"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Art&Argëtim
“Mos u reklamo shumë se e ke burrin në burg”! Arbenita Ismajli “kryqëzohet” nga ndjekësit pas postimit të fotos provokuese
Pas arrestimit të reperit Fero, modelja Arbenita ka postuar një foto në Instagram e cila është kryqëzuar nga fansat.
28 Korrik 2022, 07:34Nga s.s
Arbenita dhe Fero
KOSOVË- Arbenita është një ndër modelet më të famshme dhe suksesshme në Shqipëri dhe jashtë saj. Ajo është shumë aktive në rrjetet e saj sociale e cila poston nga përditshmëria e saj dhe jeta profesionale. Pas arrestimit të reperit Fero, i cili është bashkëshorti i saj, të gjithë prisnin një reagim nga ana e saj, por kjo gjë nuk ka ndodhur. Modelja ka postuar një foto në llogarinë e saj të Instagramit, e cila për këtë veprim është kritikuar nga ndjekësit me komente të ndryshme.
Teksa të gjithë prisnin një reagim nga ana e saj, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Disa nga komentet e shumta ishin: “Burrin n’ burg ti rrospillavu ktu”; “Mos u reklamo shumë se e ke burrin në burg”; “Burrin në burg ti këtu”.
Postimi i Arbenitës
Komentet e ndjekësve
Reperi Fero është arrestuar para 3 ditësh, pas publikimit të një videoje i cili shihet duke sulmuar dikë brenda një makine. Ditën e djeshme, Gjykata Themelore e Gjilanit ka vendosur që ai të qëndrojë një muaj në paraburgim nën akuzën “sulm”.