LIVE UPDATES
Ekonomi

Analiza e BSH: Bankat nuk do të kenë ndikime direkte nga lufta në Ukrainë

4 Maj 2022, 06:25 Nga DOSJA
Analiza e BSH: Bankat nuk do të kenë ndikime direkte nga lufta në

Banka e Shqipërisë vlerëson se bankat që veprojnë në Shqipëri nuk pritet të ndjejnë një ndikim të rëndësishëm nga zhvillimet e lidhura me luftën në Ukrainë. Në vijim të agresionit ushtarak rus në Ukrainë dhe sanksioneve që po ndërmarrin vendet e Perëndimit ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, Banka e Shqipërisë ka kryer një analizë për të vlerësuar ndikimin e mundshëm të këtyre zhvillimeve ndaj bankave që operojnë në Shqipëri. Në teori, ky ndikim do të kishte si kanal transmetimi ekspozimet eventuale ndaj subjekteve ruse, ukrainase apo edhe bjelloruse.

Si ekspozim mund të konceptohet prania e bankave me kapital nga këto vende në Shqipëri, prania e aktiveve apo pasiveve që mbahen në bilancin e një banke që operon në Shqipëri, ndaj subjekteve ruse, bjelloruse apo ukrainase, prania e filialeve të bankave që veprojnë në vendin tonë, në shtetet e përfshira dhe ndërlidhja për shkak të marrëdhënieve të pronësisë me banka ose institucione të tjera financiare që kanë ekspozime në këto vende.

Në Shqipëri nuk veprojnë banka me kapital që kontrollohet nga subjekte juridike apo fizike me origjinë ruse, bjelloruse apo ukrainase. Mbështetur në të dhënat e plota të raportuara nga bankat deri në fund të janarit 2022 dhe në vijim të komunikimeve operative të ditëve të fundit, rezulton që sektori bankar kishte një ekspozim në anën e aktivit të bilancit, i cili llogaritet sa 0.34% e vlerës së aktiveve të sektorit bankar ose 3.4% e vlerës së kapitalit aksionar.

Sipas Bankës së Shqipërisë, provigjionimi eventual i kësaj vlere nuk ndikon në mënyrë të rëndësishme gjendjen e kapitalit dhe atë të likuiditetit të sektorit bankar. Secila bankë që operon në Shqipëri nuk ka detyrime të përfillshme ndaj subjekteve ruse, bjelloruse apo ukrainase.

Bankat që operojnë në Shqipëri nuk kanë degë apo filiale të tyre në Rusi, Bjellorusi apo Ukrainë.

Ndërkohë, disa nga grupet bankare evropiane që kanë filiale në Shqipëri, kanë degë apo filiale në Rusi, Bjellorusi apo Ukrainë, por edhe ekspozime të bilancit apo marrëdhënie pronësore me subjekte fizike dhe juridike ruse. Megjithatë, analiza e Bankës së Shqipërisë tregon se aktualisht gjendja financiare e këtyre grupeve bankare europiane është mjaft e mirë, duke ofruar një rezistencë të fortë ndaj goditjeve eventuale që burojnë nga struktura e grupit.

Gjithashtu, struktura e kapitalit të këtyre grupeve bankare evropiane nuk duket se paraqet ndonjë varësi kritike ndaj aksionarëve me origjinë ruse apo bjelloruse. Instrumentet në dispozicion të autoriteteve mbikëqyrëse europiane mundësojnë ndryshimin e shpejtë të strukturës së aksionarëve në rast nevoje dhe ruajtjen e qëndrueshmërisë financiare të institucionit.

Gjatë muajit mars 2022, vetë grupet bankare kanë dhënë vlerësime lidhur me ndikimet që mund të rrjedhin nga luftimet në Ukrainë dhe sanksionet e vendosura ndaj subjekteve ruse apo bjelloruse. Me gjithë vështirësitë objektive për të zhvilluar veprimtarinë në Ukrainë, grupet bankare vlerësojnë se ndikimi negative është aktualisht i përballueshëm. Arsyet lidhen kryesisht me vlerat e ulëta të ekspozimit neto të bilancit, mungesës së një ndërlidhjeje të rëndësishme duke qenë se filialet e zonës së konfliktit mbështeten thelbësisht në burimet vendase dhe veprimeve korrektuese që grupet bankare kanë ndërmarrë deri tani.

Për bankat që operojnë në Shqipëri dhe që janë filiale të këtyre grupeve bankare, ndikimet që mund të rrjedhin nga struktura e grupit vlerësohen të kufizuara. Këto banka janë të mirëkapitalizuara, gjenerojnë fitim, janë likuide dhe mbështeten në burime financiare të subjekteve juridike dhe fizike shqiptare.

Ndaj, në tërësi, vlerësohet se bankat që veprojnë në Shqipëri nuk pritet të ndjejnë një ndikim të rëndësishëm nga zhvillimet në Ukrainë dhe sanksionet e vendosura ndaj subjekteve juridike e fizike ruse dhe bjelloruse.

Gjithsesi, situata është ende në zhvillim, ndaj Banka e Shqipërisë shrehet se do të jetë e angazhuar maksimalisht për monitorimin dhe vlerësimin e ndikimit të zhvillimeve mbi sektorin bankar. Sipas Bankës së Shqipërisë, kuadri i instrumenteve monetarë, prudencialë dhe të ndërhyrjes së jashtëzakonshme, mbetet i përshtatshëm për të ruajtur stabilitetin e sistemit financiar./MONITOR

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

ekonomi ekonomi banka e shqipërisë ukraine banka e shqipërisë ukraine

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet