LIVE UPDATES
Art&Argëtim

DOKUMENTI SEKRET/ Si u futën shqiptarët në Ambasada më ‘90! Policia plagosi 6 persona

Dokumenti i hartuar nga Qemal Lame, ish-kreu i Hetuesisë së Përgjithshme, i është dërguar Sekretarit të Komitetit Qendror të PPSH-së, Hekuran Isai, i cili ishte njëkohësisht edhe ministër i Punëve të Brendshme.

2 Korrik 2022, 14:00 Nga k.m.
DOKUMENTI SEKRET/ Si u futën shqiptarët në Ambasada më
Foto nga viti 1990

Dokumenti, përmbajtja e të cilit është më poshtë, për herë të parë jep një panoramë të plotë të ngjarjeve që përfshinë Tiranën më 2 korrik 1990, apo siç njihet ndryshe, futja në ambasadat e huaja. Dokumenti i hartuar nga Qemal Lame, ish-kreu i Hetuesisë së Përgjithshme, i është dërguar Sekretarit të Komitetit Qendror të PPSH-së, Hekuran Isai, i cili ishte njëkohësisht edhe ministër i Punëve të Brendshme.

Në këtë dokument bëhet një përshkrim i ngjarjeve orë pas ore, përmenden të gjitha incidentet te ambasadat, thyerjet e mureve të tyre me kamionë, përplasjet me policinë, të plagosurit, incidentet me punonjësit e Ambasadës Gjermane etj.

DOKUMENTI
Tepër Sekret
Ekzemplar Nr. 2 Tiranë, më 3.7.1990

LËNDA: Për ngjarjen e ndodhur në territorin e ambasadave.

Sekretarit të Komitetit Qendror të PPSH-së, shokut Hekuran Isai – Tiranë

Më datën 2.7.1990 pati një intensifikim të hyrjes me dhunë në territorin e disa ambasadave të akredituara në vendin tonë. Në orën 10:30 hyjnë 6 persona në Ambasadën Italiane me një makinë tip “Tatra”, duke shqyer murin rrethues, kangjellat.

Në orën 19:00, 34 persona hyjnë në Ambasadën e FR Gjermane me një makinë “Skoda”, duke shpërthyer murin nga ana e prapme e ambasadës. Në orën 21:00 një makinë “Skoda” e mbushur me njerëz ka hyrë në Ambasadën Greke duke shpërthyer murin anësor.

Pas këtij veprimi kanë hyrë edhe persona të tjerë në Ambasadën Greke, polake, çeke, gjermane etj., numri i të cilëve nuk është arritur të evidentohet. Në orët e pasdites është shtuar qarkullimi i njerëzve në rrugën e Durrësit dhe të Kavajës, si dhe në rrugën mbrapa ambasadave. Edhe diplomatët e huaj kanë shpeshtuar lëvizjet e tyre në këmbë dhe janë takuar me persona të ndryshëm. Një punonjës i Ambasadës Gjermane në mënyrë të hapur është takuar me persona të ndryshëm në disa vende.

Pas orës 19:00 janë shtuar në mënyrë të dukshme lëvizjet e njerëzve në territorin e ambasadave. Grumbullime të mëdha ka pasur sidomos në rrugën nga Ambasada Turke deri tek “21 Dhjetori”. Me hyrjen e makinës së dytë në Ambasadën Greke, u grumbulluan shumë persona pranë territorit të Ambasadës Greke dhe gjermane. Në këtë kohë organet e policisë kanë qëlluar me pistoletë për të mbrojtur rendin. Vërtetohet se dy punonjës të Ambasadës Gjermane i janë afrua policit Hysen Rama dhe njëri prej tyre ka qëlluar policin në dorë, duke i shkaktuar frakturë dhe duke i marrë pistoletën. Polici është qëlluar në befasi dhe nuk ka mundur të kundërveprojë.

Pasi është qëlluar nga policia, grupi i personave është larguar dhe janë mbledhur në rrugën e Kavajës. Mund të kenë qenë mbi 5000 veta në këtë zonë. Ata filluan të bërtisnin, të bëjnë thirrje armiqësore kundër pushtetit popullor, kanë goditur me gurë punonjësit e policisë dhe kuadro të ndryshme të Partisë dhe pushtetit, që kishin vajtur për të normalizuar gjendjen. Kjo situatë ka vazhduar deri në orën 23:00. Me ndërhyrjen e forcave të policisë gjendja u normalizua.

Organet e policisë ndaluan 76 persona. Me ta po vazhdohen hetimet për të sqaruar dhe vërtetuar përgjegjësinë e tyre për veprën penale të agjitacionit e propagandës për përmbysjen e pushtetit popullor të vendosur me Kushtetutë. Nga këta persona ka prej tyre që kanë marrë pjesë në veprimtarinë armiqësore si dhe nga ata që janë marrë mbasi janë kontrolluar autobusët e linjës Tiranë-Kombinat, për të cilët nuk është përcaktuar akoma pjesëmarrja e tyre në demonstratë. Në bashkëpunim me organet e punëve të brendshme po saktësojmë pjesëmarrjen e personave në veprimet demonstrative dhe goditjen e punonjësve të policisë.

Nga hetimi dhe verifikimi në spitalin civil, del se janë plagosur 6 persona për të cilët po punohet për t’i identifikuar. Një person tjetër, Altin Përparim Barka, vjeç 17, banues në rajonin e Kombinatit të Tekstileve, është plagosur me armë zjarri në pjesën e barkut. Dy punonjës të Ambasadës së RF të Gjermane thonë se ai është plagosur nga një polic në territorin e ambasadës dhe se e kanë sjellë në spital për t’i dhënë ndihmën mjekësore, duke organizuar dhe ruajtjen e tij në pavijon. Ai është operuar dhe ndodhet në reanimacion.

Ata e trajtojnë si emigrant politik dhe kërkojnë të mos takohet njeri më të. Personat e hyrë në ambasada janë kryesisht të moshave të reja dhe përgjithësisht me personalitet të keq, të dënuar për vjedhje, grabitje e vrasje etj. Edhe personat e grumbulluar pranë territorit të ambasadave janë të njohur në përgjithësi për sjellje rrugaçërie e të dënuar më parë. Po hetohet për të zbuluar organizatorët e kësaj veprimtarie armiqësore, personat që kanë marrë pjesë dhe dëmet që i janë shkaktuar pasurisë socialiste.

Për këtë qëllim është organizuar bashkëpunimi me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Drejtësisë, Prokurorinë e Përgjithshme dhe kryetarin e Gjykatës së Lartë./Panorama

Kryetari i Hetuesisë së Përgjithshme
Qemal Lame (firma, vula)/Gazeta Shqip

qemal lame 2 korrik 1990 eksodi 2 korrik 1990

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez