LIVE UPDATES
Politike

Argumentimi qesharak i gjyqtarit, Koka në burg për t’i rregulluar “imazhin” drejtësisë

26 Shkurt 2022, 13:06 Nga DOSJA
Argumentimi qesharak i gjyqtarit, Koka në burg për t’i

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit vendosi sërish të rrëzojë kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka. Kjo është hera e tretë që Koka kërkonte një masë më të lehtë sigurie se ajo e arrestit me burg. Vendimi është marrë nga gjyqtari Erjon Bani, pas këshillimit në Dhomën e Këshillimit. Ajo që vihet në re në arsyetimin e vendimit gjyqtari Erjon Bani e la në masën e sigurisë arrest me burg ish-ministrin, jo se ai paraqiste rrezikshmëri të lartë shoqërore, apo mund të prishte provat e hetimit, siç kërkohet nga ligji për vendime të tilla të ndërmjetme, por për imazhin e institucioneve shqiptare përballë ndërkombëtarëve(!)

Sipas vendimit të zbardhur të siguruar nga voxnews.al, Lefter Koka u la në burg nga gjyqtari Bani për të përmirësuar imazhin e drejtësisë në opinionin publik. Ky arsyetim i gjyqtarit bën për të qeshur edhe studentët e vitit të parë në Fakultetin e Drejtësisë, apo ata me njohuri minimale juridike. Vendimi i arsyetuar, përveçse është alogjik juridikisht është edhe i paqartë nga ana gjuhësore, me fjalë që përsëriten shpesh brenda fjalive dhe shpesh pa kuptim dhe pa një rrjedhë logjike të qartë. A është shkruar enkas ky vendim në këtë formë, apo është tregues ‘i kapacitetit’ të gjyqtarit, kjo nuk dihet.

Por çfarë thotë konkretisht gjyqtari Bani në vendimin, ku lë në fuqi arrestin me burg për Lefter Kokën?

“Në kërkesën lidhur me llojin e masës së sigurimit që kërkohet të caktohet, gjykata mban parasysh proporcionalitetin dhe përshtatshmërinë specifike të nevojave të sigurimit në rastin konkret me llojin e masës së sigurimit në raport edhe me kategorinë e veprave penale që dyshohet se janë kryer!!!”, thotë gjyqtari Bani.

Se çfarë ka dashur që të thotë gjyqtari me pjesën “proporcionalitetin dhe përshtatshmërinë specifike” nuk qartësohet as në rreshtat në vazhdim. Çudia vazhdon pas kësaj fjalie, ku gjyqtari merr përsipër që të rregullojë namuzin e drejtësisë në opinionin publik dhe atë ndërkombëtar, duke lënë ish-ministrin Koka në burg.

“Në situatën aktuale, ekziston një opinion mosbesues nga opinioni shoqëror, por edhe nga institucionet ndërkombëtare ndaj organeve shtetërore dhe në veçanti ndaj organeve të drejtësisë lidhur me luftën kundër korrupsionit. Mbizotëron një opinion mosbesues se organet shtetërore dhe organet e drejtësisë nuk kryejnë detyrën e tyre në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe nuk ndëshkojnë rastet e korrupsionit të nivelit të lartë”, thotë ai.

Komediciteti i vendimit bëhet edhe më i theksuar në vazhdim, kur gjyqtari Bani flet se si drejtësia ka prishur imazhin e vendit dhe klimën e biznesit dhe merr përsipër që ta rregullojë këtë klimë e imazh po duke lënë Lefter Kokën në burg.

“Pasojat e këtij opinioni mosbesues kanë ndikuar dhe ndikojnë në imazhin e vendit në raport me lirinë ekonomike dhe shtetin ligjor, si dhe në zhvillimin ekonomik të shoqërisë dhe të aktiviteteve ekonomike private”, thotë ai.

Arsyetimi vijon edhe më i turbullt, kur gjyqtari thotë se “për të gjitha këto arsye nevojat e parandalimit të përgjithshëm dhe të posaçëm për këtë vepër kategori të veprave penale janë të larta”. Këtë arsyetim e përmendi edhe gazetari Mentor Kikia në emisionin TPZ të Ylli Rakipit. Sipas gazetarit, në burg personat duhet të rrinë për shkak të provave që kanë dhe fajeve që kanë bërë, jo për të rregulluar imazhin e drejtësisë apo për të kthyer besimin te institucionet.

Marrë nga Vox News

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike erjon bani gjkko lefter koka erjon bani gjkko lefter koka


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet