SPAK në aksion për blerjen e votave, kapet rastësisht Klodian Kapedani, premtonte para për kandidatin Fisnik Qosja
U arrestua për blerje votash, dalin detaje: Klodian Kapedani u zbulua nga përgjimet telefonike 10 Qershor, 11:02 ...
U arrestua për blerje votash, dalin detaje: Klodian Kapedani u zbulua nga përgjimet telefonike 10 Qershor, 11:02 ...
Berisha thirrje komunitetit ndërkombëtar: Mos e rëndoni krizën në Kosovë me Edi Ramën 10 Qershor, 12:46 ...
Ukraina në kundërofensivë? 10 Qershor, 10:17 ‘Dua të kthehem në Rusi para ditëlind...
Draft-staturi i Ramës, BE e prerë: Diskutimet për Asociacionin ndodhin vetëm në kuadrin e bisedimeve në Bruksel ...
TIRANË– Përgjimet për trafikun e emigrantëve të paligjshëm në Shqipëri, kanë çuar agjentët e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), drejtoria rajonale e Tiranës, në kapjen e disa efektivëve policore. Pas disa muajsh hetime dhe zbardhje përgjimesh, SHÇBA në bashkëpunim me Gjykatën e Tiranë kanë prerë sot “urdhër-arrestin” për 3 efektivë policie në Tiranë dhe pezullimin nga detyra të disa të tjerë në Korçë.
Dosja.al, e cila raportoi e para lidhur me aksionin e zhvilluar ka mësuar se në pranga kanë përfunduar 3 efektivë të Komisariatit numër 1 në Tiranë. Këta të fundit janë identifikuar si Durim Murja, Jashar Shehu dhe Arjan Balla. Të gjithë me detyrë trup shërbimi Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.
Ndërkohë që në masën e sigurisë “arrest shtëpie” është lënë kolegia e tyre, Matilda Hamolli. Ndërkohë që në Korçë, janë pezulluar shefi i Komisariatit Krenar Gjokutaj dhe ai i Qarkullimit, Klemend Pikuli. E njëjta masë është marrë edhe për efektivë të tjerë, por me detyra të ndryshme nga të sipërpërmendurit.
Në fakt, hetimi po kryhej për një dosje tjetër, ku efektivë policie flasin në telefon duke bërë pazare për mbylljen e lokaleve gjatë kohës kur ishin në fuqi masat anti-COVID dhe vendi ishte në shtetrrethim. Ndërkohë që e gjitha kishte nisur nga Korça, ku edhe po përgjohej për trafikun e sirianëve dhe sigurimin e kalimit të tyre nga Greqia për në Shqipëri e mandej në vendet e Bashkimit Europian. Por në fakt efektivët flisnin për gjëra të tjera. Po ashtu, në dosje, shënohet se shefi i Komisariatit, Gjokutaj ka lejuar një përfaqësues të Komunitetit Fetar që po lëvizte me makinë, të qarkullonte përtej orës policore dhe nuk verifikoi lejen digjitale.
PEZULLIM NGA DETYRA:
Krenar Gjokutaj me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Korçë
Petro Fraholli specialist për qarkullimin rrugor Korçë
Klemend Pikuli me detyrë Shef Sektori i Qarkullimit Rrugor në DVP Korçë
Genci Hysi me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë
Çlirim Akrobati me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë
Kamber Kllogjeri me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë
ARREST ME BURG
Durim Murja, Jashar Shehu dhe Arjan Balla me detyrë trup shërbimi Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë
ARREST SHTËPIE
Matilda Hamolli me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë
ZHVILLIMET ORË PAS ORE:
U pezulluan nga detyra, dalin fotot e Gjokutajt dhe Pikulit
Aksioni në Tiranë e Korçë! Gjykata e Tiranës jep njoftimin ZYRTAR
DETAJE/ Aksioni i Policisë në Tiranë, 5 të arrestuar mes tyre dhe një punonjëse
Dalin EMRAT! Kush janë efektivët që u prangosën në Tiranë…
SHÇBA “shkund” Policinë! Si nisi hetimi ndaj efektivëve, e gjitha prej sirianëve
Manovra në kohën e pandemisë! Pse u arrestuan efektivët, u doli emri në përgjime
Pezullohet shefi i qarkullimit dhe i Komisariatit të Korçës, me ta edhe 4 efektivë
DETAJE nga aksioni në Tiranë! Prej muajsh në përgjime, janë ‘prerë’ 9 fletë-arresti
(k.m/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
KORÇË- Personat që shihni në foto janë Shefi i Komisariatit të Policisë Korçë, Krenar Gjokutaj dhe Shefi Sektori i Qarkullimit Rrugor në DVP ...
TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar me arrestimin e punonjësve të policisë në Tiranë. Dosja.al mëson se SHÇBA ka arrestuar 3 punonjës të patrullës ...
DIBËR- Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 11:00, në një fshat të Dibrës. Mësohet se një karburant është vjedhur më dhunë në fshatin Zerqa...
TIRANË– Detaje të reja janë mësuar nga aksioni i zhvilluar mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku janë prangosur 3 efektivë policie. Burime për Dosja.al bëjn...
KORÇË– Vazhdimi i aksionit në Tiranë, shtrihet edhe në Korçë, ku janë pezulluar nga detyra 6 efektivë policie të qarkullimit rrugor. Po...
TIRANË– Dosja.al ka mësuar shkakun e prangosjes dhe pezullimit nga detyra të efektivëve të Policisë në Tiranë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se j...
TIRANË– Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), drejtoria rajonale e Tiranës, ka “shkundur” sot Policinë e Shtetit duke ...
TIRANË– Dalin emrat e efektivëve të prangosur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Mësohet se bëhet fjalë për: Arjan Ballën, Durim Murja, Jashar Shehu. Ndërko...
TIRANË– Gjykata e Tiranës ka publikuar njoftimin e plotë lidhur me aksionin e zhvilluar në Tiranë e Korçë për prangosjen dhe pezullimin e efek...
BERAT- Një nënë nga qyteti i Beratit, ka denoncuar në emisionin Fiks Fare, dhunën që i ka ushtruar bashkëshorti i saj për 13 vite me radhë. Dhunë e cila ka sjel...