All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Analiza: A do të ketë zgjedhje para zgjedhjeve në Serbi?

10 Mars 2021, 07:18 Nga DOSJA
Analiza: A do të ketë zgjedhje para zgjedhjeve në Serbi?
All - Paragraf - 1

Ithtarët e idesë besojnë se me këto zgjedhje opozita do të arrinte një komunikim më të mirë me votuesit dhe do të zgjonte interesimin e tyre për pjesëmarrje në jetën politike. Paraardhësit e kësaj ideje i gjejnë në zgjedhjet paraprake amerikane (primaries), por më afër Serbisë është veprimi i opozitës në Hungari, e cila arriti të fitojë kryeqytetin hungarez Budapestit, pasi u dakordua për një kandidat të përbashkët. Në Serbi, ideja e zgjedhjeve para zgjedhjeve është përqendruar tek kandidati për kryetarin e bashkisë në Beograd, megjithëse po flitet edhe për një kandidat të përbashkët të opozitës për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Ide e mirë por vështirë e realizueshme

Opozita është ende mjaft e heshtur për këtë ide. Shumica e të interesuarve pajtohen se kjo është një ide e mirë, por nga ana tjetër ka zëra që thonë se opozita duhet të merret më shumë me kushtet e zgjedhjeve, sesa me këtë ide. Megjithëse rasti i Hungarisë është një shembull i mirë, vëmendja tërhiqet gjithashtu nga ndryshime të rëndësishme: kryetari i bashkisë së Budapestit u zgjodh drejtpërdrejt dhe partitë e opozitës që nuk ishin të kënaqur me kandidatin e atëhershëm nuk emëruan kandidatin e tyre.

“Gjëja kryesore është se kundërshtari i kandidatit opozitar në zgjedhjet e Beogradit do të jetë në fakt vet presidenti Aleksandar Vuçiq, i cili do të jetë bartësi i listës, e jo kandidati për kryetar bashkie i Beogradit, Goran Vesiq, Zoran Radojiçiq apo dikush tjetër nga Partia Përparimmtare Serbe (SNS)”, thotë për DW, politologu Boban Stojanoviq.

Shumë analistë nënvizojnë se pjesëmarrja në zgjedhjet para zgjedhjeve në Hungari ka qenë shumë e ulët. Por opozita serbe mund të mësojë nga ky shembull dhe duhet të kuptojë sa i rëndësishëm është bashkimi. “Unë mendoj se në vend të bashkimit ekziston rreziku që opozita të përçahet edhe më shumë, sepse për suksesin e një ideje të tillë është e nevojshme të punojmë së bashku, të bëjmë një marrëveshje për mos-sulmime, e në këtë moment nuk e shoh opozitën të jetë e aftë ta bëjë këtë“, thotë Boban Stojanoviq.

Promovimi i kandidatëve të rinj

Drejtori ekzekutiv i CESID-it Bojan Klaçar beson se përpjekja për të gjetur një kandidat të përbashkët të opozitës mund të çojë vetëm në ndarje edhe më të mëdha brenda opozitës.

“Në vend të kësaj, nëse realizohet kjo ide, ato duhet të përdoren për të promovuar disa njerëz të rinj. Pra, po flas për shumicën. Përveç kësaj, këto zgjedhje duhet të shërbejnë për të motivuar dhe mobilizuar votuesit. Por, gjëja më e rëndësishme është që këto zgjedhje duhet të jenë të organizuara në mënyrë të shkëlqyeshme. Nëse nuk është kështu, kjo vetëm mund të dekurajojë edhe më shumë votuesit e opozitës dhe të çojë në një rezultat edhe më të keq të opozitës”, thotë Klaçar.

Dallime e (pa)kalueshme

Mundësia që disa parti të opozitës të mos pranojnë rezultatet e zgjedhjeve paraprake të kandidatëve, me shpjegime të ndryshme, përmendet edhe si një rrezik i mundshëm. “Specifika e skenës politike serbe, dhe një rrezik shtesë, është se këtu ka parti të cilat zyrtarisht i takojnë opozitës, por janë të afërta me pushtetin”, thotë Klaçar.

“Kur flasim për opozitën serbe, kemi në mendje të paktën njëzet, në mos më shumë parti, të cilat kanë dallime shumë të mëdha mes tyre në raport me qeverinë. Ne kemi parti që janë më të përcaktuara për nivelin nacional e patriotik, si dhe parti me orientim evropian. Ndaj zgjedhje të tilla para zgjedhjeve janë një sfidë shumë e madhe”, tërheq vëmendjen drejtori ekzekutiv i CESID.

Sabotimi i pushtetit

Shtrohen po ashtu disa pyetje teknike, si për shembull, nëse listat zyrtare të votuesve mund të përdoren për zgjedhje të tilla joformale dhe cilat janë aftësitë logjistike të opozitës për të organizuar vendvotime për përcaktimin e kandidatëve. Për më tepër, është mjaft e sigurt që qeveria sigurisht nuk do të rrinte duarkryq dhe me qetësi të vëzhgonte parazgjedhjet e opozitës. Vetëm mund të paramendosh, se cilat janë metodat për sabotimin e zgjedhjeve të tilla nga ky pushtet, i cili reagon madje edhe ndaj mesazheve në Twitter, e të mos flasim për zgjedhje që mund ta rrezikojnë pushtetin”.

Bashkëbiseduesi ynë beson se pjesëmarrja në zgjedhje të tilla do të ishte shumë e vogël. Sipas tij, në Beograd nuk do të votonin as 5.000 njerëz, e në të gjithë Serbinë ndoshta 6.000 më shumë. Ideja është me të vërtetë e mirë, pohon Stojanoviq.

“Por në një situatë, kur ju keni një parti hegjemonike, kur opozitës i mungon ideja e unitetit si në Hungari, në një vend ku më i sigurt është të jesh kriminel sesa aktivist i opozitës, unë me të vërtetë mendoj se kjo ide është e parealizueshme. Mendoj se opozitën do ta dëmtonte më shumë sesa do t’i sillte dobi”.

Marrë nga DW

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni bojan klaçar serbi zgjedhjet në serbi bojan klaçar serbi zgjedhjet në serbi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale