"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Arrestohet 21-vjeçari i rrezikshëm! Plagosi me armë zjarri dy persona, lëvizte me pistoletë me vete, efektivët kapin të r
16 Korrik 2021, 07:40Nga DOSJA
DURRËS– Në kuadër të operacionit të koduar “Shkëmbi i Kavajës” u arrestua në flagrancë Aleksandër Mehmetaj, i shpallur në kërkim për disa vepra penale dhe gjatë operacionit u kap në flagrancë me armë zjarri. Aktualisht, ndaj Mehmetaj janë caktuar 2 urdhër-arreste për 2 ngjarje të ndodhura më parë.
NGJARJET E NDODHURA:
Në shtator 2020, ai ka plagosur me armë zjarri Spartak Beqaraj. Dy javë para se ta plagoste, Mehmetaj ishte konfliktuar me 45 vjeçarin Beqaraj. Ai e priti këtë të fundit në hyrjen e pallatit në Astir dhe pasditen e 21 shtatorit e qëlloi me pistoletë.
I riu do të akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë”, “Vrasja me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
NJOFTIMI:
Vijojnë kontrollet për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që lëvizin me armë zjarri me vete, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.Finalizohet operacioni i koduar “Shkëmbi i Kavajës”. Kapet dhe ndalohet një 21-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë”, “Vrasja me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri pistoletë. Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe Forcat “Shqiponja”, në vijim të punës për rritjen e parametrave në qytet, kapjen e personave në kërkim ose atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, rreth orës 01:30 të ditës së sotme, në lagjen nr. 13, te “Shkëmbi Kavajës”, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit policor të koduar “Shkëmbi i Kavajës”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 21 vjeç, banues në Durrës.Aktualisht, ndaj shtetasit A. M. janë caktuar 2 urdhër-arreste për 2 ngjarje të ndodhura më parë, konkretisht:• Për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi më datë 02.07.2018, në Durrës, ka plagosur me armë zjarri shtetasin B. G;• Për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi më datë 20.09.2020, në Tiranë, ka plagosur me armë zjarri shtetasin S. B.;•Gjithashtu, për këtë shtetas ishte caktuar dhe urdhër-ndalimi, pasi ishte në kërkim për veprat penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja nga urdhrit të punonjësit të Policisë”.Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri, 5 fishekë dhe 4 aparate celulare.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
(A.B)/Dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
LEZHË– Katër persona kanë rënë në pranga në Lezhë. Operacioni policor i koduar “Skënderbeg” vuri në pranga katër personat të cilët janë akuzuar për goditje...
BERAT– Një 53-vjeçar është arrestuar nga policia e Beratit, pasi kishte kultivuar në oborrin e banesës së tij kanabis. Gjatë kontrollit të kryer në banes...
DIBËR– Policia e Dibrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër kanë finalizuar operacionin ‘Inspektoriati’. Një kryeinspektor dhe 3 inspekt...
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe kryesore lajmin në lidhje me përmbytjet që kanë prekur Gjerm...
TIRANË– Sipas MeteoAlb vendi ynë në pjesën e parë të ditës së sotme do të jetë me kthjellime, në pjesën më të madhe të territorit dhe kalime të lehta...
SHKOZET– Ura në Shkozet ka pësuar çarje në të gjitha anët e saj. Këtë e kanë denoncuar qytetarët në ‘JOQ’, teksa kanë ndarë dhe pamje të gjendjes aktuale...
ITALI– Një nënoficer i xhandarmërisë italine përfundoi në pranga dje pasdite, pasi akuzohej për përdorim droge. Tregtari i tij i drogës, një 42-vjeç...
Aktualitet15 Korrik 2021, 20:13
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka folur për arrestimet e SPAK duke paralajmëruar edhe për aksione të tjera.E ftuar në emisionin Çim Peka Live në Sy...