Dita e 9 e protestës kundër projektit në Zvërnec/ Mijëra qytetarë mblidhen në Tiranë: Revolucion dhe dorëheqje!
“Jep dorëheqjen”/ Rama takim me socialistët në Shkodër, pritet me protestë: Turp, Turp 8 Qershor, 18:17 ...
“Jep dorëheqjen”/ Rama takim me socialistët në Shkodër, pritet me protestë: Turp, Turp 8 Qershor, 18:17 ...
EMRI/ Ndërroi jetë te Trauma pas plagosjes me armë zjarri, identifikohet viktima 8 Qershor, 12:06 Të sht&...
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralist&eum...
Duke folur për këngën që interpretoi në këtë edicion, artisti tha se ajo përfaqësonte frymën e risive që sollën dikur festivalet e pranverës.

TIRANË- Këngëtari Frederik Ndoci ka ndarë emocionet e tij nga prapaskena e Festivalit të Pranverës, duke kujtuar jo vetëm eksperiencat e tij në këtë skenë, por edhe ndikimin që muzika ka pasur te publiku në periudha të ndryshme të historisë shqiptare. Ndoci e cilësoi rikthimin e Festivalit të Pranverës si një lajm që e priti me shumë entuziazëm.
“Ndjesitë janë jashtëzakonisht pozitive. Që në momentin që dëgjuam se Festivali i Pranverës po rikthehej, e përqafova me shumë kënaqësi. Është diçka shumë e bukur dhe me shumë vlerë për muzikën shqiptare”, u shpreh ai.
Duke folur për këngën që interpretoi në këtë edicion, artisti tha se ajo përfaqësonte frymën e risive që sollën dikur festivalet e pranverës.
“Kënga që solla sonte ‘”‘Pranvera do shumë lule’ përfaqësonte një lloj ndryshimi. Festivalet e Pranverës sillnin gjithmonë diçka të re, diçka moderne për kohën. Ishte një arritje, një lloj sfide artistike. Ishte si ai fëmija që thyen një llambë të fashistëve dhe largohet pa e kapur plumbi. Kështu e ndienim ne punën që bënim në muzikë”, tha ai.
Ndoci rrëfeu edhe një histori që e kishte prekur thellë. Sipas tij, pas një koncerti, një familje që e ndiqte prej kohësh i kishte treguar se kishte qenë e internuar gjatë regjimit komunist dhe se këngët e tij u kishin dhënë shpresë në një periudhë të vështirë.
“Më thanë se kur dola për herë të parë në festival, ata kishin parë njëri-tjetrin dhe kishin thënë se nëse do të këndoja sërish edhe ditën tjetër, do të vinte liria. Kur dola përsëri në skenë, kishin brohoritur nga gëzimi. Më treguan se për ta muzika ime ishte bërë simbol i një ndryshimi që e prisnin prej kohësh dhe se vetëm nga ajo frekuencë artistike kishin ndier se po afrohej liria”, kujtoi ai.
Artisti u ndal edhe te një nga këngët më të njohura të repertorit të tij, “Sytë e tu”, duke treguar se në kohën kur u prezantua nuk u vlerësua menjëherë nga të gjithë.
“Vite më vonë, kënga ‘“’Sytë e tu’”’ në atë kohë nuk tingëlloi dhe aq bukur. Ishte një shoqe e jona atë kohë, ishte gazetare në RTSH tha e bukur kënga, por jo aq e bukur. I thashë ça viti jemi, 1989, pas 40 vitesh kanë me u harru gjithë këngët e tjera, kjo ka për të qenë. Eh tashi, sa modest. Ishim në radio, në intervistë. E ja ku jemi sot. Artistit që nuk i këndohet kënga, duhet me kalu nga dera tjetër.”, tha Ndoci.
TIRANË- Këngëtarja dhe njëherësh moderatorja e Festivalit të Pranverës, Bleona Qereti ka sjellë këtë mbr&eum...
TIRANË- Nata finale e Festivalit të Pranverës në Teatrin e Operas dhe Baletit solli një tjetër moment të paharrueshëm,...
TIRANË- Nata finale e Festivalit të Pranverës në Teatrin e Operas dhe Baletit nuk është vetëm një garë mes 12 k&e...
TIRANË- Këngëtari i njohur Dashnor Diko ka sjellë në natën finale në Festivalin e Pranverës këngën e tij t&e...
TIRANË- Nata finale e Festivalit të Pranverës në Teatrin e Operas dhe Baletit u pasurua me një moment të veçantë, ku...
DashiEnergjia juaj do të jetë e lartë dhe do të ndiheni të motivuar për të përfunduar detyrat e lëna pezull. N&eu...
Eneda Tarifa TIRANA- Këngëtarja Eneda Tarifa ka deklaruar se rikthimi i Festivalit të Pranverës nga Radiotelevizioni Shqiptar ësh...
Aleksandër Gjoka TIRANA- Teatri i Operas dhe Baletit është gati për një mbrëmje të jashtëzakonshme, ku muzika, emoc...
TIRANË- Nata e parë e Festivalit të Pranverës në RTSH u shndërrua në një festë të vërtetë të ...
TIRANË- Dirigjenti dhe personaliteti i njohur i muzikës shqiptare, Zhani Ciko, ndau kujtime nga rrugëtimi ndër vite i Festivalit të P...