Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
DURRËS– Një grup personash të cilët transportonin medikamente mjekësore dhe sende të tjera të paligjshme janë arrestuar ditën e sotme në Durrës. Në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Porosia’ kanë rënë në pranga Granit Kerxhaliu dhe Behar Lleshi, të dy doganierë, si dhe Artan Topuzi e Enkel Shehi.
Dy doganierët dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer kontrollin e imtësishëm të mjetit ku u gjetën mallrat kontrabandë. Policia gjeti në mjetin e tyre një sasi medikamentesh të ndryshme mjekësore, kamera sigurie dhe Rapid Test Antigen
Të gjithë personat e arrestuar do të akuzohen për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Kontrabanda me mallra të licencuara” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.
NJOFTIMI I POLICISË:
Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Porosia”, për goditjen e kontrabandës me medikamente mjekësore duke arrestuar 4 persona, 2 prej tyre doganierë. Strukturat për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative se disa shtetas po transportonin medikamente mjekësore dhe sende të tjera të paligjshme, pa dokumentacionin përkatës, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Porosia”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Kontrabanda me mallra të licencuara” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, shtetasit: G. K., 35 vjeç, banues në Kukës dhe B. Ll., 57 vjeç, lindur në Kosovë dhe banues në Londër.
Shërbimet e Policisë kanë ndaluar në lagjen nr.13, Durrës, një mjet furgon tip “Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin G. K. dhe pronar shtetasin B. Ll. Gjatë kontrollit në këtë mjet janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi medikamentesh të ndryshme mjekësore, kamera sigurie dhe Rapid Test Antigen. Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare arrestuan në flagrancë edhe shtetasit A. T., 58 vjeç dhe E. Sh., 52 vjeç, me detyrë doganier, të dy banues në Durrës. Këta shtetas dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer kontrollin e imtësishëm të mjetit ku u gjetën mallrat kontrabandë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
(a.b)/dosja.al
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
VLORË– Pellat Bonaj, 57-vjeçari që u vu sot në pranga pasi dhunoi kryebashkiakun socialist Pëllumb Bonaj, rezulton të jetë një biznesmen dhe z...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë i pranishëm ditën e nesërme në Berat. ‘Foltorja’ për PD do të zhvillohet në orën 17:00 n...
SELENICË– Dosja.al ka zbardhur emrin e personi që ka dhunuar kryebashkiakun e Partisë Socialiste në Selenicë. Mësohet se 57-vjeçari është iden...
TIRANË– Një 33-vjeçar me inicialet M.T., banues në Dubai është prangosur teksa futej në Shqipëri përmes aeroportit në Rinas, “Nënë Tereza”. Si...
TIRANË– Nisja e viti të ri akademik dhe rikthimi i studentëve nëpër auditore, nisi me përplasje mes punonjësve të sigurimit të universiteteve dhe stu...
TIRANË – Me një interes vjetor 13% që në doktrinën e arbitrazhit ndërkombëtar një interes I tillë në një masë të tillë shërben edhe për refuzimin e n...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka ndarë dhe një herë fjalën e tij nga konferenca e djeshme për gazetarët. Basha shprehet se është në interesin e ...
110 mln euro është shuma që shteti shqiptar i detyrohet investitorit Francesçho Becchetti pas vendimit të prerë të Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e ...
TIRANË– Makina inteligjente e vendosur në segmentin Sauk-Teg ka evidentuar mbrëmjen e djeshme 35 raste shpejtësie si dhe ka konstatuar 205 shkelje të...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka si lajm kryesor shifrat që taksapaguesit shqiptarë duhet të pag...