LIVE UPDATES
Aktualitet

Amaneti i nënës për ‘thesarin’ që të hapej pas vdekjes, si ua vodhi të gjitha zarfet shërbëtorja, rrëfimi në polic

4 Maj 2021, 14:42 Nga DOSJA
Amaneti i nënës për ‘thesarin’ që të hapej

Gjatë viteve të fundit të jetës L., sa herë i takonte vajzat, dhëndurët nipat dhe mbesat, iu thoshte vetëm një amanet. “Kur të vdes, mbasi të mbushen 40 ditë, do hapni sirtarin dhe aty janë kursimet e jetës sime. I keni në zarfe, ndajini në mënyrë të barabartë dhe pa sherre”.

E moshuara nuk ka pasur asnjëherë besim tek bankat – shkruhet në proces-verbalët e Policisë së Tiranës, të siguruara nga GazetaSi.al, ndaj çdo monedhë, e ruante në banesë dhe kur bëheshin shumë, i kërkonte ndihmë fëmijëve që jetonin të ndarë prej saj, që t’ia konvertonin në euro.

Por amaneti i saj, është rrëmbyer nga shërbëtorja e shtëpisë, që ishte punësuar nga vajzat. E gjithë kjo histori, u kallëzua në Policinë qendrore, nga F.XH., e cila tregoi kamerat e sigurisë në banesë, si dhe faktin se pas të 40-ave, fëmijët shkuan te sirtarët e mbyllur, por i gjetën bosh.

Pas kërkimeve të pasardhësve, ata kanë zbarkuar në banesën e shërbyeses, e cila i qëndroi pranë ditët e fundit të jetës, ku dhe gjetën të mbyllura në zarf 49 mijë e 500 euro dhe 6.000 mijë lekë. Shërbyesja ka pranuar që i kishte vjedhur dhe ende nuk i kishte hapur zarfet, ndërsa policia, pa një pa dy, firmosi arrestimin e saj.

Në dosjen që GazetaSi.al, zbardh ekskluzivisht, thuhet se si F.XH., u paraqit në drejtorinë vendore së bashku me një sërë kamerash sigurie, në njërën prej të cilave shfaqet një grua, duke hapur sirtarët me një thikë.

“Deri në janar të këtij viti, kam jetuar me nënën time, për shkak të angazhimeve familjare nuk mundja t’i shërbeja, ndaj punësuam një shërbëtore që është gruaja e një kushëriri të largët. Punonjësja quhet A.XH.,”,  – nis rrëfimin në polici 65-vjeçarja, nëna e të cilës ndërroi jetë në moshën 85-vjeçare.

“Nëna ime pensioniste nuk kishte dëshirë dhe besim t’i linte lekët në bankë, tërë kohën, kursimet e saj i ruante në një vend të posaçëm. Lekët i kishte të sistemuara në zarfe dhe dua të them se sa herë kërkonte, ia rregulloja në valutë euro. Nëna më thoshte, kur të vdes ja ku i ke lekët, merrini pas të 40-ave të mia, keni lekë dhe për varrimin tim”.

Denoncuesja kujton se pas ceremonisë mortore kur mbushën të 40-at, pasardhësit u kthyen në shtëpi dhe shkuan tek vendi sekret i të moshuarës, por kur hapën sirtarët i gjetën bosh.

“Për arsye se nëna ishte me sklerozë dhe që së fundmi edhe unë doja të kontrolloja punën e shërbyeses, kisha vendosur kamera sigurie në banesë. Dua të them se kamerat ç’aktivizoheshin nga A.XH., shërbëtore në shtëpinë tonë. Ne e vërejtëm këtë gjë dhe nuk i thamë gjë zonjës, por bëmë një modifikim tek priza e kamerës që ajo të ishte aktive. Nëpërmjet tyre, ne pamë veprimet e saj se çfarë kishte bërë ditët e fundit”.

Sipas policisë, shërbëtorja shfaqet në kamera kur kontrollon çantat, sirtarët dhe një komodinë.

Në datën 16 prill, kamera e sigurisë fikson veprimet e punonjëses A.XH., e cila me një thikë me vete, hap një sirtar të mbyllur me çelës. Nga pamjet, duket që A.XH., merr zarfe në duar”, – vijon vajza e të moshuarës.

Kjo e fundit, i thotë policisë, sipas burimeve të sigurta të GazetaSi.al, se pasi ka këqyrur këtë veprim në kamera, ka njoftuar të gjithë pasardhësit e tjerë. Dy dhëndurët, mësohet se menjëherë janë nisur për në banesën e shërbëtores.

“I treguam pamjet filmike dhe shërbëtorja që ishte bashkë me të shoqin, u ngrit, hapi dollapin dhe na ktheu në zarfe paratë e nënës. Ishin në vlerën e 49 mijë e 500 eurove, ashtu siç i kishte lënë nëna në tre zarfe. Ishin nga 10 mijë euro dhe 19 mijë euro në portofol”, – shprehen për policinë pasardhësit.

Denoncuesja kryesore, hedh dyshime për shërbëtoren hajdute, se ajo, veç shtëpisë dhe amanetit të të ëmës, mund të ketë vjedhur edhe banesën e vajzës, ku A.XH., shkonte shpesh për të pastruar.

“Shtëpia e vajzës ndodhet në rrugën e Kavajës dhe përpara një viti asaj i humbën sende me vlerë dhe para në valutë lek. Dyshimet për këtë shtetase, bien pasi ajo doli që vodhi lekët e amanetit të nënës”.

Për dyshimin më të fundit, gruaja la mbi tavolinën e agjentëve të krimeve një ‘Usb’ të kuqe, që vetë trashëgimtarët e kishin sekuestruar ditën kur shkuan në banesën e saj dhe morën amanetin e nënës.

Shërbëtorja justifikohet

Pasardhësit këmbëngulin se e denoncuan, jo për shkak të vlerës monetare, por se shërbyesja shkeli amanetin e nënës. Gruaja e moshës 50 vjeçe, është nga qyteti i Korçës dhe jeton në kryeqytet. Ajo përfundoi në pranga pasi u pyet në polici së bashku me të shoqin.

Unë nuk di gjë fare. Tani e mësoj çfarë ka ndodhur dhe nuk mund ta besoj që A.XH., ka bërë diçka të tillë. Ishte shumë e përkushtuar dhe e shqetësuar për shëndetin e të moshuarës. Si mund ta bëjë gruaja ime diçka të tillë”, – i përgjigjet me pyetje policisë bashkëshorti.

Shërbëtorja e të moshuarës bëhet me dije se nuk ka mohuar asnjë nga veprimet e saj.

“E bëra, se si as vetë nuk e di. Por pasi i mora, i mbylla në sirtar dhe as që i kam hapur, as zarfet dhe asgjë tjetër. Nuk doja të dija sa ishin dhe sa para kishte aty. Jam tepër e penduar dhe lutem që të më falin”, – deklaron korçarja, e cila thuhet se punonte si pastruese në disa banesa.

“Vetëm zarfet në sirtar kam marrë, për denoncimin tjetër dua të them se është i pavërtetë. Nuk i kam vjedhur unë lekët dhe bizhuteritë e vajzës së kallëzueses. Nuk e di se si ‘Usb’-ja e vajzës gjendej në ato sirtarë”, – shton gruaja, e cila përfundoi nën arrest, ndërsa paratë e amanetit iu kthyen fëmijëve.

Marrë nga Gazeta Si

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet amaneti per thesarin grabitja nga sherbetorja thesari pas vdekjes amaneti per thesarin grabitja nga sherbetorja thesari pas vdekjes

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez