Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
SHKUP– Gazetari Spartak Koka ka vendosur të vizitojë në burg Agim Islamin, një nga shqiptarët e dënuar me burg të përjetshëm për rastin ‘Alfa’ në Maqedoninë e Veriut e që prej 14 vitesh ndodhet pas hekurave. Islami pretendon se bazuar në pamjet filmike, autori i krimit ishte të paktën 181-182 centimetra të gjatë. Ndërsa në të vërtetë Agim Islami që ndodhet në burgun e Idrizovës në Shkup thotë se është 174 centimetra. Për të provuar këtë, gazetari Spartak Koka mati përpara kamerave vetë Agim Islamin për të konfirmuar gjatësinë e tij.
Pjesë nga biseda mes tyre
Spartak Koka: Çfarë përpjekjesh keni bërë në gjithë këto vite për të provuar që s’jeni ju ai person në sedijen e pasagjerit, një nga qitësit i cili vjen më pas dhe futet në sedijen e parë të pasagjerit.
Agim Islami: Ne kemi bërë të lloj-llojshme bashkë me familjarët tanë, me shokët tanë. Përpjekja më e fundit që kemi bërë ka qenë me ekspertizën e video-incizimit, e kanë dërguar në Serbi. Një laborator shkencor që bën video-ekspertiza të ndryshme, i certifikuar.
Spartak Koka: Në këtë ekspertizë na rezulton dhe shkruhet që personi në sedijen e pasagjerit, sipas pamjeve filmime, rezulton të jetë në një gjatësi 181-182 centimetra.
Agim Islami: Ka dalë se të akuzuarit për vrasje janë mbi 1.80 metra, mbi 1.82, kurse unë jam 1.74 metra.
Spartak Koka: Ekspertiza thotë që personi në fjalë është rreth 182 centimetra.
Agim Islami: Po ashtu është. Unë jam 174 cm dhe nuk e di pse më mbajnë akoma në burg.
Çfarë ndodhi në vitin 2008?
Në parkingun e fakultetit matematiko natyror në Shkup, me një breshëri plumbash nga kallashnikovi, më 26 nëntor të 2008-tës, u vra polici shqiptar i njësisë Alfa, 38 vjeçari Afrim Arifi. Dy kolegët e tij maqedonas me të cilët ishte qenë në patrullë, Sashe Petrovski dhe Edvard Aleksovski, mbetën të plagosur. Në prill të vitit 2010, për këtë vrasje me burgim të përjetshëm u dënua Rexhail Qerimi nga fshati Opajë i Kumanovës dhe Agim Islami nga Shkupi. Me nëntë vjet burg u dënua Ramadan Shaqiri si bashkëpunëtor në krim, kurse me burg te përjetshëm u dënua edhe Almir Drpljani, i cili ishte në arrati, por më vonë u ekstradua në Maqedoninë e Veriut për ta vuajtur burgun. 10 vjet më vonë, u publikuan pamjet nga kamera e sigurisë që ka filmuar vrasjen e policit të njësitit “Alfa”, gjë që u dha shpresa të reja të burgosurve se do të mund të dëshmohet pafajsia e tyre. Pamjet nuk ishin të pastra, ndërsa pavarësisht paqartësisë në fytyrat e personave që kanë gjuajtur, të akuzuarit thonin se nëpërmjet madhësisë së trupave mund të vërtetohet se nuk ngjason me trupat e autorëve. Kjo ka bërë që rasti të kthehet për gjykim në shkallën e parë.
(I.A/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
BRUKSEL– Parlamenti Evropian ka miratuar raportin për integrimin e Shqipërisë, të përpiluar nga eurodeputetja Isabel Santos, Raporterja për Shqipërinë në ...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta e konsideron alarmant raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Shqipërinë. Në një postim në Facebook, Meta shkru...
LUSHNJE- Detaje të reja për atentatin e ndodhur në Lushnjë ku mbeti i plagosur 44-vjeçari Kujtim Meta. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se i plagosuri ë...
LEZHË- Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi mblodhi në Lezhë strukturat vendore të policisë së qarqeve Lezhë, Shkodër dhe Kukës. Bashkë me drejto...
BELGJIKË– Drejtësia belge ka rihapur çështjen ndaj Ramazan Rrajas, nipit të deputetit të Partisë Socialiste Ramazan Rraja. Mediat vendase shkr...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri u është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili fajën qev...
GREQI- Momente makthi përjetoi një 28-vjeçare greke në duart e shqiptarit, të cilin e njohu përmes Facebook-ut dhe në vend që ta punësonte si nëpunëse në...
LUSHNJE– Detaje të reja janë bërë me dije lidhur me atentatin e ndodhur në Lushnje, ku i plagosur ka mbetur Kujtim Meta. 44-vjeçari ka marrë dy plu...
LUSHNJE– Dalin pamjet e para nga vendi ku ndodhi atentati në Lushnje. 44-vjeçari Kujtim Meta është plagosur me armë zjarri në Lushnje, në afërsi të...
LUSHNJE– Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me atentatin e ndodhur pasditen e sotme në Lushnje. 44-vjeçari Kujtim Meta, sipas Policisë, ka ma...