LIVE UPDATES
Aktualitet

Analiza e BIRN: SPAK, si mjet shantazhi për frikësimin e gazetarëve! Vendimi për sekuestro ndaj Lapsi.al, kërcënim serioz

21 Prill 2021, 05:44 Nga DOSJA
Analiza e BIRN: SPAK, si mjet shantazhi për frikësimin e

Vendimi i Gjykatës së Posaçme për të miratuar një kërkesë të SPAK për sekuestrim të kompjuterëve, celularëve dhe çdo paisje elektronike të redaksisë së Lapsi.al, shihet prej ekspertëve të jurisprudencës mbi mediat, si përpjekje për frikësim të gazetarëve dhe në shkelje të drejtave të njeriut dhe vendimeve të Gjykatës së Strasburgut.

“Ndërhyrja e prokurorisë dhe gjykatës në të drejtën e Lapsi.al që të raportojë për një çështje që është qartësisht në interes të publikut është tentimi i radhës i pushtetit që të frikësojë mediat”, i tha BIRN Flutura Kusari, këshilltare Ligjore pranë Qendrës Europiane për Liri të Shtypit dhe Medias.

Të dielën në 18 prill, gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Iliriana Olldashi miratoi një kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, SPAK, në të cilën kërkohet sekuestrimi i paisjeve elektronike të redaksisë së Lapsi.al.

Vendimi u mor pas fillimit formal të hetimeve dhe kallëzimit të Partisë Demokratike, pas publikimit të informacionit mbi një databazë që besohet se është krijuar nga Partia Socialiste dhe që përmban emrat e 910 mijë votuesve të qarkut Tiranë, krahas të dhënave të shumta personale.

Hetimet për databazën, që sugjeron një rrjedhje masive të të dhënave personale të qytetarëve nga institucionet shtetërore drej PS-së, janë fokusuar tek gjetja e burimit të gazetarëve.

“Në vend që prokuroria të hetojë shkeljen e privatësisë nga ana e Partisë Socialiste, ata tentojnë që të frikësojnë gazetarët dhe burimet,” tha Kusari duke komentuar kërkesën e prokurorisë dhe vendimin e gjykatës.

Sipas Kusarit përpjekjet për të zbuluar burimet e gazetarëve të Lapsi.al janë në kundërshtim flagrant me standardet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Ajo shprehet se pa burime nuk do të kishte gazetari, ndërsa shton se publikimi i investigimit mbi databazën ishte një shërbim të interesit publik.

“Falë tyre, publiku në Shqipëri ka kuptuar për cënimin më të rëndë të privatësisë në historinë e re të saj,” theksoi ajo.

Në vendimin e saj Gjykata e Posaçme ka pranuar arsyetimin e prokurorisë që këmbëngul në vënien në dispozicion të databazës, duke e cilësuar këtë të domosdoshme për hetimin.

Avokati Dorjan Matlija, drejtues i Qendrës Respublica, i tha BIRN se ky arsyetim i gjykatës ishte i gabuar.

“Prokuroria kishte mundësinë të hetonte në mënyra ta tjera dhe në rrugë të tjera, për të zbardhur rrethanat, për interesat e kallëzimit të Partisë Demokratike, kundër kryeministrit e të tjerëve”, tha Matlija.

Ai shtoi se para se të miratojë kërkesën e prokurorit gjykata duhet të marrë në konsideratë mbrojtjen e burimit, një detyrim që rrjedh prej një sërë vendimesh të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Në vendimin e fundit të kësaj natyre i bërë publik në prill të këtij viti – Sedletska kundër Ukrainës, GJEDNJ arsyeton se një urdhër që mund të zbulojë burimin e gazetarit mund të lëshohej vetëm nëse do ishin ezauruar të gjitha mundësitë e tjera për të kryer hetimet.

Matlija thotë se kjo në këtë rast nuk ka ndodhur, ndërsa shton se në vend kishte raste të ngjashme kur gjykata e kishte refuzuar kërkesën e prokurorisë pikërisht me arsyetimin se hetimi kishte mënyra të tjera për të gjetur shkeljen penale nëse një të tillë ekziston.

Avokati shtoi se vendimi kishte shkelje të tjera, pasi gazetarët nuk ishin njoftuar dhe nuk u ishte dhënë mundësia të arsyetonin qëndrimin e tyre. Ai tha se masa po ashtu ishte jopropocionale dhe mund të cënonte më shumë se një burim informacioni.

“Rrezikon edhe ta mbyllësh praktikisht median se po i merr mjetet e punës, po e sekuestron,” theksoi Matlija.

Botuesi i Lapsi.al Andi Bushati i tha BIRN se Prokuroria e Posaçme nuk kishte ndërmarrë akoma veprime ndaj tyre. Bushati tha se u ishte lënë kohë dy-tre ditë me marrëveshje me gojë që ata të mund të konsultoheshin me avokat. Ai tha se Lapsi.al e kishte ankimuar në apel vendimin e gjyqtares Olldashi.

Në ankim Lapsi.al i kërkon gjykatës të shfuqizoi vendimin për sekuestro, duke arsyetuar ndër të tjera se prokuroria kishte një sërë mjetesh të tjera në dispozicion për të hetuar çështjen “pa cënuar mbrojtjen që i jep ligji dhe Konventa Europianë e të Drejtave të Njeriut burimeve të informimit të gazetarit profesionist”.

Në ankim po ashtu thuhet se dukej që “prokuroria ka orientuar hetimet deri në këtë fazë vetëm në identifkimin e burimit të informacionit”, ndërsa nuk janë pyetur të identifikuarit si “patronazhistë” apo persona të tjerë që mund të kishin dijeni për databazën.

Bushati i tha BIRN se shihte një sfond politik pas veprimeve të Prokurorisë së Posaçme.

“Veprimet e gjykatës dhe prokurorisë janë të ngjashme me ato të lakejve të nënshtruar ndaj partisë në pushtet”, tha ai, ndërsa i akuzoi institucionet e drejtësisë se sheqetësoheshin të gjenin atë “që ka tradhëtuar nënën parti” dhe jo ato që kishin grabitur të dhënat.

Ndërko Kusari i tha BIRN se Qendra Europiane për Liri të Shtypit dhe Medias do të sigurohej që situata të bëhej e njohur për partnerët ndërkombëtarë.

“Shpresojmë që do të ketë trysni ndërkombëtare që të ndalet presioni ndaj mediave,” përfundoi ajo.

BIRN

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet andi bushati armand shkullaku birn investigimi i lapsi.al lapsi.al andi bushati armand shkullaku birn investigimi i lapsi.al lapsi.al

Sondazh

Poll
Aktualitet 20 Prill 2021, 21:03

TIRANË– Ndriçim Jonuzi (Tahiri), autori i plagosjes së Bledar Okshtunit në Kavajë, është një votues i Partisë Socialiste. Dosja.al, bazuar në të dhë...

Aktualitet 20 Prill 2021, 20:47

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka kujtuar veprat e dëshmorit të atdheut Arjan Sala dhe policit Shkelzen Tafa, të cilët kanë shpëtuar jetë. Një një shkrim në ...

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari