LIVE UPDATES
Bota

Analisti për Ballkanin Florian Bieber: Serbia do të ketë avantazhe edhe pa njohjen e Kosovës

9 Shtator 2020, 05:41 Nga DOSJA
Analisti për Ballkanin Florian Bieber: Serbia do të ketë

Deutsche Welle: Në Kosovë e në Shqipëri marrëveshja ekonomike e Uashingtonit u përshëndet më së shumti si një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. A mendoni edhe ju kështu?

Prof. Florian Bieber: Më duhet të them, se marrëveshjen në Uashington nuk e shoh si hap të madh në ndonjë drejtim. Nuk e shoh as si sinjal të rëndësishëm për përmirësimin e marrëdhënieve e as në drejtim të njohjes së Kosovës. Në fund të fundit në marrëveshje, që në tërësi nga ana përmbajtësore nuk ka shumë thelb, gjenden shumë pak hapa. E vetmja gjë që për Kosovën është një sinjal pozitiv, është njohja nga ana e Izraelit, e para njohje e madhe e rëndësishme që prej një kohe të caktuar. Kurse hapat e tjerë që prekin marrëdhënien Kosovë-Serbi janë më shumë të një natyre simbolike, apo pika që ndërkohë që prej muajsh apo vitesh ka pasur ujdi nga të dyja palët. Mungon qartësia, mungon substanca, dhe nuk mund të them që kjo marrëveshje më bën optimist.

Gjermania e Bashkimi Europian nuk duket se janë shumë entuziast pas marrëveshjes për të cilën nuk pati ndonjë bashkëpunim. A e sheh BE-ja atë më shumë si një listim dëshirash, se sa marrëveshje reale?

Problemi që kemi në dialogun me Kosovës dhe Serbisë, ndërkohë që prej gati 10 vjetësh, është se deklaratat, dëshirat apo në dukje ujditë kanë qenë të një niveli deklarativ. Ky ka qenë edhe problemi i ndërmjetësimit të BE-së deri më tani, që deri më tani asnjëra nga palët nuk u shkrua në letër qartë, se çfarë duhet bërë saktësisht, dhe kur ka ardhur puna tek zbatimi, gjithmonë ka pasur grindje, gjë që ka çuar për shembull aty, që tani në marrëveshjen e Uashingtonit sërish përmendet njohja e diplomave, megjithëse kjo që para disa vitesh është ndërmjetësuar nga ana e BE. Në fakt nuk ecet përpara, sepse interpretimi u lihet të dyja palëve dhe secila e interpreton sipas mënyrës së vet.

Megjithatë Kosova dhe Serbia u takuan në Bruksel të hënën (07.09) në nivel të lartë madje për vazhdimin e dialogut. U prekën edhe tema të reja si ajo e asociacionit të komunave serbe, çështja e të zhdukurve, pronat, financat. A është Brukseli nën presion tani të ofrojë një rezultat konkret pas marrëveshjes së Uashingtonit?

Sigurisht që e gjithë përpjekja amerikane, me iniciativën e Grenellit, emërimin e tij si ndërmjetësues i posaçëm ka bërë që BE të jetë më shumë nën presion, dhe madje ka reaguar pak më shpejt, megjithëse do thoja ende shumë ngadalë. Por takimi i tanishëm është pjesë e procesit të ri të Brukselit, përpjekjë që Miroslav Lajçak të ngrejë tani me ngadalë një proces, por të strukturuar mirë, të shpresojmë. Ky proces nuk orientohet si SHBA nga deklarime afatshkurtra të nivelit të lartë, por përpiqet të trajtojë temat e rëndësishme që kanë mbetur të hapura.

Si e shikoni qasjen e SHBA-së, që quhet si qasje ekonomike, a mund të jetë ajo një impuls për afrimin politik, që BE nuk e ka arritur në këto afër 10 vjet ndërmjetësim?

Jam fillimisht skeptik, se nuk shoh shumë në atë marrëveshje, për sa i përket marrëdhënieve ekonomike. Bëhet fjalë për infrastrukturë, komunikim, por shkëmbim ekonomik të vërtetë, integrim, shoh shumë pak në këtë marrëveshje. Sigurisht bashkëpunimi ekonomik do vlerësuar pozitivisht, nëse ai vërtet do ecë përpara, por nuk duhet pritur, që ai të çojë automatikisht në një afrim politik. Ju kujtoj, se Greqia për shumë vite ishte investitori kryesor në Maqedoninë e Veriut, marrëdhëniet ekonomike ishin shumë të ngushta, e megjithatë vështirësitë politike mbetën. Nuk duhet besuar naivisht, se vetëm bashkëpunimi ekonomik automatikisht çon në çtensionimin e marrëdhënieve politike.

Po a nuk është një impuls shtesë, që mund t’i ndihmojë edhe BE-së të ecë përpara me procesin?

Natyrisht përmirësimi ekonomik nuk është gjë e keqe, çdo lloj lidhjeje e kontakti mes vendeve është pozitiv. Problemi që shoh është se fjalimet për bashkëpunimin ekonomik përfundojnë me atë që thuhet, se po krijojmë lidhje hekurudhore, ajrore që ose janë në realitet, ose ende jo. Kur flet për bashkëpunim bëhet fjalë për më shumë, si qëndron puna me produktet, jo vetëm heqjen e doganave ndëshkuese, por si do veprohet me produktet e Kosovës në Serbi. Nuk duhet harruar, se në radhë të parë këto vende tregtinë e produktet i kanë në një drejtim tjetër. Pra as Kosova dhe as Serbia nuk do përfitojnë kushedi sa shumë, nëse kanë më shumë kontakte ekonomike. Duhet menduar më gjerë, për kontakte të tjera, shkëmbimin mes të rinjve, për nivel shkëmbimi në shoqërinë civile, mes intelektualëve, universiteteve, shkollave. Elitat politike kanë frikë nga një shtrirje në nivel të gjerë, është përshtypja ime, sepse ato mund të humbasin kontrollin për këtë proces.

Qoftë në takimet në Uashington apo Bruksel – për palën kosovare është e qartë dhe ka vetëm një qëllim, njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë, edhe marrëveshja e tanishme shihet në këtë kontekst. Për Serbinë çështja e njohjes së Kosovës as që nuk shtrohet. Më larg se kaq, nuk ka si të jetë. Çfarë do të thotë atëherë kjo retorikë?

Të dyja palët kanë qëllime të ndryshme. Për Kosovën është e qartë që njohja është qëllimi më i rëndësishëm. Për Serbinë qëllimi është që të shtyjnë sa më shumë një njohje, sepse për Serbinë në dialog në radhë të parë bëhet fjalë, që të shihet pozitivisht nga jashtë. Serbia nuk fiton shumë nga një zgjidhje e problemit. Cilat janë avantazhet atëherë…e vetmja gjë që mund të fitojë Serbia janë avantazhe në drejtim të marrëdhënieve me BE apo SHBA. Për Serbinë ideale do ishte, të fitojë këto avantazhe edhe pa rënë dakord për njohjen e Kosovës. Në një kohë që Kosova është më e bllokuar, nga mohimi serb i njohjes.

E çfarë do ta ndërpriste këtë strategji shtyrjeje?

Kjo mund të ndërpritej, kur të bëhet e qartë, që shtyrja nuk mund të vazhdojë përjetësisht si taktikë tërhiq e mos e këput. Deri më tani BE ka qenë zemërgjerë e jo shumë kritike ndaj kësaj taktike shtyrjeje, dhe është mbajtur me premtime nga Vuçiçi, duke besuar, se dikur ai do të ishte në gjendje apo do ishte i gatshëm që të nënshkruajë një marrëveshje. Nga BE duhet njëherë që të vijë një sinjal i qartë – ose ka një marrëveshje që përmban njohjen, de jure apo de facto nga ana e Serbisë, ose ne nuk e shohim si realiste për Serbinë një proces anëtarësimi në BE. Ky mesazh i qartë i BE dikur do të bëhet i nevojshëm. Kësaj i shtohet që gjendja demokratike në Serbi në muajt e fundit është përkeqësuar.

BE e përshëndeti njohjen e Kosovës nga ana e Izraelit, kurse për zhvendosjen e ambasadës së Serbisë apo Kosovës në Jeruzalem pati një paralajmërim nga ana e BE, se kjo mund të minojë procesin e anëtarësimit në BE. A vendosen këto vende kështu në një dilemë mes SHBA-së dhe BE-së?

Të dyja këto vende janë vendosur vetë në një dilemë në mes SHBA dhe BE-së, duke iu ekspozuar kështu prioriteteve të ndryshme. Kjo nuk është e re për Serbinë që është ndërkohë në këtë pozicion, mes BE dhe Kinës apo BE dhe Rusisë. E re është se në këtë rast bëhet fjalë për SHBA. Për Kosovën është diçka e re, por edhe aty mund të thuhet, jo pa kufi, se edhe Kosova në të shkuarën në politikën e jashtme është përpjekur gjithmonë të orientohet nga SHBA. Kjo tregon më shumë diferencat mes SHBA-së dhe BE-së. Por për të dyja vendet do thoja, se kjo është një çështje që vendoset në nëntor. Zhvendosja në Jeruzalem do të mbetet relevante, nëse në zgjedhjet presidenciale, Donald Trump rizgjidhet president i SHBA, nëse ai humbet, motivimi i Serbisë është shumë më i vogël. Për Kosovën është diçka tjetër, se Izraeli mund të kërcënojë me tërheqjen e njohjes, nëse Kosova nuk e çon ambasadën në Jeruzalem.

Florian Bieber është profesor i historisë së Europës Juglindore dhe Politikës në Universitetin e Gracit, Austri, profesor në projektin “Jean Monet Chair” për Europianizimin e Europës Juglindore. Ai drejton Qendrën për Studimet e Europës Juglindore në Grac.

Marrë nga DW 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni florian bieber kosova serbia florian bieber kosova serbia

Sondazh

Poll
Bota 8 Shtator 2020, 18:54

KOSOVË- Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti ditën e sotme në një postimq ë ka bërë në rrjetet sociale është shrpehur se nëse ai do të vijë në pushtet nuk ...

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit