Seancë plenare në Kuvend/ PD anulon bojkotin! Peleshi i heq fjalën Berishës: Mu drejto me etikë
"Ca të nënës dhe të njerkës"/ Bardhi akuza mazhorancës: Po shkelni rëndë parlamentarizmin! Keni futur n&...
"Ca të nënës dhe të njerkës"/ Bardhi akuza mazhorancës: Po shkelni rëndë parlamentarizmin! Keni futur n&...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
TIRANË– Tre viktima dhe 5 të infektuar. Kjo është situata që raportohet në mënyrë jo zyrtare deri më tani nga koronavirus në vendin tonë.
Një fëmijë 16 muajsh është viktima më e vogël që ka ndërruar jetë nga covid në vendin tonë. Ajo ishte e shtruar prej ditësh në reanimacion si dhe kishte gjakderdhje të shpeshta. Vogëlushja nga Durrësi nuk mundi të fitonte betejën me virusin.
Aktori i humorit Fatmir Xhelili ka ndërruar jetë pas infektimit me Covid-19. Ai kishte kryer një ndërhyrje kirurgjikale në zemër pak ditë para se të infektohej dhe kishte dalë nga spitali. Kur kishte shfaqur simptomat e virusit ai u shtrua te infektivi e gjendja e tij sa vinte dhe përkeqësohej. Një tjetër humbje jete ishte dhe ajo e agjentit të anti-drogës, F.B. Lajmi u bë dije pak momente pasi agjenti ka humbur betejën me koronavirusin.
Ardian Dardha, punonjës i Forcës së Sigurisë së Portit Detar Shëngjin gjithashtu humbi jetën nga virusi, lajm ky që u tha nga kolegët e të ndjerit.
U mësua se dhe drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu është infektuar me Covid-19. Veliu ka marrë ditën e sotme përgjigjen e tamponit i cili ka dalë pozitive. Ai ka shfaqur simptoma të Covid-19 dhe po merr trajtimin mjekësor në shtëpi ndërkohë që është në gjendje të mirë shëndetësore. Në vend të Veliut, drejtimin e policisë e ka marrë zv. Drejtori Albert Dervishi.
Gjithashtu të infektuar janë dhe katër mësues në qytetin e Krujës. Kjo ka bërë që shkolla të mbyllet dhe mësimi të vijojë online. 16 efektivë policie janë infektuar me Covid-19 brenda 24 orëve të fundit. Në total, që nga fillimi i pandemisë janë infektuar me Covid-19 699 efektivë, ndërsa aktualisht janë 317 policë aktivë me Covid-19
Ditën e djeshme në vendin tonë është shënuar një rekord i numrit të rasteve të reja me Covid, ku janë konfirmuar pozitiv 786 persona dhe kanë humbur jetën 11 të tjerë. Në total në Shqipëri, kanë ndërruar jetë 637 pacientë.
(a.b)/dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kreu i Institutit të Mjekësisë Ligjore Bledar Xhemali, ka mohuar të ketë fshehur ndonjë viktimë të shkaktuar pas infektimit me Covid-19.Një ditë pa...
FIER– Policia e Fierit ka arrestuar një 46-vjeçar, pasi ka përndjekur për dy muaj rresht një 15-vjeçare.Gjithashtu në pranga ka rënë dhe një...
TIRANË– Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularin dy subjekteve të radhës, të cilët duhet të vetëdeklarojnë të ardhurat dhe pasurinë. Mësohet...
DURRËS– Kanë përfunduar hetimet për tërmetin e 26 nëntorit në Durrës. Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe dosja i ka kaluar për gjykim Gjykatës së Durrësit.&...
TIRANË– Zi në radhët e Policisë së Shtetit. Një agjent anti-droge ka ndërruar jetë pas infektimit me Covid-19. Lajmi është bërë me dije sot, pak momente pa...
FIER– Aktori i humorit Fatmir Xhelili ka ndërruar jetë pas infektimit me Covid-19. Mësohet se Xhelili po trajtohej në spitalin e Infektivit, ku dhe ka ndërruar ...
TIRANË– Albert Dervishi, zv/drejtori i Policisë së Shtetit është komanduar përkohësisht në drejtorimin e kupolës së Policisë së Shtetit.Mësohet se pa...
TIRANË– Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu është infektuar me Covid-19. Mësohet se Veliu ka marrë vesh sot rezultatet e tamponit dhe ndodhet në gjen...
VOLOS-Një 33-vjeçar shqiptar në Greqi është vrarë. Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se personi i vrarë është me iniciale B.K dhe me origjinë nga Mati....
SHËNGJIN– Ardian Dardha punonjës i Forcës së Sigurisë së Portit Detar Shëngjin ka ndërruar jetë nga Covid-19. Lajmin e hidhur e kanë bërë me dije kolegët e...