"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
“Ardiani”, “Drita”, “Liria” dhe “Qershia”/ Autoriteti i Dosjeve zbardh të kaluarën: 4 drejtues të lartë të
23 Qershor 2020, 15:27Nga DOSJA
TIRANË- Katër drejtues policie kanë figuruar të kenë qenë të përfshirë në dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit, nga 78 të tillë që janë verifikuar. Lajmi konfirmohet nga Autoriteti i Dosjeve për “Gazetën Shqiptare” në një informacion të kërkuar e të dhënë zyrtarisht, në bazë të ligjit për të drejtën e Informimit. Sipas Autoritetit, që jep vetëm inicialet e këtyre drejtuesve, drejtuesit (A.SH), (Gj.L.), (E.P) dhe (G.Z.), të katërt kanë qenë me detyrë funksionale punonjës operativë dhe/ose oficerë, në strukturat e ish-Sigurimit të Shtetit. Verifikimi i mësipërm është bërë me kërkesë të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit.
KËRKESA PËR AUTORITETIN NGA “GSH”
Të nderuar
Për t’i ardhur në ndihmë informacionit të saktë publik, në bazë të ligjit nr. 119/2014 neni 15 pika 1 dhe 2 (Për të Drejtën e Informimit), kërkojmë të dimë se sa drejtues të strukturave të policisë dhe funksionarë të lartë të strukturave akademike policore janë verifikuar pranë institucionit tuaj deri më 31.03.2020 dhe njëherësh kërkojmë të na vihen në dispozicion vendimet përkatëse për ta, në versionet e gjata të tyre dhe mendimet paralele nëse ka.
PERGJIGJA E AUTORITETIT PËR “GSH”
Në përgjigje të kërkesës suaj, të dërguar me “e-mail” në datën 13 qershor 2020, lidhur me të dhënat që AIDSSH disponon mbi verifikimin e pastërtisë së figurës të drejtuesve të strukturave të policisë dhe funksionarë të lartë të strukturave akademike policore, në zbatim të dispozitave ligjore të përcaktuara në Ligjin 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, ju bëjmë me dije se kërkesa është regjistruar sipas objektit në regjistrin e kërkesave pranë Autoritetit për Informime mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit me Nr.602 Prot., datë 15.06.2020.
Me kërkesë nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit sipas ligjit 12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme” ka përfunduar vlerësimi i 78 kandidatëve. Nga verifikimi ka rezultuar se 4 kandidatë figurojnë në dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit (A.SH), (Gj.L.), (E.P) dhe (G.Z.).
Vendimet përkatëse i janë përcjellë institucionit kërkues Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, ndërkohë këto vendime në respektim të detyrimeve ligjore në formatin e shkurtuar janë publikuar në faqen e Autoritetit.
KATËR VENDIMET PËR 4 KANDIDATËT
Më poshtë po sjellim katër vendime për katër kandidatët për të kaluar vetingun që kanë figuruar në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.
VENDIM NR. 479, DATË
25.07.2019 (I SHKURTUAR)
Bazuar në nenin 10, nenin 26, e në vijim të ligjit nr. 45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, ligjin nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit,
VENDOSI
Nga verifikimet e kryera deri tani rezulton se shtetasi A. P. Sh., bazuar në ligjin 12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”, sipas ligjit nr. 45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”:
Kryetare: Gentiana Sula
Anëtarë: Altin Hoxha, Marenglen Kasmi
VENDIM NR. 630, DATË
08.10.2019 (I SHKURTUAR)
Bazuar në nenin 10, nenin 26 e në vijim të ligjit nr. 45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, ligjin nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit,
VENDOSI
Nga verifikimet e kryera deri tani rezulton se shtetasi E. I. P., bazuar në ligjin 12/2018
“Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”, sipas ligjit nr. 45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”,
1.1 Nuk ka qenë person në ndjekje për spiunazh apo terrorizëm.
1.2 Nuk ka qenë bashkëpunëtor ose i favorizuar nga ish-Sigurimi i Shtetit.
1.3 Ka qenë me detyrë funksionale punonjës operativ në strukturat e ish-Sigurimit të Shtetit. Koha e ushtrimit të detyrës si punonjës operativ, nga viti 1984 deri në vitin 1990, provuar me dokumentacionin përkatës, si pjesë përbërëse e dosjeve të poshtëshënuara:
Kryetare: Gentiana Sula
Anëtarë: Altin Hoxha, Marenglen Kasmi, Simon Mirakaj
VENDIM NR. 631, DATË
08.10.2019 (I SHKURTUAR)
Bazuar në nenin 10, nenin 26, e në vijim të ligjit nr. 45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, ligjin nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit,
VENDOSI
Nga verifikimet e kryera deri tani, rezulton se shtetasi Gj. B. L., bazuar në ligjin 12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”, sipas ligjit nr. 45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”,
1.1 Nuk ka qenë person në ndjekje për spiunazh apo terrorizëm.
1.2. Nuk ka qenë bashkëpunëtor ose i favorizuar nga ish-Sigurimi i Shtetit.
1.3. Ka qenë me detyrë funksionale punonjës operativ, në strukturat e ish-Sigurimit të Shtetit. Koha e ushtrimit të detyrës si punonjës operativ, nga data 29.01.1991 deri në datën korrik 1991, gjithsej 5-6 muaj, provuar me dokumentacionin përkatës, si pjesë përbërëse e dosjeve të poshtëshënuara:
Kryetare: Gentiana Sula
Anëtarë: Altin Hoxha, Marenglen Kasmi, Simon Mirakaj
VENDIM NR. 140, DATË
10.03.2020 (I SHKURTUAR)
Bazuar në nenin 10, nenin 26 e vijues të ligjit nr. 45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e Ish-sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, ligjit nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit,
VENDOSI
– Dosje Formulare, kategoria 2/A, nr. 4783, në ngarkim të R.A, hapur nga Dega e Punëve të Brendshme Elbasan (Ana e Sigurimit).
– Dosje Formulare dhe Dosje Përpunimi, kategoria 2/A, nr. 6030, kategoria 2/A, nr. 6030, në ngarkim të Sh. A., hapur nga Dega e Punëve të Brendshme Elbasan (Ana e Sigurimit).
-Dosje Përpunimi, kategoria 2/B, nr. 4196, në ngarkim të K.A., hapur nga Dega e Punëve të Brendshme Elbasan (Ana e Sigurimit).
– Dosje Përpunimi, kategoria 2/B, dy volume nr. 3367 dhe 3367/1, në ngarkim të T.H., hapur nga Dega e Punëve të Brendshme Elbasan (Ana e Sigurimit).
– Dosje Formulare, kategoria 2/B, nr. 4454, në ngarkim të Z.L., hapur nga Dega e Punëve të Brendshme Elbasan (Ana e Sigurimit).
– Dosje Përpunimi, nr. 6268, në ngarkim të B.K., hapur nga Dega e Punëve të Brendshme Elbasan (Ana e Sigurimit).
– Dosje Përpunimi, kategoria 2/B, nr. 5947, në ngarkim të U.K., hapur nga Dega e Punëve të Brendshme Elbasan (Ana e Sigurimit).
– Dosje Formulare, kategoria 2/A, nr. 4438/4, në ngarkim të Z.R., hapur nga Dega e Punëve të Brendshme Elbasan (Ana e Sigurimit).
– Dosje Përpunimi, kategoria 2/A, nr. 6064, në ngarkim të Sh.Gj., hapur nga Dega e Punëve të Brendshme Elbasan (Ana e Sigurimit).
– Dosje Formulare, kategoria 2/B, nr. 2767, në ngarkim të F.Q., hapur nga Dega e Punëve të Brendshme Elbasan (Ana e Sigurimit).
– Dosje Përpunimi, kategoria 2/A, nr. 6153, në ngarkim të Sh.H., hapur nga Dega e Punëve të Brendshme Elbasan (Ana e Sigurimit).
– Dosje Personale dhe Pune nr. 6166, kategoria “I”, pseudonimi “Drita”, hapur nga Dega e Punëve të Brendshme Elbasan (Ana e Sigurimit).
– Dosje Personale nr. 10.130, kategoria “S”, pseudonimi “Qershia”, hapur nga Dega e Punëve të Brendshme Elbasan (Ana e Sigurimit).
– Dosje Personale nr. 7178 kategoria “S”, pseudonimi “Liria”, hapur nga Dega e Punëve të Brendshme Elbasan (Ana e Sigurimit).
– Regjistër alfabetik për këshillime e demaskime, model 7, nr. 52, datë 11.05.1987, figuron në fletën nr. 7, nr. 31, nr. 38, nr. 69 dhe nr. 94. Hapur nga Dega e Punëve të Brendshme Elbasan (Ana e Sigurimit).
– Dega e Punëve të Brendshme Elbasan (Ana e Sigurimit), Regjistër i personave të marrë në vëzhgim, model 18, nr. 23, datë 21.06.1988, figuron në fletën nr. 1 dhe nr. 2.
– Dosje Hetimore-Gjyqësore, dosje nr. 12871, fleta 40 në ngarkim të SH.GJ..
Kryetare: Gentiana Sula
Anëtarë: Altin Hoxha, Marenglen Kasmi, Simon Mirakaj
Vetingu në polici dhe pesha e pastërtisë së figurës
Në faqen e saj zyrtare, Ministria e Brendshme iu kërkon qytetarëve të denoncojnë te Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit (Vetingut) në Polici, Gardë e SHÇBA, duke shtuar se “Vetingu bazohet në 3 kritere vlerësimi: vlerësimin e pasurisë, kontrollin e figurës, vlerësimin e aftësive profesionale”. Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit (KJV) është organ i krijuar nga ligji Nr.12/2018, datë 5.3.2018, “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”, i ndryshuar. Neni 37 i ligjit të mësipërm, “Bashkëpunimi për kontrollin e figurës” parasheh që 1. Për kontrollin e figurës së punonjësit, organet e vlerësimit i drejtohen Drejtorisë së Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar, Shërbimit Informativ të Shtetit, Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit dhe Pastrimit të Parave etj., etj.”, ndërsa Neni 38 “Vlerësimi i rrethanave për kontrollin e figurës”, thotë se “për kontrollin e figurës, trupat e vlerësimit mbajnë në konsideratë mes të tjerash “g) verifikimin nëse ka qenë person në ndjekje për spiunazh apo terrorizëm, anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar nga ish-Sigurimi i Shtetit para vitit 1990, sipas ligjit për të drejtën e informimit me dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”. Në nenin 60 të këtij ligji vërehet se “1. Konfirmimi në detyrë i jepet punonjësit në rast se plotësohen, së bashku, këto kushte: a) konstatohet nivel i besueshëm në vlerësimin e pasurisë, b) konstatohet nivel i besueshëm në kontrollin e figurës, c) konstatohet nivel i mjaftueshëm në vlerësimin e aftësive profesionale”.
TIRANË– Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë një njoftim për të gjithë abonentët e saj në zonën e Mëzezit. Sipas OSHEE, ditën e nesërme ...
TIRANË- Qeveria ka nisur proçesin e regjistrimit të pronave në bregdetin jugor të Shqipërisë. Kjo është hera e tretë që synohet të bëhet ky regjistr...
TIRANË- Dy mjekë janë vënë në pranga, si pjesë e operacionit për zbardhjen e vrasjes së dyfishtë që ka ndodhur pak ditë më parë në Kurbin. Në një njoftim p...
TIRANË– Mes kontrolleve masive brenda kamionëve që hyjnë në Britaninë e Madhe shumë emigrantë përpiqen gjithmonë e më shumë të kalojnë në mënyrë të paligjs...
TIRANË- Policia e Tiranës njofton sot se ka goditur dy raste të tentativës së kultivimit të kanabisit. Gjatë kontrolleve në Zallherr, në një zonë të pyllëz...
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar 8 persona për vepra të ndryshme penale. Në një njoftim për mediat, Policia shkruan se është bërë arrestimi në flagra...
PRRENJAS– Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë në fshatin Urakë. Si pasojë e përplasjeve të forta mes dy makinave, ku një 68-vje&...