Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Bota
NATO kundër Zelenskyy-t: Nuk e pranojmë aneksimin e Krimesë nga Rusia
8 Maj 2022, 06:31Nga DOSJA
UKRAINË- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është shprehur se aleanca e ka kundërshtuar menjëherë ‘tërheqjen’ e presidentit ukrainas Zelenskyy rreth mundësisë për të hequr dorë nga Krimea që të arrihet marrëveshja e paqes me Rusinë.
“Anëtarët e NATO-s nuk do të pranojnë kurrë aneksimin e paligjshëm të Krimesë. Ne gjithashtu kemi kundërshtuar gjithmonë kontrollin rus mbi pjesë të Donbasit në Ukrainën lindore,”-tha ai.
Sipas repubblica, Jens Stoltenberg gjatë një interviste për mediat gjermani gjithashtu tha se NATO është e vendosur të ndihmojë Ukrainën edhe nëse duhen muaj apo vite për të mposhtur Putinin.
Stoltenberg beson se ofensiva ruse në Ukrainën lindore nuk është shpalosur ende për shkak të rezistencës në Kiev.
“Ne jemi dëshmitarë të një kontrasti të fortë midis forcave ruse dhe ukrainase, trupat ukrainase janë të guximshme dhe ata e dinë se për çfarë po luftojnë. Trupat ruse vuajnë nga morali i ulët dhe shumë nuk e dinë as për çfarë po luftojnë”-tha Stoltenberg.
Reagimi vjen, pas deklaratës së presidentit Zelensky të premten, ku ai tha se Ukraina është e gatshme të arrijë një marrëveshje paqeje, nëse Rusia tërhiqet në pozicionet përpara 23 shkurtit, duke lënë të nënkuptohet në këtë mënyrë që Kievi për momentin nuk do të kërkojë rikthimin e Krimesë, e aneksuar nga rusët në vitin 2014
(j.c)/dosja.al
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
UKRAINË- Presidenti i SHBA Joe Biden, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson dhe udhëheqës të tjerë të G-7 do të zhvillojnë një takim virtual ...
UKRAINË– Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se nëse presidenti amerikan Joe Biden do të vizitonte Kievin do të ishte një sinjal shu...
UKRAINË– 73 ditë luftë! Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të japin edhe 150 milion dollarë të tjera për të mbështetur ushtarakisht Ukrainën, e cila ...
KOSOVË- Dom Lush Gjergji, autor i 17 librave rreth Nënë Terezës thotë se vepra dhe jeta e saj ka një aktualitet të jashtëzakonshëm, megjithëse po bëhen 25 ...
UKRAINË- Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se ka dokumentuar 200 sulme në qendrat e kujdesit shëndetësor në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit ...
SHBA- Drejtori i CIA-s, William Burns, paralajmëroi të shtunën se presidenti rus Vladimir Putin ka vendosur shumë në fazën e dytë të luftës së tij në Ukrainë dh...
MAQEDONIA E VERIUT– Kërkesat e opozitës për zgjedhje të parakohshme parlamentare janë legjitime, por një synim i tillë nuk mund të arrihet përmes bllokimi...
UKRAINË– Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, tha se ai foli me homologun e tij në Angola se si lufta kundër Rusisë po ndikon në sigurinë glob...
KOSOVË– Në Kosovë gratë e mbijetuara të dhunës në familje kanë të drejtë qëndrimi në strehimore për gjashtë muaj. Veprimtarët e kësaj fushe thonë se ...
HAGË- Moderatori Blendi Fevziu ka shkuar në Hagë ku ka vizituar ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgin i akuzuar për k...