LIVE UPDATES
Insights

“Zonja Shahini duhet të kishit vepruar”, Arqimandriti: Fjalimi i ministres, agresiv dhe kërcënues

6 Qershor 2020, 12:12 Nga DOSJA
“Zonja Shahini duhet të kishit vepruar”, Arqimandriti: Fjalimi

TIRANË-Në vende si Norvegjia, Suedia, Anglia etj (ndër vendet e para në botë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe barazinë gjinore), ka ministri të dedikuara për këto grupe të brishta. Ndërsa, ne kemi disa drejtori me 2-3 specialistë që merren me këto cështje të rëndësishme si dhuna në familje, abuzimi seksual, ngacmimi seksual, edukimi gjinor e feminist kundër patriarkalizmit etj.

Kemi dëgjuar nga drejtues të rëndësishëm të shtetit shqiptar si dhe nga opozita kohë pas kohe e ngjarje pas ngjarje, dhe dje dëgjuam edhe Ministren e Arsimit e cila nga foltorja e Parlamentit deklaroi që jemi një shoqëri patriarkale. Atëherë pyetja ime e menjëhershme është çfarë plani keni ju zonja ministre e arsimit për të luftuar patriarkalizmin në Shqipëri?Asgjë nuk keni!? Se përndryshe do na e kishit thënë.

Fjalimi juaj në Parlamentin Shqiptar ishte i çudishëm, agresiv, kërcënues dhe denigrues ndaj organizatave të shoqërisë civile, pikërisht organizatave që mbrojnë të drejtat e vajzave dhe grave dhe kanë bërë e bëjnë një punë të jashtëzakonshme në mbarë vendin që pas viteve ‘90, me standarde të cilat jo gjithmonë përkrahen nga qeveritë për arsye nga më të ndryshmet, të cilat lidhen edhe me mentalitetin e ministrave/eve dhe qendrimeve të tyre politike.

Dëgjuam nga goja juaj që ju ishit shumë e trishtuar për secilin rast që nuk është arritur të parandalohet dhe pretenduat të jepnit fakte se pse nuk ishin parandaluar, por nuk dhatë asnjë. Më pas folët për disa pika protokolli dhe veprim të menjëhershëm, dhe mendova se do e keni bërë më në fund protokollin. Por jo, ju folët për një protokoll pasi ndodh rasti. Zonja ministre kur ngjarja ndodh, veprojnë organet kompetente si policia, prokuroria e më pas Gjykatat dhe jo MASR. Puna e MASR duhet bërë në avancë në kohë të qetë dhe me shumë kujdes.

Pastaj dëgjuam ca përsihatje për “krimin e pasionit” dhe ngacmimet që çdo grua e vajzë merr të paktën një herë në jetën e saj. Ajo që kuptova këtu ishte që s’kemi çfarë ti bëjmë meqe jemi kështu do presim dhe nga këto ngjarje. Desh vura duart në kokë, por ju folët përsëri mbi “përgjegjësinë institucionale për të ndryshuar kulturën në shkollë”. – Ah më në fund-thashë por jo u gabova sepse ju folët vetëm për përgjegjësinë individuale të secilit prej nesh.

Pra MASR, që ju drejtoni dhe qeveria vetë nuk ka përgjegjësi? Do ishte mirë të rreshtonit përgjegjësitë tuaja, punën që keni bërë e më pas të sulmoni. Pastaj ju folët për Grupin e Organizatave Jo-Qeveritare (OJQ) për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve. Ju urdhëruat që OJQ-të mos dalin në media e të mos flasin për rastin. Fjalime urrejtje për organizatat e shoqërisë civile dëgjojmë rëndom nga politikanët, por nuk ma mori mendja që edhe ju të flisnit me këtë gjuhë. Jemi ne që bëjmë thirrje, reagojmë që emrat e viktimave të mos përdoren në media. Por, ndërkohë ne duhet të flasim të gjithë për fenomenin.

Më pas edhe kërcënuat me kontrolle të fondeve dhe punës për organizatat partnere të qeverisë. Që Qeveria shqiptare mbështet organizatat e shoqërisë civile dhe ato që japin shërbime konkrete për viktimat e dhunës në famije apo dhunës seksuale bën shumë mirë dhe ky është detyrim ndërkombëtar e nuk është një fakt për kërcënim.

Organizatat e shoqërisë civile që mbështeten nga qeveria janë të pavaruara në veprimtarinë e tyre dhe mund e duhet ta ngrenë zërin kur shohin pasivitet të jashtëzakonshëm si në rastin e Ministrisë tuaj në trajtimin e rasteve të abuzimit seksual në shkolla. Këtë reagim kërkojmë nga ju zonja Ministre.

Ne prisnim që ju të flisnit për iniciimin e menjëhershëm (edhe pse të vonuar, nga rastet që kanë ndodhur të paktën që në janar 2019), të një udhëzuesi ligjor me veprim të menjëhershëm në lidhje me dhunën seksuale dhe ngacmimin seksual ndaj e midis fëmijëve në shkolla dhe kolegje.

Në shkollat shqiptare ju keni borde prindërish krejt pasivë, me emra prindërish me njohje në drejtori që janë thjesht në letër dhe nuk bëjnë asgjë tjetër veçse ca mbledhje fiktive. A e kontrolluat ju sa herë drejtori i shkollës kishte mbledhur bordin e prindërve në shkollën “Azem Hajdari” në Babrru? A e dini sa herë flasin këto borde prindërish për dhunën seksuale ndaj fëmijëve. Zero herë. Sepse po zero herë keni mbledhur ju drejtuesit e shkollave dhe u keni folur për këtë çështje veçanërisht.

Ajo që presim ne nga ju dhe që ju ftuam të reagonit është një protokoll ligjor për shkolla të shëndetëshme si dhe department të vecantë në ministri që të merret me çështjen madhore të patriarkalizmit, kulturën e ngacmimit të grave e vajzave, të dhunës ndaj tyre, kulturën e përdhunimit e jo fjali tek tuk.

Në fund fare ju thatë se doni të “që të parandalojmë ngacmimin, abuzimin, dhunën dhe diskriminimin e fëmijëve, grave dhe grupeve të brishta, duhet që secili nga ne të punojë për të luftuar sistemin patriarkal që denigron grupet e brishta dhe mundëson abuzimin”.

Po bëjeni pra, se ty ta kanë vënë festen mbi kokë ta bësh këtë gjë që nga janari 2019. Keni patur plot kohë e raste të reflektosh e të merrni masa për zhdukjen e dhunës seksuale në mjediset e shkollës. Këtë fushatën informuese duhet ta kishe nisur me kohë, sepse me thënë të vërtetën nuk kemi kohë fare të dëgjojmë fjalime patetike, gjuhë urretje dhe kërcënime.  Ne dhe ata që ju erdhën dje përpara ministrisë duan të dëgjojnë hapat që do merrni, punët që do bëni, afate kohore, buxhetet përkatëse, konsultimet me bazë të gjërë me ata që punojnë në ballë të punës e në këtë rast edhe OJQ-të.

Ju sugjeroj të merrni shembull të homologëve në vendet e zhvilluara ku një ministër/re në kohën e limituar që ka në dispozicion, merr masa mbi masat ekzistuese që fëmijët të mos bien pre e dhunës seksuale në shkolla apo jashtë saj.

Jemi në pritje të veprimeve konkrete për të vendosur shinat mbi të cilat do të formohet brezi i ri i këtij vendi, jo nga pikpamja shkencore por morale dhe krijimi i mundësive që të rriten pa trauma shëndetësore e mendore të përmasave të tilla.

Marrë nga bitchmagazine

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog besa shahini mirela arqimandriti besa shahini mirela arqimandriti

Sondazh

Poll
Insights 5 Qershor 2020, 09:12

TIRANË- Kryeministri Edi Rama pretendoi dje se nuk ka premtuar një paketë të tretë ekonomike. I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, Rama tha se po keqcitohe...

Insights 3 Qershor 2020, 11:51

Tregim: I vdekur, pa varr…

Ishte fundi i Gushtit. Vapa përvëluese, shoqëruar me një duhmë ajri të nxehtë, ngrihej nga kalldrëmet e gurta të qytetit dhe futej brenda shtëpisë sime, sikur d...

Insights 30 Maj 2020, 10:06

Druri ka dalë nga Xheneti…Kush të Rreh të Do!

“Druri ka dalë nga xheneti” – thonë disa, duke hymnizuar dhunën. Si fëmijë, kur haja ndonjë pesçe turinjve nga mësuesi dhe i ankohesha prindërve, (ngaqë ...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës