LIVE UPDATES
Aktualitet

Arrestimi i policëve në Morinë, Gledis Nano: Kush nuk punon me ndershmëri të largohet vetë

8 Prill 2022, 11:39 Nga DOSJA
Arrestimi i policëve në Morinë, Gledis Nano: Kush nuk punon me

KAKAVIJË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ndodhet në pikën kufitare të Kakavijës ku 4 rrugëve në zonën e Gjirokastrës ju është vënë emri i 4 oficerëve të policisë të rënë në krye të detyrës. I pyetur në lidhje me operacionin e sotëm të zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet kosovare ku arestuar 40 oficer policie për korrupsion Nano tha se policia e shtetit ka qenë e angazhuar që në fillim në këtë operacion.


I qëndroj pastërtisë së figurës së forcave policore, kërkojmë një polici me integritet të lartë dhe ata që nuk e shohin veten për të bërë punën me ndershmëri le të largohen.”-tha Nano. Po ashtu, Nano theksoi se nuk mund të njolloset gjithë forca e policisë së shtetit prej disa elementëve të cilët tradhëtojnë uniformë, shokët dhe kolegët në punë. Ai inkurajoi agjensitë ligjëzbatuese që të vijojnë verifikimin dhe hetimet ndaj çdo punonjësi policie që abuzon me detyrën.

Pyetje: Z. Nano, cili është qëllimi i vizitës tuaj sot në qarkun e Gjirokastrës?

Nano: Përshëndetje! Sot kemi ardhur në Gjirokastër, me propozim dhe iniciativë të Policisë së Shtetit, me miratim të Këshillit Bashkiak, me mbështetjen e kryetarit të Bashkisë Gjirokastër, 4 rrugë të qytetit të Gjirokastrës janë emërtuar me emrat e Dëshmorëve të Policisë të rënë në krye të detyrës. Kjo është një iniciativë e jona që po bëhet realitet në disa qarqe të vëndit, për t’i dhënë rëndësinë që meritojnë dëshmorëve të kohëve moderne, të cilët kanë dhënë jetën për të mbrojtur jetë. Kjo do të vazhdojë dhe fatmirësisht kemi gjetur mbështetjen e disa prej bashkive të vëndit, ku edhe përceptimi i publik ka qënë shumë pozitiv në këtë drejtim.

Pyetje: Z. Nano, sot ndodheni në një pikë kufitare në jug të vendit, ndërkohë që një pikë tjetër, në Kukës, ka pasur probleme. Keni një mesazh për këtë?

Nano: Sot, është bërë një njoftim zyrtar nga SPAK dhe ShÇBA lidhur me një operacion dhe ekzekutimin e disa masave të sigurisë për punonjës policie dhe shtetas, për shpërdorim detyre dhe vepra të tjera penale. Policia e Shtetit në këtë operacion është angazhuar që në fillim të këtij hetimi duke ndihmuar dhe duke qenë në krah të agjencive të tjera ligjzbatuese pasi, ashtu siç unë e kam përmendur, që në fillim të marrjes së detyrës nga ana ime kam synuar dhe i qëndroj shumë fort pastërtisë së figurës së punonjësve të Policisë. Kërkojmë një Polici me integritet të lartë dhe ata punonjës policie të cilët nuk e gjejnë dot vetën për të bërë realisht dhe me ndërshmëri punën duhet të largohen nga forca e Policisë së Shtetit. Nuk mund të bëhet pis gjithë kjo forcë Policie me njerëz të përkushtuar nga disa elemente të cilët tradhëtojnë uniformën, shokët dhe kolegët në punë. Unë inkurajoj të gjitha agjencitë ligjzbatuese të vazhdojnë me këtë ritëm verifikimin, marrjen e informacionit dhe hetimet ndaj çdo punonjësi policie që abuzon me detyrën.

Pyetje: Z. Nano jemi në vigjilje të Pashkëve. Cilat janë masat që ka marrë konkretisht Dogana e Kakavijes, për lehtësimin e emigrantëve që duan të festojnë Pashkët në vendin e tyre?

Nano: Ky është edhe një motiv tjetër pse jemi sot këtu bashkë me Drejtorin e Kufirit dhe Emigracionit Gjirokastër dhe Drejtorin Vendor të Policisë Gjirokastër. Do t’ju flas për masat e Policisë sepse masat e doganave i ka Drejtoria e Doganave. Jemi në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur të gjithë qytetarëve që do të përdorin Pikën e Kalimit Kakavije, për të hyrë dhe për të dalë, për të kaluar një atmosferë sa më festive dhe për të qënë në shërbim të tyre, për t’iu gjendur me lehtësirat që duhen dhënë në këtë drejtim, me qëllim që atmosfera festive të mos prishet në hyrje apo në dalje të Republikës së Shqipërisë. Jemi plotësisht në gatishmëri të plotë për ta përballuar nëse do të ketë fluks në këtë pikë kalimi apo në çdo pikë tjetër kalimi kufitar.

LAJMI KRYESOR: AMP&SPAK prangosin 35 policë në kufi, morën ryshfet dhe lejuan kontrabandën e trafiqet

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gledis nano policia e shtetit gledis nano policia e shtetit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet