"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Arrestohet 31-vjeçari në Fushë-Krujë, i grabiti varësen e floririt nga qafa gruas teksa po pritste urbanin
22 Prill 2019, 15:02Nga DOSJA
KRUJE- Policia e Shtetit ka arrestuar një grabitës që i ka marrë nga qafa varësen një gruaje që po priste urbanin në Fushë-Krujë.
Në njoftim thuhet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 dhe se hajduti është arrestuar nga Policia Rrugore e Durrësit.
Njoftimi i plotë:
Fushë Krujë Ndërhyrja e në kohë e Patrullës së Policisë Rrugore vë në pranga autorin, që i grabiti me forcë nga qafa varësen një shtetaseje
Rreth orës 13:00, te mbikalimi në Fushë Krujë, një shtetase duke pritur linjën e transportit publik, i është afruar një shtetas dhe i ka marrë me forcë nga qafa varësen dhe është larguar me vrap.
Patrulla e Policisë Rrugore të DVP Durrës që ishte me shërbim në afërsi të stacionit, ka ndërhyrë menjëherë duke u vënë në ndjekje të personit. Pas disa minutash bënë të mundur kapjen e tij.
Në përfundim të veprimeve Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin A.Ç., 31 vjeç, banues në Kurbin.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në ngarkim të shtetasit të ndaluar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
(f.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
ELBASAN- Klemet Çala, një nga grabitësit e Rinasit, një person me precedent të mëparshëm penalë, i njohur si njëshi i grabitjeve të bankave, i cili ishte...
SHKODËR– Kuajt e Astrit Bilalit të vrarë para disa javësh në derën e shtëpisë bashkë me të vëllain enden rrugëve të qytetit të Shkodrës. (Lexo këtu)D...
Tre të rinj nga Elbasani dhe një tjetër nga Kruja, që të gjithë me lidhje të forta me të arrestuar të mëparshëm te grupit Murataj e Kupa dhe grupin e Klement &C...
GREQI– Zbulohet pas katër muajsh shkaku i vdekjes së Bandiol Tushës në burgun e Koridhalosit në Greqi.Mjekët ligjorë kanë konfirmuar se vdekja e tij nuk erdhi n...
TIRANË- Një shpërthim tritoli ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Yrshek të Tiranës. Burime bëjnë me dije se tritoli i është vënë makinës së një efektivi të Po...
LONDËR-Novela më e fundit erotike e autores EL James ka krijuar nje debat të madh diplomatik pasi i dërguari i Shqipërisë në Britaninë e Madhe është ankuar...
PRISHTINË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prishtinë, ku tre persona kanë mbetur të vrarë, pasi janë qëlluar me armë. Ngjarja ndodhi në rrugën “...
TIRANË- Një servis në periferi të Elbasanit, ishte “çelësi” i hetimeve të Prokurorisë dhe Policisë për grabitjen në Rinas. Policia zbuloi se aty ish...