LIVE UPDATES
Politike

VD-Basha në Durrës: Largimi i të rinjve nga vendi është treguesi i dështimeve të qeverisë

26 Shkurt 2022, 11:15 Nga DOSJA
VD-Basha në Durrës: Largimi i të rinjve nga vendi është

DURRËS- Kryedemokrati Lulzim Basha është takuar me të rinjtë në Durrës ditën e sotme. Nga takimi me të rinjtë Basha ka deklaruar se largimi i tyre jashtë vendit është treguesi më i qartë i dështimeve të qeverisë Rama. Ai ka thënë se modeli i dështimeve të njëpasnjëshme, modeli i korrupsionit, modeli i monopolizimit e kanë kapur këtë shtet këto 8 vite. Nga Durrësi, Basha u ka bërë thirrje të gjithë të rinjve të Durrësit që më 6 mars të votojnë për kandidatin për kryebashkiak Luan Hoti.


Fjala e Bashës:

Mirë se iu gjej të rinj dhe të reja të Durrësit në këtë ditë të mrekullueshme, në këtë sfond të mrekullueshëm të Adriatikut, të cilit i jepni hijeshi me praninë tuaj këtu, edhe me besimin që rrezaton në sytë tuaj edhe më fort se dielli që shndrin në kokat tona. Faleminderit që jeni të gjithë këtu për të mbështetur Luan Hotin, kandidatin e vetëm të Partisë Demokratike për kryebashkiak të Durrësit. Kam një mirënjohje të veçantë për punën tuaj në këto javë të shkurtra të një fushate të shkurtër për zgjedhjet e pjesshme lokale, këto që do të zhvillohen, do zhvillohen sot një javë. Sepse siç më kanë treguar edhe Grida që është bashkëqytetarja juaj e vjetër, nënkryetarja e partisë, drejtuesja politike e kësaj fushate, por edhe Agroni i cili është fatlum dhe i mahnitur me mikpritjen e rinisë durrsake dhe durrsakëve në tërësi gjatë kohës që po jep kontributin e tij në këtë fushatë, rinia ka qenë prej ditës së parë një nga faktorët më të fuqishëm të fushatës dhe një nga frymëzuesit kryesor të kandidatit tonë dhe kryebashkiakut të Durrësit Luan Hotit.

Ndaj dua ta nis me një falënderim për ju. Ta nis me një falënderim të dyfishtë. Së pari do iu falënderoja që jeni angazhuar në fushatë, kjo është fare normale. Çdokush, çdo demokratë, aq më shumë si kryetar i Partisë Demokratike kam detyrimin t’iu falënderoj dhe e bëj këtë edhe në emër të të gjithë shtabit të fushatës, të degës të Partisë Demokratike të durrësit, të Partisë Demokratie kudo ku ndodhen. Por dua ta bëjë dyfish në rrethanat ku ndodhet Shqipëria dhe në veçanti Durrësi. Siç e thanë, Sardi, Osmani, Arbi, Rena, këto janë kohë të vështira, janë kohë të vështira për shpresën. Rinia dhe shpresa janë të pandashme nga njëra-tjetra. Ku ka rini, ka shpresë, në qoftë se nuk ka shpresë, rinia ikën dhe gjen shpresën diku tjetër. Sot këtu ka shpresë, ka shpresë sepse ka rini. Dhe është kjo shpresë që na mbush me besim se e diela e ardhshme nuk do të jetë një e diel e zezë për Durrësin. Por do të jetë një e diel plotë me diell, plotë me ndriçim. Jeni këtu, por jemi po kështu të vetëdijshëm që shumë prej jush nuk janë këtu. Nuk janë në Durrës, nuk janë.

Ndonëse mund të kenë qenë vitin e kaluar apo para dy vitesh, apo tre vitesh, në gjimnazet dhe Universitetin “Aleksandër Moisiu. Janë jashtë një pjesë e madhe përtej Adriatikut, të Itali. Një pjesë tjetër në vendet e tjera të Europës. Në Britani, deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Largimi masiv i rinisë shqiptare, është treguesei më i qartë i dështimit të plotë të modelit që na ka qeverisur. E kam fjalën për modelin e dështimeve dhe të korrupsionit që ne kemi 8 vite që e luftojmë si Parti Demokratike ditë për ditë. E luftojmë me fakte, me denoncime të bazuara mbi hallet dhe problemet e përditshme të qytetarëve mbi shpresat, mbi ëndrrat dhe projektet e rinisë shqiptare. Këto janë dy modele krejt të ndryshme nga njëri-tjetri. Modeli i dështimeve të njëpasnjëshme, modeli i korrupsionit, modeli i monopolizimit të gjithçkaje të kapjes së çdo gjëje në një dorë të pushtetit, të pasurive, të Durrësit, modeli i politikës së vjetër që pushtetin e shikon si privilegj, si pronë private.

S’ka rëndësi nëse është pushtet brenda partisë, apo pushtet shtetëror, e shikojnë si çifligun e tyre. E ndërsa e shikojnë pushtetin si çiflig, ndërsa e shikojnë shtetin si pronë e tyre, natyrisht të gjithë shqiptarët dhe rininë, i shohin si shërbëtorët e tyre. Në rastin më të mirë, in shohin si figurina për t’i lëvizur sa andej këtej, në qoftë se u prishin punë. E kemi parë këtë në sjelljen e Edi Ramës dhe qeverisë së tij kur studentët u ngritën në protesta në dhjetorin e 2018-ës. E pamë se si u dridh, se si i mbushi poturet kur thotë populli, por pastaj filloi me propagandë, me përçarje, me premtime të rreme. Dhe ja ku jemi sot, dy vite e ca muaj pas rebelimit studentor të 2018-ës dhe asgjë nuk ka ndryshuar dhe nuk ka si të dyshojë. Modeli i vjetër nuk ndryshon dot. Modeli vjetër e ka mendjen vetëm këtu, tek karrigia. Këtu e ka mendjen dhe për hir të kësaj, është gati t’i vërë kazmën gjithçkaje e të djeg gjithçka. Ka frikë më shumë se të gjithë e mbi të gjitha rininë. A e dini pse? E di çfarë i bën rinia në çdo vend, edhe në Shqipëri atyre që e kanë mendjen mos t’i lëshojnë karriget? Iu bën këtë.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike luan hoti lulzim basha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 luan hoti lulzim basha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet