LIVE UPDATES
Politike

Ankesat për Vlorën në KAS/ PD liston emrat e personave të përfshirë në blerjen e votës. Përfaqësuesi i PS: Opozita të

18 Maj 2021, 10:32 Nga DOSJA
Ankesat për Vlorën në KAS/ PD liston emrat e personave të

TIRANË–Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka marrë në shqyrtim ditën e sotme ankesat që ka paraqitur Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim për qarkun e Vlorës. Ata kanë përmendur emrat e të gjithë atyre që sipas tyre kanë marrë pjesë në blerjen e votave. Përfaqësuesi i PD, Marash Logu tha se Damian Gjiknuri, Alket Hyseni, Afrim Qendro, Vilma Bello dhe drejtorët Klodian Troci e Erion Osmanaj janë përfshirë në shitblerjen e votave.

Marash Logu: Është qëlluar në Selenicë në një lokal me simpatizantë të PD, nga një simpatizant i PS, çka bëri që demokratët mos marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit. U pa dhe në rezultat ku kjo zonë ishte dobët për PD.Arjan Shabanaj nga Selenica pas vizitës së kryetarit të PD në këtë zonë rezulton i humbur. Mund të jetë për aktivitetin politik të tij pasi ishte kërcënuar disah erë për aktivitetin politik të tij.

Sa i përket denoncimeve. Më 2 prill 2021, PD ka kallëzuar në SPAK shtetasin Afrim Qendro, nënkryetarin e Vlorës, Klodian Trocin e Kadastrës dhe Erion Osmanaj, drejtorin e OSHEE që ngritën strukturë kriminale për blerjen e votës.Të tre këta shtetas duke përdorur funksionet publike dhe financimet e jashtëligjshme për blerjen e votave dhe dhënien e legalizimeve.

Ne vlerësojmë se shitblerja e votave përbën shkelje të rëndë të nenit 78, mjaftueshëm për të shopallur të pavlefshme. Blerja e votave nuk u realizua vetëm me të holla, por dhe bonuse, të mira materiale.

Në Vlorë janë konstatuar ndihma ushqimore për qëllime zgjedhore, është përdorur nga disa figura Vilma Peto, kandidate e PS, bashkë drejtuesin politik, 13 dhe 30 dhjetor dhurata e ushqime, me qëllime thelbësisht elektorale.  Vullnet Sinaj, 2 janar 2021; Alket Hyseni në 27 dhjetor 2020.

Në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, në datën 25 shkurt 2021 Këshilli Bashkiak i Vlorës ka miratuar një vendim për dhënien e kredive të buta në kundërshtim me nenet që në periudhën 4-mujore para zgjedhjeve ia ndalon.

Edhe në seancat e mëparshme kemi relatuar vendime të Këshillit të Ministrave.Më 24 prill 2021, Agjencia në Vlorë ka shpërndarë tollona nafte për të ndikuar vullnetin e zgjedhësve. Vendosja e shtetit në shërbim të partisë duke përdorur burimet shtetërore, administrata publike u vendos Gjiknuri, drejtues politik i PS i shoqëruar nga Afrim Qendro dhe prefekti Flamur Mamaj zhvilluan takime në OST në Pallatin e Kulturës.

Ka funksionuar si zyrë elektorale të PS. Iu është kërkuar punonjësve të OST të angazhohen për vota për PS. Së pari janë përdorur asete publike në dispozicion të PS, godina e Pallatit të Kulturës.

Sa i përket punësimeve në administratë, kemi apsur mundësi të parashtrojmë shtimin prej rreth 13 mijë punonjësish në një periudhë 4-mujore. Kemi referuar se vetëm shpenzimet për paga u rritën në mars-prill me 63 milion euro më shumë se në 2020. Punësimet në administratë u përdorën masivisht nga partia në pushtet që kontrollonte gjithçka. Përktheheshin në vota për PS.Dhënia e lejeve të legalizimit dhe ndërtimit gjatë fushatës zgjedhore, kanë të bëjnë në fakt me tenderat dhe koncesionet në periudhën e ndaluar nga Kodi Zgjedhor.24 dhjetor, Alket Hyseni ka publikuar një veprimtari publike me drejtorin Artan Lame duke shpërndarë legalizime për qytetarët e Vlorës.

Vullnet Sinaj shihet pranë Drejtorisë së Kadastrës duke shpërndarë leje legalizimi.Po ashtu kemi pasur mundësi të relatojmë se më 21 prill u publikua audipërgjimi i Artan Lames që u kërkonte vartësve të mbanin të pezulluara 100 mijë leje legalizimi, se në të kundërt votat shkonin për palët kundërshtare.

Qindra qytetarë në Vlorë kanë marrë këto ditë njoftime nga IKMT për prishje banesash e biznesesh, qartazi pas fushatës duke iu premtuar më parë se nuk i prishej.Shteti përdoret si mekanizëm për të qenë në funksion të plotë të partisë.

Ministria e Infrastrukturës shpalli në 6 janar tenderin me objekt për projektin e portit turistik në Vlorë. E njohim vendimin që ndalon shprehimisht 4 muaj para zgjedhjeve të bëhet publikimi.

Po ashtu në kërkesën tonë, vihet dhe përdorimi i të dhënave personale, jo vetëm në Tiranë e Durrës, por edhe në Vlorë dhe gjithë SHqipëinë.Kjo dihet dhe nga deklaratat e Edi Ramës, Taulant Ballës e Damian Gjiknurit që falenderojnë patronazhistët për zgjedhjet e 25 prillit për qarkun e Vlorës.

Po ashtu edhe mohimi i votimit të emigrantëve. Vendimi i Komitetit të Ekspertëve për të ndaluar hyrjen për 500 mijë shqiptarë nga Greqia e Maqedonia e Veriut është kundër, kishte për qëllim të ndalonte mbështetësit e opozitës të votonin në 25 prill.

Sepse ata të PS jo vetëm erdhën e votuan, por ishin edhe pjesë e administratës zgjedhore.Vlora kishte 4.43% vota të pavlefshme nga totali i votuesve. Po ashtu edhe në Vlorë u konstatua votimi i dyfishtë. Do kërkojmë të dhënat nga kryqëzimi i pajisjeve PEI. Kemi të bëjmë me raste të shumta të votimit më shumë se sa një herë.

Altin Kaziaj: U vendos karantina për shqiptarët me banim në Greqi e Maqedoninë e Veriut, dhe ky është një mohim i të drejtës kushtetuese. U mor 4 ditë para zgjedhjeve dhe u provua se vendimi i Komitetit dhe ai i Ministrisë së Shëndetësisë ishin akte politike dhe pengoi këta qytetarë në të drejtën për votën. U pa qartë dhe anulimi i këtij vendimi më 3 maj. Dëshmon për vullnet të orientuar politikisht ndaj qytetarëve me banim në Greqi e Maqedoni.

Edhe pse nuk kishte dalë akt rregullues, duket se vetëm mbi bazën e njoftimit publik në pikën kufitare me Greqinë kërkonin akt vetëkarantimi ndërkohë që s’kishte vendim publik në Fletoren Zyrtare.Pati ndikim të drejtpërdrejtë në mospjesëmarrjen e këtyre votuesve në zgjedhje.Kërkesa erdhi në bazën e një akti që nuk kishte hyrë në fuqi.

Një akt i tillë në situatën konkrete, si nisi implementimi i tij me detyrimin për formularin dhe karantinën, pa marrë parasysh edhe testin PCR apo të tjera.Cënoi rëndë të drejtat e qytetarëve. Disa shoqata emigrantësh bënë apel për heqjen e masave, bashkë me Presidentin,kërko imarrjen e masave urgjente për pengesën për votën e emigrantëve.

Avokati i Popullit drejtuar Ministrit të Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Komitetit dhe KQZ paraqiti rekomandimin për anulimin tërësisht të këtij vendimi, për karantimin e personave që vinin nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia.për të vlerësuar impaktin, mjafton të marrim rezultatin e pjesëmarrjes në zgjedhje në 10 vitet e fundit, ku rezulton pjesëmarrje më e ulët në 2021.

Pjesëmarrja më e lartë e zgjedhësve e konstatuar në ato pararendëse kanë qenë determinante për LSI.LSI ka arritur të sigurojë një mandat deputeti në 2013, 2017, kurse në 2021 jo prej vendimeve antikushtetuese. Treguesit e KQZ tregon qartë pse vendimi i Ministrisë ka patur për qëllim të godasë politikisht LSI.

Edhe vendimi i KQZ për miratimin e tabelës përmbledhëse për Vlorën, kandidatët dhe subjektet është i paligjshëm dhe duhet të prishet pasi ndodhemi në kushtet. KQZ kryesisht ose me kërkesë të subjekteve i shpall zgjedhjet e pavlefshme në një apo disa qendra votimi kur vërehen paligjshmëri. Të shpallen të pavlefshme zgjedhjet për qarkun e Vlorës.

Eridian Salianji: Do thoja që në aspektin primar, ankimi nuk qëndron, s’duhet shqyrtuar. Kodi Zgjedhor në pjesën për pavlefshmërinë e përcakton si ngrihet kërkesa për pavlefshmëri. Kërkohet KQZ, i shpall zgjedhjet të pavlefshme me një ose disa QV. Në asnjë prej kërkesave nuk dëgjuam shkeljet në një apo disa QV në Vlorë. Nga ky moment nuk duhet ta shqyrtoni ankimin.E tepërt të dëgjoj të njëjtën kërkesë. Dy ndryshime vura re, Vlora për Pallatin e Kulturës, e ndryshme nga Gjirokastra e Vlorë dhe e dyta falënderimi për patronazhistët. Do të thoja që i kemi dëgjuar dhe opozitën do e dëgjojmë për respekt, por efektin publik e politik këto kërkesa i kanë dhënë. Duhet të ecim shpejt, të rrëzohet kërkesa dhe të shpallet vendimi përfundimtar.Opozita të tërhiqet nga kërkesat ankimore, s’po thotë asgjë të re. Po e përdor këtë tavolinë për debat publik. Tërhiqni kërkesat ankimore dhe të shpallim rezultatin publik.

Ankimimi i LSI në KAS/ Shkeljet e zgjedhjeve në Gjirokastër, PD e LSI kërkojnë hetim të thelluar, PS e bindur: Votimi i dyfishtë? Ka vetëm një rast!

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kas 18 maj 2021 kas 18 maj 2021

Sondazh

Poll

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik