"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
Lufta për rajonin e Karabakut/ Shkon në 100 numri i ushtarëve të vrarë, Turqia mohon akuzat për rrëzimin e avionit armen
29 Shtator 2020, 15:06Nga DOSJA
AZERBAJXHAN– Armeni-Azerbajxhan është një prej konflikteve më të vjetër në botë për mosmarrëveshjen territoriale, për rajonin e Nagorni Karabakut, që tashmë është rikthyer sërish në mes të një situatë të vështirë të po kalon bota nga pandemia e COVID-19.
Konflikti mes dy palëve ka nisur prej ditës, e në vetëm pak kohë nga përballjet mes tyre kanë mbetur të vdekur të paktën 100 ushtarë civilë armen dhe azerbajxhanas. Së fundmi ka humbur jetën edhe një pilot armen, pasi forcat ushtarake turke që kanë treguar se janë në ndihmë të Azerbajxhanit kanë hedhur në erë avionin armen duke i marrë jetën pilotit.
Ky lajm është bërë me dije nga Ministria e Mbrojtjes së Armenisë ku ka njoftuar për rrëzimin e një avioni Sy-25 gjatë konfliktit me Azerbajxhanin. Por nga ana tjetër në mediat turke nuk është raportuar asnjë lajm rreth kësaj ngjarje.
Por nga ana tjetër Turqia në një deklaratë për shtyp ka hedhur poshtë përgjegjësitë për rrëzimin e avionit armen, ku kreu i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altunpërgënjështroi lajmin duke thënë: Pretendimi është gënjeshtër.
Gjithashtu ditën e sotme Ministria e Jashtme e Armenisë përmes një postimi në Tëitter ka treguar sesi jashtë territorit të Nago-Karabakut, forcat e Azerbajxhanit kanë grantauar një “mjet civilo-ushtarak” në qytetin kufitar të Vardenis, i cili është disa milje larg nga territori. Gjithashtu, ajo ka shkruar se një autobus civil në qytet u dogj nga një dron.
Lufta mes dy vendeve ka shpërthyer ditët e fundit, për rajonin e Karabak. Konflikti ishte shuar prej vitesh dhe është rindezur dje. Rajoni është i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por i kontrolluar nga armenët etnikë. Kur u shkëput në fillim të viteve 1990, dhjetëra mijëra njerëz vdiqën në luftime. Ndërkohë presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka deklaruar të dielën se është i sigurtë për të rimarrë kontrollin mbi rajon.
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SLLOVENI- Hatije Ismaili, mjekja gjeneologe me origjinë shqiptare është dekoruar nga presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, me çmimin “Mjeku më i mirë në ...
JAPONI- Linja ajrore Japan Airlines (JAL) ka vendosur që të heqin nga shprehjet e përdorimit fjalët “zonja dhe zotërinj”, pasi kanë vendosur që të përdorin fraz...
FRANCË– Presidenti francez Emmanuel Macron ditëne sotme ka premtuar se do të ndihmojë me ndërmjetësimin në krizën politike në Bjellorusi.Macron foli ...
AZERBAJXHAN– Forcat ushtare turke të cilat po ndihmojnë Azerbajxhanin në konfliktin e ashpër me Armeninë kanë rrëzuar ditën e sotme një avion armen në Azerbajxh...
ITALI- Nënsekretarja e Shëndetësisë në Itali Sandra Zampa është shprehur se me shumë mundësi vendi do të zgjasë gjendjen e emergjencës shëndetësore, si një përp...
SHBA– Në një kohë që na ndajnë edhe pak javë nga zgjedhjet presidenciale në Shtetet Bashkuara të Amerikës, Presidenti aktual Donald Trump i cili është në një ga...
RUSI- Ditën e sotme ka humbur jetën disidenti dhe fizikanti sovjetik, Juri Orlov, në moshën 96-vjeçare. Orlov ëshët një nga themeluesit e “Helsinki Grou...
HAGË– Ka përfunduar pas një ore seanca gjyqësore për në Tribulanin e Hagës për nënkryetarin e OVL-UÇK-së, Nasim Haradinajt i cili u arrestua më 25 s...
ZVICËR– I akuzuari, i cili nga Kosova kishte ardhur në Zvicër si punëtor ndërtimi më 1974, e më vonë këtu e kishte marrë edhe familjen, mund të dënoh...
HAGË– Nënkryetari i veteranëve, Nasim Haradinaj sot para gjyqtarit të procedurës paraprake ka deklaruar se mandati i Tribualit Special ka skaduar në ...