House”. Ai vetë besonte se do të vazhdonte ta bënte këtë edhe për shumë vite, pasi nuk e kishte idenë se vdekja e tij do të vinte kaq shpejt. Në fund të fundit, këtë e dëshmon edhe postimi i tij i fundit, i cili është bërë vetëm pak orë para vdekjes së tij, më 9 janar 2022 dhe vetëm sa ka fshehur emocionet.
“Po i rikthehem komedisë si kur isha 26 vjeç. Mendoj se po gjej zërin tim të ri dhe po e dua çdo moment të tij. Mirë, shihemi pas dy javësh... Dhe shikoni BobSaget.com për takimet e mia në vitin 2022. Unë do të shkoj kudo derisa të marr fotografinë speciale. Dhe pastaj ndoshta vazhdoj sepse jam i varur prej tij. Paqe”, kishte shkruar ai.
Njoftimi i tij ishte tragjik, duke qenë se ndërsa ishte aq i lumtur për fillimin e shfaqjeve të tij, disa orë më vonë, ai pësoi një dëmtim të rëndë në kokë, ndoshta nga një rënie. Kur ai më pas shkoi për të fjetur, Bob Saget ra në gjumë dhe nuk u zgjua kurrë.
Ann Hes
Padyshim që është një nga vdekjet më tragjike dhe më të papritura të të famshmëve. Në fakt, pjesa më e dhimbshme e rastit ishte postimi i lumtur dhe shpresëdhënës që bëri gati një muaj para se të ndahej nga jeta.
Në postimin e saj të fundit në Instagram më 14 korrik 2022, aktorja pozoi e lumtur me Joey Lawrence dhe gruan e tij, Samantha, duke mbishkrimin: "Kohë të bukura në xhirime me Lawrence".
Disa javë më vonë, më 5 gusht, Ann Hess u përfshi në dy aksidente të frikshme me makinë, njëri prej të cilëve i la trurin e vdekur. Nëntë ditë më vonë, ajo dha frymën e saj të fundit, në moshën 53-vjeçare, teksa iu hoq aparati jetësor.
Jamal Edwards
Ai ishte një nga emrat kryesorë të skenës britanike të hip-hop-it dhe u nda nga jeta në moshën vetëm 31-vjeçare. Siç kishte treguar nëna e tij, ai ishte në shtëpinë e babait me të dhe motrën e tij kur pësoi një atak në zemër.
Postimi i tij i fundit në Instagram i është kushtuar mikut dhe artistit të ngushtë, Ed Sheeran , i cili festonte ditëlindjen. “Gëzuar ditëlindjen vëlla. E bekuar që të kam në jetën time. Ti e di që prej vitesh ke qenë shoqëruesi im në çdo gjë. Vazhdoni të na frymëzoni” , kishte shkruar ai më 17 shkurt 2022, duke mos ditur se tre ditë më vonë do të vinte fundi dhe ai nuk do ta shihte më mikun e tij.
Chester Bennington
Askush nuk e priste që frontmeni i Linkin Park t'i jepte fund jetës, vetëm disa ditë pas koncertit më të madh të grupit në Birmingham, Angli. Më 7 korrik 2017, ai publikoi në llogarinë e tij personale në Instagram një foto, me të në skenë dhe pas tij mijëra njerëz që e hyjnizojnë. Sikur ta dinte se kjo do të ishte paraqitja e tij e fundit dhe donte të “qëndronte”.
Më 20 korrik, Bennington kreu vetëvrasje në Los Anxhelos. Siç kishte deklaruar Mike Shinoda, këngëtari ishte i shkatërruar nga vetëvrasja e një tjetër legjende të rock-ut, Chris Cornell, me të cilin ishte shumë i lidhur. Pra, me shumë gjasa, shkaku i vetëvrasjes së tij ka qenë ky, i kombinuar me depresionin, nga i cili vuante prej vitesh.
Betty White
Aktorja e madhe mezi priste të festonte 100 vjetorin, por nuk ia doli. Më 28 dhjetor 2021, Betty White postoi në llogarinë e saj personale në Instagram një foto të kopertinës që do të publikohej për revistën People dhe do t'i kushtohej asaj.
“Ditëlindja ime e 100-të... Nuk mund ta besoj se po afrohet dhe revista People po feston me mua!", kishte shkruar ajo.
Shane Warne
Vdekja e "legjendës" së kriketit ishte një nga më tronditësit në historinë e sportit. Fizionomia e tij e lumtur, e kombinuar me karakterin e tij të gjallë e bënin të dukej "i pavdekshëm". Më 28 shkurt, atleti postoi një foto të tijën në Instagram, në të cilën pozonte pa këmishën e tij dhe shkruante se po përpiqet të rikthehet në formë deri në korrik.
“Qëllimi është që deri në korrik të rikthehemi në gjendjen fizike që kishim disa vite më parë”, kishte shkruar ai në postimin e tij, ndërsa kishte përdorur hashtagun “shëndetshëm” dhe “të ndjehem mirë”.
Megjithatë, ai nuk besonte se diçka do t'i pengonte qëllimin e tij. Vdekja 'e mori' më 4 mars, pasi 52-vjeçari pësoi një atak në zemër teksa ishte me pushime në Tajlandë. Siç kishin raportuar miqtë e tij, disa ditë para vdekjes së tij, Warne po fliste për vlerën e jetës dhe kishte vendosur të linte duhanin për të përmirësuar cilësinë e saj. Nuk e imagjinonte që filli do t'i pritej kaq shpejt. /Dosja.al
naya rivera robin williams chandwick boseman avicii bob saget ann hes jamal edwards chester bennington betty white shane warne
Art&Argëtim
28 Nëntor 2022, 09:27
k.m.
Amber Heard
Në një listë të re, të publikuar nga Google, është zbuluar personaliteti më i njohur i motorit të ...
Art&Argëtim
28 Nëntor 2022, 09:23
k.m.
Tom Brady dhe Gisele Bündchen
SHBA- Tema e divorcit të Gisele Bündchen dhe Tom Brady ka dominuar internetin dit&eu...
Art&Argëtim
28 Nëntor 2022, 09:04
e.k
Jennifer Grey dhe Patrick Swayze
SHBA- Aktorja Jennifer Grey ka folur së fundmi për mediat ku dhe ka ndarë detaje nga vazhdimi i s...
Art&Argëtim
28 Nëntor 2022, 07:51
e.k
Fifi, Big Mama, Bes Kallaku dhe Luana Vjollca
TIRANË- Fifi dhe Big Mama janë dy nga këngëtaret më të dashura për publiku...
Art&Argëtim
28 Nëntor 2022, 06:54
e.k
Foto ilustruese
DashiTë lindur më: 21 Mars - 19 PrillKy qiell është i bukur për beqarët, mund të bëni për vete...
Art&Argëtim
27 Nëntor 2022, 22:45
F.M
Alesia Bami
TIRANË- Moderatorja e sportit Alesia Bami thotë se futbollisti më seksi sipas saj është Lorik Cana. E ftuar në &l...
Art&Argëtim
27 Nëntor 2022, 19:55
F.M
Shakira
SPANJË- Ylli kolumbian ka rrëfyër se marrëdhënia e saj me ish-partnerin Gerard Pique është ftohur pas ardhjes n...
Art&Argëtim
27 Nëntor 2022, 18:32
F.M
Horoskopi
Dashi
Gjatë këtyre shtatë ditëve do të angazhoheni në zgjidhjen e problemeve të ndryshme në lidhje me pa...
Art&Argëtim
27 Nëntor 2022, 17:08
F.M
Cold November
KOSOVË- Filmi shqiptar “Cold November” tani është pjesë e platformës gjigante të transmetimit Netfl...
Art&Argëtim
27 Nëntor 2022, 16:49
F.M
Foto Ilustruese
TIRANË- Shumë njerëz, pavarësisht se janë shumë të sinqertë nuk e thonë në shumë ras...