LIVE UPDATES
Bota

Dita e çlirimit të Europës: Lufta në Ukrainë hedh hije mbi Rusinë

8 Maj 2022, 10:39 Nga DOSJA

Në orët e 8 dhe 9 Majit mori fund Lufta e Dytë Botërore me kapitullimin e Gjermanisë hitleriane. Rusia e feston këtë si “ditën e fitores”. Por Putini po e përdor gjithnjë e më shumë 9 Majin për propagandë lufte. Dita e çlirimit. Dita e fitores. VE (Victory in Europe) Day. Fundi i Luftës së Dytë Botërore dhe fitorja mbi nacionalsocializmin ka shumë përcaktime. Në disa vende si në Francë apo Sllovaki ajo është ditë feste, në Gjermani ditë përkujtimore. Pas 12 vitesh të sundimit brutal të nazistëve, gati 6 vite luftë, 60 milionë viktima dhe 6 milionë hebrenj të vrarë sistematikisht më në fund u mposht sundimi nazist më 8 Maj. Kapitullimi i nazistëve festohet në ditë të ndryshme në varësi të ditëve të ndryshme të fundit të luftës. Gjeneralkoloneli Alfred Jodl, shef i shtabit të Wehrmachtit e nënshkroi kapitullimin me fuqitë perëndimore në natën e 6 deri 7 Majit 1945 në Reims. Por ajo hyri në fuqi më 8 Maj 1945.

Diktatori sovjetik, Jozef Stalin donte ta bënte këtë edhe njëherë në zonën e tij të pushtetit, kështu natën e 9 Majit gjenerali Wilhelm Keitel, kreu i kryekomandës së ushtrisë gjermane e vuri nënshkrimin e tij për kapitullimin në shtabin sovjetik në Berlin-Karlshorst. Për këtë arsye Rusia e feston këtë ditë më 9 Maj. Në Holandë dita e çlirimit festohet më 5 Maj, që shënoi edhe fundin e pushtimit gjerman. Gjermanisë, vendit që e organizoi këtë katastrofë iu desh shumë kohë për të gjetur një mënyrë përkujtimi të 8 Majit. Për popullsinë gjermane me kapitullimin filloi e ashtuquajtura “ora zero”. Askush nuk donte të hidhte më sytë pas. Dita simbolizonte dështimin dhe çlirimin, prandaj për republikën e re të pasluftës ishte e vështirë me sa duket në fillim të kuptohej kjo ditë. Kurse Republika e re Demokratike Gjermane, e cila zgjodhi rrugën sovjetike, e pa veten si shtet pasues antifashist dhe me këtë i iku përgjegjëse për Gjermaninë naziste. Disa vite madje 8 Maji ishte zyrtarisht ditë pushimi.

Problemet e gjermanëve me 8 dhe 9 Majin

Në Gjermaninë perëndimore shihej me frikë kjo ditë. Ishte Konrad Adenauer, kancelari i parë gjerman që kërkoi madje me këmbëngulje që kushtetuta gjermane të miratohej në 8 Maj 1949. Qendra për Edukimin Politik citon në një seri analizash nga një mbledhje, ku Adenauar ka thënë “se në të vërtetë për ne gjermanët është dita e parë e gëzuar që nga viti 1933. Ne duhet të fillojmë të numërojmë që nga kjo ditë dhe jo me kohën e kolapsit, pavarësisht se sa të rënda ishin vitet e kolapsit.” Ora zero në vend të përballjes me historinë. Presidenti gjerman, Richard von Weizsäcker nuk ishte i pari që e quajti në një fjalim historik atë ditë si “dita e çlirimit” nga sistemi nacionalist socialist i dhunës, por fjalimi i tij mbeti në kujtesë dhe në të njëjtën kohë ai u kujtoi gjermanëve detyrimin për t’u përballur me fajin individual dhe përgjegjësinë. Në vitin 2020, 8 Maji u shpall njëherë vetëm si ditë zyrtare feste, kurse çdo vit ai kujtohet si ditë përkujtimore.

Në Rusi dita e fitores, siç quhet në hapësirën postsovjetike kujtohet prej vitesh si ditë zie. Bashkimi Sovjetik humbi miliona qytetarë në Luftën e Dytë Botërore, kjo ditë e kujton edhe këtë humbje. Por prej disa vitesh Vladimir Putin e përdor gjithnjë e më shumë këtë ditë për qëllime të brendshme politike. Që në vitin 2022 një studim i Fondacionit Shkenca dhe Politika bën me dije se nën Putin historia sovjetike kujtohet gjithnjë e më shumë në mënyrë të njëanshme, për ta nxjerrë më të fortë regjimin aktual dhe për të krijuar një vijimësi me superfuqinë e dikurshme të Bashkimit Sovjetik. Nën Putinin filluan të zhvilloheshin sërish paradat pompoze të 9 Majit.

Instrumentalizimi i 9 Majit

Në paradën para një viti Putini tha se “Rusia mbron me konsekuencë të drejtën ndërkombëtare – Në të njëjtën kohë ne do të mbrojmë me forcë interesat tona kombëtare për të garantuar sigurinë e popullit tonë. Forcat heroike ruse, trashëgimtarë të ushtarëve të fotires janë garancia më e besueshme për këtë.” Putini propagandon imazhin e një perandorie të kërcënuar në traditën e Ushtrisë së Kuqe.

Këtij narrativi i shkojnë edhe deklaratat kohë para fillimit të luftës në Ukrainë, që në shkurt 2014. Putin e quajti Ukrainën atëherë “fashiste” duke konstruktuar kështu lidhjen me kohën e nazizmit. Eksperti për Rusinë, Ingo Manteufel e ndjek me vëmendje këtë zhvillim. “Putini dhe propaganda e shtetit rus e kanë bërë kapitullimin e Gjermanisë naziste më 9 Maj 1945 në një narrativ qendror për politikën aktuale të Kremlinit. Fitorja sovjetike kundër Gjermanisë naziste instrumentalizohet për të justifikuar luftën e filluar më 24 shkurt kundër Ukrainës. Me këtë 9 Maji e humb funksionin si kujtim hitorik për vuajtjen e miliona vetëve dhe është bërë një instrument propagandistik agresiv i Rusisë putiniste.”

Prej javësh flitet, nëse Putini këtë vit 9 Majin do ta shfrytëzojë për të shtuar propogandën e luftës kundër Ukrainës.Ekspertë si politikani i CDU, Roderich Kiesewetter i trembet një mobilizimi masiv me rekrutim të dhjetëra mijëra ushtarëve. Shërbimi sekret ukrainas paralajmëron se Putini do të zhvillojë një paradë ushtarake në Mariupol. Kështu 9 Maji nga një ditë përkujtimore kthehet në një ditë në shërbim të Putinit. Por jo vetëm ukrainasit, edhe rusët në vendet perëndimore duan të ngrihen kundër instrumentalizimit. Një aleancë e gjerë ka bërë thirrje për disa mitingje në Berlin që duan të kujtojnë me përgjegjësi këtë ditë dhe paqen.

Marrë nga DW

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota 9 maji dita e çlirimit të europës 9 maji dita e çlirimit të europës


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet