LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Rikthimi që preku zemrat, Festivali i Pranverës 2026 shkëlqen natën e parë, sonte Nata Finale

Publiku i pranishëm në sallë, por edhe teleshikuesit që ndoqën festivalin në ekranet e RTSH-së, përjetuan një mbrëmje të mbushur me emocione dhe momente të veçanta artistike.

7 Qershor 2026, 14:36 Nga E. D

Rikthimi që preku zemrat, Festivali i Pranverës 2026 shkëlqen

TIRANË- Nata e parë e Festivalit të Pranverës në RTSH u shndërrua në një festë të vërtetë të muzikës shqiptare, duke rikthyer emocionet, nostalgjinë dhe magjinë e një tradite të dashur që u rikthye pas më shumë se dy dekadash mungesë.

Në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, 20 artistët konkurrues sollën performanca plot energji, të shoqëruar nga interpretimi live i Orkestrës Simfonike të RTSH-së.

Publiku i pranishëm në sallë, por edhe teleshikuesit që ndoqën festivalin në ekranet e RTSH-së, përjetuan një mbrëmje të mbushur me emocione dhe momente të veçanta artistike.

Këngët konkurruese sollën një larmi stilesh dhe mesazhesh, duke dëshmuar talentin e brezave të ndryshëm të artistëve.

Nata e parë konfirmoi pritshmëritë e larta për rikthimin e këtij festivali historik, duke krijuar një atmosferë festive dhe duke dëshmuar se Festivali i Pranverës vazhdon të mbetet një nga ngjarjet më të dashura për publikun shqiptar.

Në skenë u ngjitën edhe këngëtarët të ftuar specialë, të cilët kanë lënë gjurmë në edicionet e mëparshme të këtij festivali, si Ledina Çelo, Bashkim Alibali, Altin Goci e Kamela Islamaj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RadioTelevizioni Shqiptar (@rtshqiptar)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RadioTelevizioni Shqiptar (@rtshqiptar)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RadioTelevizioni Shqiptar (@rtshqiptar)

Kurse të madhit Luan Zhegu iu akordua çmimi "Pranverë e Përhershme".

Nata e parë solli edhe skualifikimin e 8 konkurrentëve, sipas vlerësimit të ndërthurjes së pikëve nga juria profesionale dhe juria e "pranverës digjitale".

Pas suksesit të mbrëmjes së parë, vëmendja tashmë është përqendruar te nata finale, e cila zhvillohet sonte në orën 21:00.

Artistët finalistë do të rikthehen në skenë për të dhënë maksimumin e tyre në garën për çmimet e festivalit, ndërsa publiku pret një tjetër spektakël të pasur me surpriza, të ftuar specialë dhe emocione të forta.

Fituesi i Festivalit të Pranverës 2026 do të marrë pjesë automatikisht në Festivalin e Këngës në muajin Dhjetor, ku do të garojë për Eurovision.

Sonte ora 21:00 në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar, finalja e madhe e Festivalit të Pranverës 2026./Dosja.al

festivali i pranverës 2026


Sondazh

Poll

Rama: Kemi mundësinë që ta ngremë Shqipërinë dhe ta vendosim atje ku e donin rilindasit

Rama: Kemi mundësinë që ta ngremë Shqipërinë dhe ta vendosim atje ku e donin rilindasit

“Ule atë parullën”/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

"Të kishte vdekur edhe djali im”, flet nëna e Violand Braçellarit: Policia qëlloi e para...

Shkeli perimetrin e sigurisë, gjobitet me 500 mijë lekë drejtuesi i mjetit lundrues në Borsh

"Rama në burg, Berisha në Burg"/ Shqiptarët sërish në protestë para Ambasadës në Londër

Thirrje kundër Kryeministrit para Komisionit Europian: Rama në burg!

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Voton Kurti: Sot vendosin ata që votojnë, ushtroni të drejtën tuaj

Rama: Takimi me kancelarin gjerman ishte provë që vlerësimi për Shqipërinë është maksimal

Rama: 10 vite më parë në zonat e mbrojtura kërciste gjuetia e paligjshme

Rama: Nuk e kanë me mjedisin dhe me zogjtë e Shqipërisë, e kanë secili për agjendën e vet

Rama shpërthen ndaj protestuesve: Dalin delirantë dhe influencera që fitojnë paratë e dynjasë

Rama për takimin me banorët e Zvërnecit:Takova njerëz që u fyen dhe u masakruan nga flamingot online

“Onkologjiku është një Auschwitz”/ Fjalimi prekës i protestuesit që po lufton me kancerin

"Rrjolli nuk hesht"/ Valë revolte ndaj qeverisë edhe në Shkodër: Revolucion!

"Na pyesin kush e organizon protestën..."/ Qytetarja: Protestën e organizuan ata që na vodhën

"Poshtë qeveria"/ Protestuesit i bëjnë thirrje kryeministrit Rama: Jep dorëheqjen

Protesta e diasporës kundër projektit në Zvërnec/ Vjena i bashkohet revoltës kundër qeverisë Rama

Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë

Berisha: Qeveria jonë nuk kishte asnjë përjashtim për taksat, përveç investimeve në zonat malore

Berisha: Komisioni i Sigurisë në Kuvend do hetojë vrasjen në krye të detyrës të policit në Korçë

Berisha: Sistemi që instaloi pas mbylljes së TikTok-ut për të survejuar internetin

Berisha: Rama po grabit kanionin e Gjipesë, po përdor Ardit Bidon për të falsifikuar dokumentet

Protestuesit njëzëri "Rama në burg, Berisha në burg"/ Berisha iu përgjigjet: Jeni vegël e qeverisë

Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dalshin prej burgu!

Ministri i Turizmit Blendi Gonxhe zbret në Pogradec me avion uji

"S’ka dialog, po na marrin pronat"/ Qytetarët protestë në Zvërnec

"Në 2030 jemi në BE"/ Rama: Më tregojnë mua këto honxhobonxho investimet strategjike

"Thirrja “Shqipëria e shqiptarëve” rraciste"/ Rama: Nëse do shisnim Shqipërinë

35-vjetori i PS në Vlorë, Rama: Investimi është bekim jo vetëm i Vlorës, por i gjithë Shqipërisë

Protestuesit marshojnë rrugëve pas protestës para kryeministrisë, godasin me shishe ekranin

Rama për gazetarin italian: Unë i gjunjëzohem vetëm Giorgia Melonit

“Po kur thonë 5 kushte”/ Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do i bëj të tjerat?

E reja bën thirrje kundër Ramës, punonjësit e sigurisë e largojnë me forcë

"Anulo projektin"/E reja shtatzënë në protestë:Jam këtu për vajzën time dhe të ardhmen ne Shqipërisë

Protestuesi shpërthen para kryeministrisë: Berisha dhe Rama të hapin veshët dhe të dëgjojnë

Protesta para Kryeministrisë, Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

Rama thirrje protestuesve: Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojnë

Rama në Vlorë: Fajtorin e gjen prokuroria dhe gjykata, qeveria e ka të ndaluar këtë punë

Rama- qytetarit në Vlorë: Gati jam të shaj gjykatën, por më prish punë me Europën

Tension në Vlorë/Punonjësit e sigurisë i grisin pankartën, qytetarja shpërthen në lot:Nuk bëra asgje

Rama në Zvërnec: Brunës i thash nuk dua njerëz nga Vlora, por s'kam frikë të përballem

"Prona nuk është kthyer"/Rama përplaset me banorin e Zvërnecit:Me kë po flet? Të mos bëjmë debat kot

Rama nga Vlora: Shqipëria shitet apo nuk shitet e vendosin pronarët, jo qeveritë apo protestuesit

Humb një fëmijë në mes të turmës, mobilizohen gjithë protestuesit për ta gjetur

Nesër njoftohen 2 protesta: Në 10:00 në Zvërnec, në 18:00 në Tiranë#dosja #protesta

Rama batuta me qytetarin: Edhe kjo me duhet që t'më dali nami se shoh njerëzit nga pantollonat

“Ajo që the me vrau"/ Banori i Zvërnecit i drejtohet Ramës: Kam 35 vite që luftoj

Kur do të anëtarësohet Shqipëria? Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë