Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
KOSOVË– Në Kosovë është anuluar mbajtja e festivalit të birrës “Beerfest” për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19 gjatë ditëve të fundit.
Organizatorët e festivalit, njoftuan përmes një postimi në rrjetin social Facebook se, mbajtja e edicionit të 10-të të festivalit është anuluar “pas një vendimi të Policisë së Kosovës ku thuhet se mbajtja e këtij festivali paraqet rrezik për qytetarët”.
Kompania që e organizon festivalin, Modus Event Management, thotë se është pajtuar me këtë vendim, pavarësisht faktit se “Beerfest nuk dallon në thelb nga aktivitetet dhe festivalet që po mbahen ditëve të fundit në Kosovë”.
Të mërkurën (11 gusht) në Kosovë janë regjistruar 888 raste me COVID-19. Rreth dy javë më herët, me 26 korrik ishin shënuar 14 raste.
Masat kundër përhapjes së COVID-19 në masë të madhe nuk po respektohen dhe sjellja e qytetarëve ndaj pandemisë është pothuajse shpërfillëse.
Gazetarët e Radios Evropa e Lirë në Kosovë raportojnë se në shumë ambiente të mbyllura qytetarët nuk mbajnë maska mbrojtëse dhe distancë fizike.
Institucionet ende nuk tregojnë nëse, apo kur, do të vendosën masa shtesë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i tha Radios Evropa e Lirë se “po zhvillohet takime të vazhdueshme me ekspertë shëndetësorë për të marrë rekomandimet e tyre konform situatës epidemiologjike dhe trendit të vaksinimit”.
Mikrobiologu kosovar, Lul Raka, thotë për Radion Evropa e Lirë se shkaqet e rritjes së numrit të rasteve janë shpejtësia e përhapjes së variantit Delta, neglizhimi i masave parandaluese nga popullata përfshirë mosmbajtjen e maskave në objekte të mbyllura apo mjete të transportit publik, grumbullimet dhe intensifikimi i kontakteve.
Sipas tij nuk ka inspektime të mjaftueshme nga policia dhe inspektoratet qëndrore e komunale për respektimin e masave./REL/
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHBA- Një adoleshent që fluturonte me American Airlines u desh të lidhej me shirit ngjitës pas sediljes pasi u përpoq të dilte nga dritarja.Sipas mediave vendas...
SERBI– Është bërë virale një video e dy murgeshave nga Serbia të cilat shihen teksakëndojnë dhe kërcejnë në një festë.Sipas mediave, bëhet me dije se dy mu...
KINË– Shtëpia e një 14-vjeçareje nga Kina e cila fitoi një medalje të artë në lojërat olimpike të Tokyos, është bërë shumë e famshme. Mediat ndërkom...
KOSOVË– Kuvendi i Kosovës sot ka mbajtur seancën e fundit për sesionin pranveror, ku ka shqyrtuar e miratuar disa raporte. Kjo ditë përkoi dhe me ditëlindj...
SHBA– Grupit të fushatës globale, Avaaz i është lejuar të ndërmarrë veprime ligjore lidhur me refuzimin e qeverisë skoceze për të hetuar burimin e pasurisë së D...
GJERMANI- 60 vjet më parë u ngrit Muri i Berlinit! Nga vitet 1961-1989 u vranë 136 vetë në përpjekje për të kaluar në perëndim.Në fillim të gushtit të vitit 196...
SHBA– Një fëmijë pesë-vjeçar vdiq në Virxhinia të SHBA-ve, pasi u la në makinë për disa orë me rradhë në temperatura të nxehta.Sipas CNN, ka qenë v...
KOSOVË– Prokuroria Themelore në Prishtinë, më në fund ka thyer heshtjen rreth rastit të zhdukjes së biznesmenit Bedri Rexhepi. Mediat e Kosovës shkru...
PERU– Më shumë se dy tonë kokainë (2,202,390 kilogramë) janë sekuestruar në Portin e Callaos në Peru. Mediat lokale shkruajnë se zyrtarë të Mbikëqyrjes Kombëtar...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në kuadër të aktiviteteve për shënimin e “100 vjetorit –Hasan Prishtina Kryeministër i Shqipërisë”, në Shkup pë...