LIVE UPDATES
Bota

ANALIZË: A do ta pushtojë Rusia Moldavinë?

8 Maj 2022, 11:24 Nga DOSJA
ANALIZË: A do ta pushtojë Rusia Moldavinë?

UKRAINË- Në vazhdën e luftës në Ukrainë, shqetësim paraqet fqinji i saj, Moldavia. Ky vend i vogël në Evropën Lindore, me një popullsi prej 2.6 milionë banorësh, po vuan tashmë pasojat e luftës, me më shumë se 400,000 refugjatë në tokën e tij. Por, Qeveria në kryeqytetin Kishinjev është e shqetësuar se konflikti mund të arrijë në kufijtë e saj. Dhe, në qendër të këtyre shqetësimeve është rajoni separatist pro-rus i Transnistrisë.

“Është një situatë komplekse dhe e tensionuar. Ne jemi vigjilentë. Do t’i marrim të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar përshkallëzimin, për të forcuar sigurinë e shtetit dhe për të mbrojtur qytetarët tanë”, ka thënë presidentja e Moldavisë, Maia Sandu.

Komentet kanë pasuar ato të gjeneralit rus, Rustam Minnekayev, se forcat ruse synojnë të marrin kontrollin e plotë të pjesës jugore të Ukrainës, gjë që do t’i siguronte pastaj Moskës lidhje direkte me Transnistrinë. Pas këtij paralajmërimi, Transnistrinë e kanë goditur një seri sulmesh me granata, përfshirë një në Ministrinë e Sigurimit të Shtetit në qytetin Tiraspol. Viktima nuk ka pasur, ndërsa Rusia dhe Ukraina kanë fajësuar njëra-tjetrën për sulmet.

Transnistria është problematike tash e mbi 30 vjet. Kur Moldavia ka shpallur pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik, më 1991, Transnistria ka shpallur pavarësinë e saj njëanshëm, me mbështetjen e Rusisë. Lufta që ka nisur pastaj midis Qeverisë moldave dhe separatistëve pro-rusë, ka përfunduar me armëpushim midis Moldavisë dhe Rusisë, në vitin 1992. Çështja, megjithatë, nuk është zgjidhur.

Moldavia vazhdon ta konsiderojë Transnistrinë si territor të vetin, ndërsa Transnistria dëshiron të njihet si shtet. Atë nuk e njeh asnjë shtet anëtar i Kombeve të Bashkuara. Njerëzit që jetojnë atje, janë kryesisht rusishtfolës, ndërsa Qeveria drejtohet nga separatistët pro-rusë. Transnistria nuk ka kufi me Rusinë, por Rusia ka atje rreth 1,500 trupa që i quan paqeruajtës. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se përmes tyre, Rusia do që ta destabilizojë Moldavinë.

“Sa u përket trupave ruse, që janë të stacionuara në territoret e pushtuara të Moldavisë, veçanërisht në Transnistri, e dimë se janë në gjendje të gatishmërisë së vazhdueshme luftarake dhe në pritje të urdhrit”, ka thënë Zelensky.

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Andrey Rudenko, ka thënë se Rusia “dëshiron të shmangë skenarin” në të cilin Transnistria do të tërhiqej në luftë. Por, njohësit e këtij rajoni thonë se gjasat që kjo të ndodhë, janë të dukshme, edhe pse jo në një të ardhme të shpejtë, për shkak të humbjeve të ushtrisë ruse në Ukrainë.

Stefan Wolff, profesor i sigurisë ndërkombëtare në Universitetin Biringham të Mbretërisë së Bashkuar, flet për programin Expose të Radios Evropa e Lirë:

“Mendoj se, për momentin, është vështirë të shihet se si Rusia do të ketë kapacitete ushtarake për të ndërtuar korridor tokësor deri në Moldavi apo Transnistri. Ajo është bllokuar në Donbas dhe nuk ka bërë përparimin që ka imagjinuar. Po ashtu, mos të harrojmë se kapacitetet ruse në Detin e Zi janë shkatërruar mjaft”.

“Për ta bërë të realizueshëm këtë korridorin tokësor deri në Moldavi, Rusisë do t’i duhen kapacitete të konsiderueshme detare, që për momentin mendoj se nuk i ka. Por, kjo nuk do të thotë se Rusia nuk do t’i përdorë asetet që ka në Transnistri për ta destabilizuar më tej situatën”, thotë Wolff.

Rusia ka pranuar se ka pësuar humbje në Ukrainë, por nuk ka dhënë shifra të sakta. Sipas autoriteteve ukrainase, Rusia ka humbur mbi 20,000 ushtarë në pak më shumë se dy muaj luftë, por kjo shifër nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur. Rusia, po ashtu, nuk ka arritur të marrë kontrollin e Kievit dhe as të rrëzojë Qeverinë atje. Ofensivën tani e ka përqendruar në juglindje të Ukrainës.

Philip Remler, ish-udhëheqës i misionit në Moldavi të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, thotë për Exposenë se kërcënimi aktual ndaj Moldavisë nuk është i lartë, por nëse Rusia ka sukses në juglindje të Ukrainës, oreksi i saj mund të rritet.

“Unë mendoj se ka forca të caktuara që përpiqen ta tërheqin Transnistrinë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës. Nga ajo që ka thënë edhe gjenerali Minnekayev, rusët e shohin Transnistrinë si një aset të mundshëm në konfliktin aktual”, thotë Remler.

Në skenarin ku lufta në Ukrainë do t’i kalonte kufijtë dhe do të dilte në Moldavi, cili do të ishte kapaciteti i këtij vendi – ushtarakisht neutral – për t’u mbrojtur? Përgjigjet profesori i sigurisë ndërkombëtare, Steffan Wolff:

“Moldavia është jashtëzakonisht e cenueshme. Ajo nuk i ka as për së afërmi kapacitetet ushtarake që i ka Ukraina. Ka një forcë shumë, shumë më të vogël – nëse mund të quhet forcë. Nga shifrat që kam parë, i ka ndoshta 3,000 trupa, por jo të gjitha prej tyre janë në gjendje të gatishmërisë luftarake”.

“Mendoj se Moldavia e ka shumë vështirë të mbrohet nëse trupat ruse arrijnë atje. Pra, nëse arrijnë të kenë një korridor të qëndrueshëm në Moldavi, do të jetë vërtet vështirë të ruhet sovraniteti dhe integriteti i saj territorial”, thotë Wolff.

Rrëfime të tmerrshme të mbijetesës në Azovstalin e rrethuar Si i përdor Ukraina granatat e vjetra sovjetike për t’i shkatërruar tanket ruse?

E gjendur midis Rumanisë dhe Ukrainës, Moldavia është një nga vendet më të varfra në Evropë. Ajo ka pranuar mbi 437,000 refugjatë ukrainas, qëkur Rusia ka nisur pushtimin e fqinjit të saj, më 24 shkurt. Moldavia nuk është as anëtare e NATO-s, as e Bashkimit Evropian.

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, është fuqishëm pro BE-së dhe mbështet Kievin në luftën kundër pushtimit rus, por paraardhësi i saj, Igor Dodon, i cili ka ende shumë mbështetës, ka qenë pro-rus.

Profesori Wolff thotë se komuniteti ndërkombëtar ka mënyra indirekte për ta mbrojtur Moldavinë.

“Strategji kryesore duhet të jetë mposhtja e Rusisë në Ukrainë. Në këtë kuptim, Perëndimi duhet t’i dyfishojë përpjekjet e tij për t’i dhënë Ukrainës gjithçka që i nevojitet, sa i përket mbështetjes ushtarake”.

“Aftësitë ushtarake të Rusisë janë zvogëluar në atë nivel, saqë çdo mbështetje shtesë që i jepet Ukrainës arrin ta zmbrapsë Rusinë. Unë shpresoj se kjo do ta mbajë [Rusinë] brenda Ukrainës dhe nuk do të kemi skenarin, ku Rusia arrin kufijtë e Moldavisë”, thotë Wolff.

Por, Thomas Graham, ekspert për Rusinë në Këshillin për Marrëdhënie me Jashtë, nuk është i bindur kështu. Duke folur për Exposenë, ai thotë se, sa më keq që gjërat të bëhen për Rusinë, aq më shumë do të rritet rreziku për përhapjen e konfliktit.

“Kjo [luftë] do të vazhdojë për disa muaj. Duhet të përgatitemi për një konflikt më të gjatë. Duhet ta pranojmë se, derisa konflikti vazhdon, rreziku i përshkallëzimit rritet. Në këtë pikë, ky konflikt është i kufizuar në Ukrainë. Por, nuk ka asnjë garanci se kështu do të jetë edhe pas gjashtë muajsh, apo pas një viti. Kjo është diçka për të cilën udhëheqësit perëndimorë duhet të përgatiten”, thotë Graham.

Sekretarja e jashtme britanike, Liz Truss – vendi i së cilës është një nga furnizuesit më të mëdhenj të Ukrainës me armë – ka thënë se Perëndimi duhet të dërgojë armë edhe në vendet tjera që kërcënohen nga Rusia dhe ka përmendur në mënyrë specifike Moldavinë.

Është koha për guxim, jo për kujdes. Ne duhet të sigurojmë që, krahas Ukrainës, edhe Ballkani Perëndimor dhe vende si Moldavia dhe Gjeorgjia kanë qëndrueshmëri dhe aftësi për të ruajtur sovranitetin dhe lirinë e tyre”, ka thënë Truss.

Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, ka thënë gjatë një vizite në Kishinjev më 4 maj se Bashkimi Evropian është duke konsideruar mbështetje shtesë ushtarake për Moldavinë, ashtu si edhe mbështetje logjistike dhe mbrojtje kundër sulmeve kibernetike.

Nëse Rusia kalon kufijtë e Ukrainës, parashikimi se ku do të ndalet është i vështirë. Pushtimi që ka nisur ajo më 24 shkurt, ka lëkundur rendin e pas Luftës së Ftohtë dhe ka dëshmuar qartë se presidenti rus, Vladmir Putin, i sheh kufijtë e Evropës si një mundësi për t’i rivizatuar, qoftë edhe me forcë. Perëndimi refuzon ndërhyrjen direkte midis Rusisë dhe Ukrainës, duke thënë se nga një veprim i tillë rrezikon të shpërthejë Lufta e Tretë Botërore.

Marrë nga REL.

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota maia sandu moldavi rusi maia sandu moldavi rusi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet