LIVE UPDATES
Aktualitet

ALIBITË MASHTRUESE/ “E kam vajzë xhaxhai, s’baj lojëra”, si gënjeu Indrit Bajraktari për mbytjen e Enisa Dodës në V

2 Shtator 2020, 19:34 Nga DOSJA
ALIBITË MASHTRUESE/ “E kam vajzë xhaxhai, s’baj

TIRANË– Gazetari Elton Qyno ka zbardhur rrëfimin e plotë të dëshmitarit të ngjarjes së rëndë që ndodhi këtë vit në Velipojë, ku u mbyt 17-vjeçarja Enisa Doda. Arman Alla punonjësi i pikës së motorave me qira në bregdetin e Velipojës, ka rrëfyer se si Indrit Bajraktari, njeriu që u arrestua për mbytjen në det të Dodës, e kishte braktisur të miturën në det dhe kishte dalë me not që aty.

Djali i sapoardhur nga Anglia, e ka ftuar vajzën të bënin një xhiro me motor uji, dhe për këtë i janë drejtuar një pike biznesi që jep motorë me qira, dhe që zotërohet nga Ditmir Harusha në Velipojë. Të dy së bashku kanë marrë një motor ujë, duke e paguar për një kohë 30 minuta. Por i riu Bajraktari, është zgjatur më shumë se kaq, duke u kthyer drejt tokës me not dhe jo me motorin e ujit që kishte marrë me qira.

Sipas Qynos, Alla ka rrëfyer se Bajraktari i kishte thënë se Enisën e kishte vajza xhaxhai dhe se kishte shkuar t’ja dorëzonte xhaxhait, por më pas ka dhënë një tjetër version, duke u shprehur se 17-vjeçaren e kishte çuar në Velipojë.

“…unë Arman Alla, në datën 19 gusht 2020 në Velipojë kam kam qënë duke ndihmuar një shokun tim Jonuz Juka, që është punonjës te firma e Ditmir Harushës, ky i fundit ka disa motorë uji, të cilët i lëshon me qira shtetasve të ndryshëm, për të lëvizur në det. Rreth orës 14:00 tek vendi, ku punon kam qenë bashkë me një shokun tim dhe po në këtë orë ka shkuar një person, i cili quhej Indrit Bajraktari. Ai shoqërohej me një vajzë, emrin e të cilës nuk e di. Këta dy persona kanë kërkuar një motor uji, për të bërë xhiro me kohë vetëm 30 minuta. Këta persona rreth kësaj ore kanë marrë motorin dhe mbasi ka mbaruar orari, për të cilin e kishin paguar, kishin kaluar 10 minuta kohë më tepër dhe ata nuk po ktheheshin. Në afërsi të vendit të punës, një çift në një motor tjetër, të cilët, nuk i njihja më thanë se një djalë me motorin që kishte marrë me qira tek firma jonë, “Po mbytej…”. U shqetësove dhe u nisa me një motor tjetër të firmës, ku jam i punësuar, me qëllim t’i shkoja në ndihmë. Lëviza me shpejtësi në det, dhe vura re djalin duke notuar. I jam afruar, e kam njohur dhe ishte po ai që kishte marrë me qira bashkë me vajzën, motorin e ujit dhe se quhej, Indrit Bajtraktari…. E takova duke notuar me drejtim bregun, e ndihmova duke e vënë në motorr dhe pyetja parë që i bëra ishte:“…ku është vajza që ishte me ty…?”. Ndërsa, Bajraktari pohoi se:“…e kam nxjerë në breg të detit, dhe se e kam vajzën e xhaxhait…e kam dërguar tek xhaxhai dhe ka shkuar me xhaxhain në shtëpi…”. Vetëm për përgjigjen që më ka dhënë Indriti, menjëherë dyshova se diçka kishte ndodhur me atë vajzë. Në momentin që ky person më ka thënë atë përgjigje ishte në ujë duke notuar dhe larg nga motorri, me të cilin ai kishte bërë xhiro. Në këtë kohë, unë e kam marrë në motorin tim, Indritin me qëllim për ta nxjerë në breg dhe për të ditur diçka më tepër për vajzën dhe kur e kam pyetur edhe një herë “…kur e nxore vajzën në breg…?” pasi nuk kisha parë për asnjë moment motorin që ju a kisha dhënë me qëra, të dilte nga deti dhe Indrit Bajraktari,më ka pohuar se: “…nuk jam i marrë me ba lojra sepse e kam vajzë xhaxhai…”. Në këtë kohë unë kam dyshuar mbi thëniet e tij, por sërisht e kam nxjerë në breg të detit dhe i kam thënë:“…pa ardhur vajza, që unë bashkë me këtë shokun të kemi nisur me motor në det, ti nuk ke për të ikur…“. Ndërsa Indrit Bajraktari, ma ktheu:“…pa marak se po e thërras tani…“, dhe mbas kësaj fjalie ai ka tentuar të largohet e të fliste në telefon, duke ecur. E ndoqa nga pas, e kapa dhe i ka kërkova që të mos largohej, pa ardhur ajo vajzë  me të cilën kishte dalë për të bërë xhiro.

 “…vajza e xhaxhait të tij, bashkë me xhaxhain kanë dalë xhiro në qëndër të Velipojës…” më tha por përsëri dyshova dhe në moment, i ka thashë Indritit që të shkonim bashkë në qëndër të Velipojës, për të vërtetuar theniet e tij dhe me qëllim që të dija taman se ku ishte ajo vajzë. U nisa bashkë me Indritin janë nisur për të shkuar në qëndër Velipojë dhe përsëri Indrit Bajraktari, ka filluar duke telefonuar gjoja xhaxhain e tij, me qëllim mashtrimin, për tu larguar. Unë kisha qëllim që të shihja shëndoshë e mirë vajzën, por gjithçka nga ana e autorit të dyshuar ishte e rremë. Indriti, përsëri ka dashur të më mashtrojë duke më thënë: “…a të hyj, e marrë një shishe në supermarket…?”. Po I thashë futu. E ruajta dhe tentoi të largohej me vrap me anë të një motorri tip Papaq. E ndalova me force, i mora çelësin e motorrit, me qëllim për t’i treguar të vërtetën se çfarë kishte ndodhur me atë vajzë që ai futi në det. Më pas njoftova  menjëherë disa shokë të mitë të punës, të cilët erdhën. E mbajtëm me forcë dhe na tregoi se vajza ishte mbytur “…vajza ka rënë në det, është mbytur…”, tha,”– tregon Alla.

Vajza 17-vjeçare Enisa Doda, u gjet e mbytur në orët e para të mëngjesit të datës 20 gusht, rreth 1200 metra larg nga bregu. Sipas peshkatarit Sabedin Sula, që konstatoi trupin e pajetë mbi ujë, adoleshentja kishte në qafë të varur çelësin e motorit të ujit, që kishin marë me qëra së bashku me Indrit Bajraktarin. Ky I fundit ndodhet pas hekurave në lidhje me këtë ngjarje. Fillimisht u raportua se dyhsja kishin lidhje intime, pasi ishin njohur përmes rrjeteve sociale.

Por, familja e viktimës nxitoi t’i përgënjeshtronte këto deklarata, ndërkohë që Bajraktari rezultoi i martuar me një Peruane, jetonte në Angli dhe ishte në pritje të një fëmije.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet enisa doda indirt bajraktari enisa doda indirt bajraktari

Sondazh

Poll
Aktualitet 2 Shtator 2020, 19:17

RROGOZHINË– Keli Koçi, 26 vjeç, ka mbetur i plagosur me armë zjarr mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në Rrogozhinë, pas një konflikt...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj