Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Sonte në Amfiteatrin e Tiranës do të luhen këngët më të bukura të dashurisë nga vitet 1960 deri në fund të viteve ‘90. Një plejadë e mrekullueshme këngëtarësh, në bashkëpunim me artistë më të rinj, por edhe emrat më të njohur të muzikës së ditëve tona, do të sjellin hitet e atyre viteve për të gjithë nostalgjikët.
Pak para koncertit, ata u pritën në një takim nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ftoi qytetarët që, duke respektuar protokollet e sigurisë dhe distancën, të jenë të pranishëm në këtë festë të muzikës së bukur.
“Jam shumë i lumtur që në darkë, pas një dite të lodhshme pune, do ta mbyllim tek Amfiteatri i Liqenit me Bashkim Alibalin e madh, me Luan Zhegun, me Irma Libohovën, me Liljana Kondakçiun, me këngët e gjeneratës së tyre dhe këngët e tyre, por edhe me këngë të vjetra të miksuara, që i dedikohen shumë artistëve të cilët, ose nuk janë më mes nesh, ose jetojnë jashtë vendit. Fatmirësisht, tek Amfiteatri kemi mundësi ta ruajmë distancën sociale, por edhe mund të shpërndahemi në të gjitha rrethinat përreth amfiteatrit për këngët e dashurisë, për këngën shqip, për atë që kemi më shumë nevojë në këto kohë. Patjetër, kemi nevojë për infrastrukturë në qytet, për investime, por kemi nevojë edhe për kulturë për shpirtin”, tha Veliaj.
Teksa i siguroi qytetarët se do të kalojnë një mbrëmje magjike, këngëtari i njohur, Bashkim Alibali, i ftoi që ta ndjekin këtë shfaqje të bukur. “U them të gjithëve, ejani sepse na ka marrë malli për ju. Edhe juve besoj ju ka marrë malli për ne. Sonte në orën 20:00 takohemi në shfaqjen që do të japim për ju”, tha ai.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHKODËR-Një qen i rracës, “Rotvajler” ka sulmuar brutalish një fëmijë 13-vjeçar në Shkodër. Ngjarja është regjistruar në zonën turistike të Shirokës...
KOSOVË– Një pushuese nga Kosova është mbytur pasditen e sotme në Shëngjin. Mësohet se ajo është një 71-vjeçare me inciciale Sh.L. nga Podujeva. Grup...
TIRANË- Mbesa e ish-kreut të Përgjithshëm të Prokurorisë Adriatik Lalla, Ilda Kërkapi, është marrë e pandehur nga prokuroria e Tiranës. Mësohet se Kërkapi ...
MIRDITË- Një aksident i rëndë është shënuar sot në Rubik të Mirditës. Sipas informacioneve mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00 dhe për pasojë ...
TIRANË -Këshilli i Ministave ka miratuar ditën e sotme një fond tjetër për rindërtimin, për rikonstruksionet e banesave individuale, apartamenteve në palla...
TIRANË– Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka marrë sot vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtarin Agron Valva. Në një njoftim për mediat, bëhet me d...
TIRANË- Drejtuesja e Inspekoratit Shtetëror Shëndetësor dyshohet se është infektuar me COVID-19. Braho është shtruar ditën e sotme në spitalin “Shefqet Ndr...
FUSHË-KRUJË -Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit tip “Golf”, i cili përplasi një motor “Piaggo” ditën e djeshme në Fushë-Krujë. Në pranga ka rënë...
TIRANË– Greis Çomo, vajza e shefes së Infektivit, Najado Çomo ka vendosur t’i bëjë një dedikim prekës nënës së saj. Përmes një statusi në rrj...