LIVE UPDATES
Aktualitet

ANALIZA: Sa të infektuar ka Shqipëria? Shembulli i familjes së infektuar që hedh dyshime

29 Prill 2020, 13:15 Nga DOSJA
ANALIZA: Sa të infektuar ka Shqipëria? Shembulli i familjes së

TIRANË– Prej ditësh i kishte ikur shija. Paralelisht kishte filluar të shfaqte temperaturë të lehtë, por simptomat erdhën duke u shtuar, duke u shoqëruar me kollë të thatë dhe dhimbje fyti.

Pas disa telefonatash me 127-ën, numrin e vënë në dispozicion nga autoritetet për ata që mendojnë se janë infektuar  me Covid-19, dyshimet iu konfirmuan edhe nga mjekët.

Ata i premtuan dërgimin e një ambulance për të bërë tamponin dhe i këshilluan të izolohej, por ajo nuk erdhi kurrë.  Me kalimin e ditëve, gjendja e 57 vjeçarit u rëndua. Ai është shumë nga pacientët që e kanë kaluar sëmundjen në shtëpi, me mjekime të lehta, por ndryshe nga pjesa tjetër, ai nuk llogaritet në shifrat zyrtare të qeverisë, sepse nuk ka mundur ta bëjë testin.

“Për një javë nuk jam mbushur dot me frymë”, i thotë ai Gazetës Si. “Nata ishte më e keqja. Çdo orë dilja në dritare të merrja frymë sepse bllokohesha.  Nga 127-ta më thanë që me siguri kisha koronavirus dhe nëse gjendja përkeqësohej do të më çonin në spital. Fatmirësisht nuk qe nevoja”, thekson ai.

57 vjeçari ka qënë në komunikim të vazhdueshëm më mjekët nëpërmjet telefonit, të cilët e këshillonin ç’duhet të bënte kur kishte vështirësi në frymëmarrje apo kollë të fortë. Por me përkeqësimin e gjendjes, u bë e vështirë që B.K të kujdesej për veten dhe bashkëshortja dhe fëmijët filluan ta ndihmonin, duke “thyer” karantinën e vogël brenda shtëpisë.

“Kisha ethe, dhimbje të forta fyti. Një natë nuk kam vënë gjumë në sy, nuk merrja dot frymë”, rrëfen ai.

Por dy ditë më vonë, 55-vjecari filloi të bëhej m mirë. Javën e dytë të sëmundjes simptomat i ishin lehtësuar i ra temperatura, iu lehtësua dhimbja e fytit dhe iu qetësua kolla.  Por shqetësimi i tij ishin bashkëshortja dhe dy fëmijët, të cilët kishin qëndruam prej ditësh në dhomë me të, për shkak të shqetësimit.  Në fund të javës së dytë, B.K ndihej, sic thotë ai, ‘njeri tjetër’.  Të bindur se ishin infektuar, edhe familjarët ishin të pritje që të “sëmureshin”.

Ka kaluar gati një muaj, por as bashkëshortja e 57 vjeçarit dhe as fëmijët e tij nuk kanë shfaqur asnjë simptomë. Ata nuk e dinë nëse janë infektuar, dhe nëse po a janë shëruar, pasi nuk e kanë bërë tamponin. Edhe pse janë të gjithë në gjendje të mirë shëndetësore, as ai dhe as familjarët e tij nuk dalë nga shtëpia, për të mos rrezikuar të tjerët. Zona ku ai banon, ( të cilën gazeta nuk po e specifikon për të mos rrezikuar zbulimin e identitetit të tij) është një nga vatrat e koronavirusit në Tiranë.

Rasti i 57 vjecarit dhe i familjes së tij ngre dy pyetje të rëndësishme në përhapjen e epidemisë në vendin tonë: numrin e të infektuarve dhe rastet asimptomatike.

Burime zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë, i thanë Gazetës Si, se numri i të infektuarve në Shqipëri mendohet të jetë të paktën më shumë se 3 mijë raste. Një pjesë e të infektuarve nuk shfaqin simptoma, duke e bërë të pamundur identifikimin. Ata cilësohen nga ekspertërt si “hallka e padukshme e zinxhirin epidemiologjik.”

Nëse janë infektuar, familjarët e B.K mund të janë në mesin e këtyre “hallkave”. Nëse 57-vjecari nuk do të shfaqte simptoma, e gjithë kjo familje nga Tirana do të vazhdonte të shkonte në punë, supermarket, apo farmaci, duke ua transmetuar virusin atyre rreth e rrotull.  Një i infektuar, ua ngjit virusin 4 ose 5 personave, por jo të gjithë ata arrijnë të izolohen në kohë nga mjekët.

Mjeku i njohur infeksionist Pëllumb Pipero i ka Gazetës Si një muaj  më parë në vendin tonë numri i të infektuarve kishte të ngjarë të jetë të paktën herë më i lartë, pasi një pjesë e të prekurve nuk shfaqin simptoma.

“E kam thënë me dhjetëra herë, madje i pari, që mbas çdo rasti të konfirmuar në rastin më të mirë fshihen 10-15 raste të pa zbuluara”, shprehet Pipero për Gazetën “Si”. “Këto raste nuk kanë manifestime klinike, por sigurisht janë pozitive dhe vazhdojnë të shpërndajnë virusin qetësisht”, thekson ai. Për mjekun e njohur prandaj është edhe jetësor testimi dhe gjurmimi i sa më shumë rasteve kontakti.

Mjekët në vijën e parë të betejës këmbëngulin se mënyra e vetme për izolimin e tyre në kohë është gjurmimi dhe testimi masiv, por ndjekja e kësaj strategjie ka qënë e vështirë jo vetëm në vendin tonë, por në mbarë botën. Deri në momentin që flasim Shqipëria ka 750 të infektuar dhe ka testuar rreth 7 mijë qytetarë. Megjithatë, kjo shifër është e pak më e ulët në krahasim me vendet e tjera në rajon. Në Maqedoninë fqinje, janë bëre rreth 15000 testime dhe janë zbuluar 1400 raste. Edhe pse nuk ka ndonjë provë të drejtpërdrejtë që lidh numrin e të testuarve dhe atyre të viktimave, kurba e epidemisë në vendet e fqinjë ka treguar se rastet rriten kur forcohet kapacitetit i testimit.

Rritja e testeve është duke u cilësuar basti më i mirë në botë për t’i dhënë fund masave të bllokimit të koronavirusit. Vendi ynë ka futur në qarkullim, së bashku me tamponat, edhe testimet seriologjike, për të kuptuar kush ka imunitet ndaj Covid-19 dhe kush jo. “Në fazën e dytë, ne do të dëshironim të zgjeronim testimin në të gjithë vendin për të gjetur ata që janë infektuar sa më shpejt të jetë e mundur dhe ata që kanë formuar imunitet,” tha para disa ditësh ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastilliu.

Deri më tani mungesa e tamponëve ka bërë që Shqipëria të testojë vetëm ata që tregojnë simptoma të rënda të koronavirusit,  për këtë arsye ata me simptoma të lehta ose pa simptoma nuk figurojnë në bilancin e të infektuarve. Për të rritur kapacitetin, Bashkimit Europian i ka dhuruar Shqipërisë 20 mijë teste për COVID-19. Kina po ashtu ka dhuruar 5 mijë teste.

Nëse B.K do të kishin filluar të shfaqte simptoma tani, ndoshta ai dhe familja e tij do të kishte mundësi të ishin testuar.  Por kjo familje e vogël nga Tirana, është ende në kohë për t’iu nënshtruar testimeve seriologjike, për të kuptuar nëse kanë fituar imunutet apo jo.

Marrë nga GazetaSI

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shiqperi koronavirusi ne shiqperi

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit