Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
BERAT-Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Beratit për ‘kultivim të lëndëve narkotike’ dhe për ‘përndjekje’. Personi Sh.S është arrestuar në fshatin Tërpan pasi i është gjetur në afërsi të stanit të tij, një parcelë e kultivuar me drogë, ndërsa në gjendje të lirë janë proceduar dhe personat S.S, B.l, M.S dhe A.S për veprën penale moskallzim krimi.
Ndërkohë që në lagjen Uznivë të qytetit të Beratit është arrestuar personi D.A pasi është dënuar me 6 muaj heqje lirie për veprën penale ‘Përndjekje’. Gjithashtu është arrestuar edhe personat E.Th në fshatin Velabisht , pasi ka goditur më mjete të forta në krye të detyrën punojnësin e OSHE-së, M.Sh.
NJOFTIMI I POLICISË:
Evidentohet dhe goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.
Arrestohet autori i tentativës për kultivim.
Procedohen në gjendje të lirë dy kryepleq fshatrash dhe dy shtetas të tjerë, për moskallëzim krimi.
Shërbimet e Policisë Skrapar, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e personave që tentojnë të kultivojnë bimë narkotike, kanë konstatuar bimë narkotike cannabis sativa të kultivuara në territorin e fshatit Tërpan.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë shtetasin:
Sh. S., 44 vjeç, banues në fshatin Teman, Poliçan, pasi në afërsi të stanit të tij në fshatin Tërpan, u gjetën të kultivuara bimë narkotike cannabis sativa.
Në vijim të veprimeve hetimore filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit S. S., 40 vjeç, banues në fshatin Teman dhe B. L., 52 vjeç, banues në fshatin Tozhan, të dy me detyrë kryeplak, pasi dyshohen se kanë konsumuar elementët e veprës penale “Moskallëzim krimi”.
Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit M. S., 41 vjeç dhe A. S., 29 vjeç., të dy banues në fshatin Teman, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
——————
Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim.
Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Përndjekja”.
Nga specialistët e seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u kap dhe u ndalua shtetasi D. A., 38 vjeç, banues në lagjen Uznovë, Berat, pasi me vendimin e datës 11.06.2020, Gjykata e Shkallës së parë Berat e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Përndjekja”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
—————
Gjithashtu, nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Th., 36 vjeç., banues në fshatin Starovë, Berat, pasi në fshatin Velabisht, Berat, ka goditur për shkak të detyrës, me sende të forta, punonjësin e OSHEE-së, shtetasin Sh. M., 59 vjeç, banues në lagjen Barikadë, Berat.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.
(I.A/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHKODËR- Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim Indrit Shtegun, i cili akuzohet se ka rrahur në mënyrë brutale efektin e Rrugores, Hysni Idrizi.Mësohet s...
GJIROKASTËR- Kapen 30 mijë euro të padeklaruara në pikën Kufitare të Kakavijës.Mësohet se në prangat e policisë ka rënë një 30-vjeçar nga Saranda, i...
DURRËS– Një 25-vjeçar me inicialer M.Gj., është vënë në [ranga nga Policia e Durrësit pasi Gjykata e Ravenës, Itali, më datë 31.08.2020, ka lë...
SHKODËR– Rrok Pepaj, babai i Daniel Pepajt është vënë në pranga një ditë pas gjetjes së trupave të dy të rinjeve, Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj. Më...
SHQIPËRI-Ditën e sotme do të kemi një mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Meteoalb parashikon se në asnjë pjesë të territorit nuk do të ketë reshje ...
TIRANË- Arben Meçe, një nga miqtë e Azem Hajdarit ka folur në emisionin “Repolitix” në Report Tv për atë që quhet vrasja e shekullit.Meçe ka...