Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Arrestimi i efektivëve në Tiranë & Korçë, SHÇBA: Raportuan të dhëna të pavërteta
21 Tetor 2021, 10:08Nga DOSJA
TIRANË– Përgjimet për trafikun e emigrantëve të paligjshëm në Shqipëri, kanë çuar agjentët e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), në arrestimin e 4 efektivëve të policisë, dy të pezulluar dhe 4 në detyrim paraqitje. Pas disa muajsh hetime dhe zbardhje përgjimesh, SHÇBA në bashkëpunim me Gjykatën e Tiranë kanë dhënë “urdhër-arrestin” për 4 efektivë policie në Tiranë dhe pezullimin nga detyra të disa të tjerë në Korçë.
Sot, SHÇBA ka dalë me një njoftim zyrtar, duke u shprehur se këta punonjës policie, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, në kohë dhe episode të ndryshme, në disa raste në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shfrytëzuar aksesin në sistemet dhe regjistrat e Policisë së Shtetit për sigurimin e të dhënave personale të personave pa autorizim. Gjithashtu, ata dyshohet se kanë lejuar dhe favorizuar persona të ndryshëm, në disa raste duke raportuar të dhëna të pavërteta, për mosndëshkimin e tyre me masat administrative përkatëse sipas Kodit Rrugor dhe Aktit Normativ për masat anticovid.
Janë pezulluar nga detyra:
– Krenar Gjokutaj me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Korçë – Klemend Pikuli me detyrë Shef Sektori i Qarkullimit Rrugor në DVP Korçë – Petro Fraholli specialist për qarkullimin rrugor Korçë – Genci Hysi me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë – Çlirim Akrobati me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë – Kamber Kllogjeri me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë
Janë arrestuar:
– Durim Murja – Jashar Shehu – Arjan Balla, të tre oficerë patrulle në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.
Në “Arrest shtëpie”:
– Matilda Hamolli, oficere patrulle në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.
NJOFTIMI I SHÇBA:
Më datë 20.10.2021, Drejtoria Rajonale e SHÇBA-së Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka zhvilluar operacionin e koduar “Rei”, duke ekzekutuar masat e sigurimit personal për 10 punonjës policie në DVP Tiranë dhe DVP Korçë, të dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim i dokumentave” Ekzekutimi i masave të sigurimit personal u krye në bazë të Vendimit të Gjykatës datë 19.10.2021, për 10 punonjësit e policisë, si më poshtë vijojnë; 1. Inspektor D. M., 33 vjeç, me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Nr.1, Tiranë, me masë sigurimi “Arrest në burg”, i dyshuar për “Shpërdorim detyre”. 2. Inspektor A. B., 56 vjeç, me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Nr.1, Tiranë, me masë sigurimi “Arrest në burg”, i dyshuar për “Falsifikim të dokumentave”. 3. Inspektor J. SH., 55 vjeç, me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Nr.1, Tiranë, me masë sigurimi “Arrest në burg”, i dyshuar për “Falsifikim të dokumentave”. 4. Inspektor M. H., 30 vjeçe, me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Nr.1, Tiranë, me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, e dyshuar për “Shpërdorim detyre”. 5. Komisar K. GJ., 44 vjeç, me detyrë Shefi i Komisariatit të Policisë Korçë, me masë sigurimi “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, i dyshuar për “Shpërdorim detyre”. 6. Komisar K. P., 53 vjeç, me detyrë Shef i Sektorit të Qarkullimit Rrugor Korçë, me masë sigurimi “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, i dyshuar për “Shpërdorim detyre”. 7. N/komisar P. F., 48 vjeç, me detyrë specialist shërbimi për parandalimin dhe sigurinë rrugore në Sektorin e Qarkullimit Rrugor, DVP Korçë, me masë sigurimi “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, i dyshuar për “Shpërdorim detyre”. 8. Inspektor Ç. A., 52 vjeç, me detyrë agjent verifikues në Sektorin e Qarkullimit Rrugor, DVP Korçë, me masë sigurimi “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, i dyshuar për “Shpërdorim detyre”. 9. Inspektor Genci H., 40 vjeç, me detyrë agjent verifikues në Sektorin e Qarkullimit Rrugor, DVP Korçë, me masë sigurimi “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, i dyshuar për “Shpërdorim detyre”. 10. Inspektor K. K., 52 vjeç, me detyrë agjent verifikues në Sektorin e Qarkullimit Rrugor, DVP Korçë, me masë sigurimi “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, i dyshuar për “Shpërdorim detyre”. Ekzekutimi i masave të sigurimit personal për punonjësit e policisë të sipërcituar u krye pas hetimeve intensive disa mujore në kuadër të proçedimit penal Nr. 4261/2021, duke aplikuar metoda speciale të hetimit. Si rezultat i këtij hetimi janë administruar prova dhe fakte të cilat i implikojnë këta punonjës policie në veprimtari të kundraligjshme gjatë përmbushjes së detyrave funksionale. Konkretisht, këta punonjës policie, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, në kohë dhe episode të ndryshme, në disa raste në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shfrytëzuar aksesin në sistemet dhe regjistrat e Policisë së Shtetit për sigurimin e të dhënave personale të shtetasve pa autorizim. Gjithashtu, ata dyshohet se kanë lejuar dhe favorizuar persona të ndryshëm, në disa raste duke raportuar të dhëna të pavërteta, për mosndëshkimin e tyre me masat administrative përkatëse sipas Kodit Rrugor dhe Aktit Normativ për masat anticovid.Hetimet vazhdojnë SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.
Dosja.al, ishte e para e cila raportoi për aksionin e zhvilluar ku fillimisht u pezulluan nga detyra shefi i Komisariatit të Policisë Korçë, Krenar Gjokutaj dhe Shefi Sektori i Qarkullimit Rrugor në DVP Korçë Kelmend Pikuli.
TIRANË– Artistët e Cirkut Kombëtar kanë dalë të protestojnë para godinës së Minitrisë së Kulturës, një ditë pasi përmbaruesit u paraqitën një ditë më...
BULQIZË– Dy persona grabitën mbrëmjen e djeshme karburantin në Bulqizë. Ditën e sotme policia ka nisur kërkimet për gjetjen e dy autorëve që kanë gra...
BULQIZË– Dosja.al raportoi e para mbrëmjen e djeshme se një karburant kishte rënë pre e grabitjes në Bulqizë. Ditën e sotme policia ka dalë me një nj...
SHKODËR– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se ditën e nesërme do të vendoset në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekpertëve për dozë...
DURRËS– Një grup personash të cilët transportonin medikamente mjekësore dhe sende të tjera të paligjshme janë arrestuar ditën e sotme në Durrës. Në k...