Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka reaguar pas publikimit të spotit ndërgjegjësues nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Në një reagim në mediar sociale, Dasho shkruan se Manastirliu ka gabuar sërish, pasi ka promovuar maskat me valvul.
Ai shton se këto lloj maskash janë të dëmshme dhe nuk rekomandohen, pasi mbrojnë atë që i mban dhe jo të tjerët rreth tij. Sipas Dashos, ministrja nuk mëson nga gabimet e saj dhe gafat e administratës kompromentojnë figurën e saj.
“NJË MINISTRI QË NUK MËSON! Vazhdojnë gafat e administratës së shëndetësisë dhe Komitetit të Ekspertëve, që fatkeqësisht komprometojnë figurën e Ministres së Shëndetësisë. Spoti promocional i sapo lançuar nga vetë Ministrja, që synon të edukojë qytetarët për mbajtjen e maskës, sërish promovon maskat me valvul.
Para një jave ishte Zonja Ministre që mbante një maskë të tillë gjatë vizitës në QSUT “Nënë Tereza” duke u bërë objekt kritikash në media dhe rrjetet sociale. PSE? Maska me valvul quhet ndryshe “maska egoiste” sepse mbron vetëm personin që e mban. AJO NUK REKOMANDOHET, MADJE NË SHUMË VENDE PËRDORIMI I SAJ NDËSHKOHET ME GJOBË NJËLLOJ SI NË RASTIN KUR PERSONI QË E MBAN NUK KA MASKË!
Edhe njëherë duhet sqaruar se përdorimi i maskës bazohet tek parimi i solidaritetit. Maska mbron më pak personin që e vendos dhe më tepër personat rreth tij. THËNË NDRYSHE: MASKA IME TË MBRON TY, MASKA JOTE MË MBRON MUA! I LUTEM SËRISH PËR TË DISATËN HERË KOMITETIT TË EKSPERTËVE DHE MINISTRISË: MENDOJINI MIRË MESAZHET QË I JEPNI PUBLIKUT! MBI TË GJITHA, MOS JEPNI MESAZHE TË GABUARA! NJË MESAZH I GABUAR DËMTON MË SHUMË SE NJË MESAZH I MUNGUAR!”, shkruan Dasho.
Më herët ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë thirrje për vendosjen e maskës. Në një postim në rrjetet sociale, Manastirliu shkruan, se në normalitetin e ri, maska duhet të bëhet pjesë e veshjes tonë në ambjentet e mbyllura. Ajo ka postuar dhe një video ku shfaqet një person me maskë me valvul.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË -Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka vijuar me thirrjet për vendosjen e maskës. Në një postim në rrjetet sociale, Manastirliu shkruan, ...
FIER- Një autobus është përfshirë nga flakët në Fier gjatë mesnatës. Mësohet se autobusi transportonte punonjësit e një fasonerie nga fshatrat Peshtan, Kafaraj,...
DURRËS- Dy administratorë lokalesh janë gjobitur nga Policia pasi kishin organizuar dasma në lokalet e tyre duke kundërshtuar Aktin Nomrativ. Në një njofti...
TIRANË- Studiuesi Ardian Ndreca i është kthyer edhe njëherë debatit mbi të shkuarën e shkrimtarit të njohur Ernest Koliqi. Për këtë të fundit, ish-kreu i A...
POGRADEC- Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Pogradec. Sipas informacioneve një makinë me katër sirianë është aksidentuar në aksin Zvezdë-Podgorie në vendin...
TIRANË -Një lokal është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në Tiranë. Lokali, i cili ka qenë i mbyllur në momentin kur u dogj, ndodhet në rru...
SHKODËR- Policia e Shkodër ka arrestuar Gledis Ustabeqirin, i cili akuzohet se në datën 12 shkurt është konflikuar me një 32-vjeçar dhe ka qëlluar m...
TIRANË- Djali i vogël i kryeministrit Edi Rama, Zaho, dje festoi 6-vjetorin e lindjes. Vëllai i tij, Greg Rama, e ka uruar për ditëlindjen, ku ka shpërndar...
TIRANË- Policia e Durrësit ka arrestuar sot dy persona, pasi janë kapur duke drejtuar mjeti pa patentë. Në një njoftim për mediat bëhet se në pranga është ...
FIËR- Një aksident i rëndë ka ndodhur sot paradite në aksin Levan-Fier. Sipas informacioneve mësohet se një makinë është përplasur me një autobus udhëtarës...