Incidenti në Dibër, Berisha: Ishte provokacion i ulët i Blendi Klosit dhe militantëve socialist ndaj Xhelal Mziut
25 Prill,...
Sport
Aleksandër Ceferin: “Njerëzit e futbollit më të dyshimtë se vrasësit…”
1 Dhjetor 2021, 14:57Nga DOSJA
ZVICËR – Në një rrëfim ndryshe, gati shokues, presidenti i UEFA-s, Ceferin, ka treguar gjithçka nga prapaskenat e tentativës së disa klubeve për t’u vetëorganizuar në të ashtuquajturën Super Ligë të Europës.
Numri 1 futbollit europian shprehet, se krijuesit e Superligës i kanë ofruar një sasi të konsiderueshme parash vetëm që të heshti dhe të pranojë vendimin e tyre.
Në rrëfimin e tij për “HRT”, Ceferin shtoi se nga 24 vite që ka bërë si avokat në profesion, ku ka mbrojtur shumë vrasës, nuk ka takuar njerëz më të dyshimtë se ata të futbollit.
“Superliga Europiane? Ky do të ishte fundi i futbollit në Europë, do të thoshte një katastrofë për të gjithë piramidën dhe e dija që ne duhet ta parandalonim këtë. Në fillim nuk e dija si sepse isha shumë i zemëruar. E dija se duhej të veproja sa më agresivisht të ishte e mundur, sepse supozohej të hiqej vendimi brenda 48 orëve. E dija se isha në buzë gremine: ose biem ne, ose shkatërrojmë Superligën”.
Slloveni kujtoi momentin kur mori vesh lajmet për Superligën dhe kur udhëtoi me futbollistin legjendar kroat, Zvonimir Boban.
“Desha ta prezantoj Bobanin në kongres dhe prandaj shkuam në Zvicër bashkë, ai ishte në makinë me mua kur ndodhi gjithçka. Boban ka shumë përvojë në futboll, ai di gjithçka praktikisht, por nuk ishte aq e rëndësishme kjo pjesë sa ishte e rëndësishme që ishte pozitiv që në momentin e parë. Sikur të kisha dikë në makinë për tetë orë, që rënkonte e qante se do të humbnim gjithçka, do të dështonte futbolli… Përkundrazi, ai u tregua optimist që në momentin e parë dhe tha: “Vë bast me një darkë se do i rrëzoni për dy ditë. Edhe unë vura bast dhe nuk e kam paguar ende darkën.
Më kanë kontaktuar më pas njerëz afër Superligës. Më thanë: “Po sikur të të japim 3.5 miliardë euro dhe t’i ta bësh për ne?”… Thashë se ishte dikush i çmendur! Ose ata, apo unë? Unë nuk e bëra, kështu që ata nuk kanë telefonuar që atëherë. Të paktën do të jemi të qetë edhe për 10 vitet e tjera, të jeni të sigurt. Në 24 vite si avokat, kam mbrojtur shumë vrasës, por kam takuar më pak njerëz të dyshimtë, sesa në këto dy vite në futboll”, tha Ceferin.
NIGERI – Federata Nigeriane e Futbollit po mendon për trajnerin, që do të zëvendësojë gjermanin Gernot Rohr.Mediat vendase flasin për trajnerin serb, Mlad...
GJERMANI – Statistikat para klasikes së Bundesligës flasin për Robert Lewandowskin, i cili do të luajë ndeshjen e tij të 350-të për kampionët. Ai ka shënu...
ANGLI – Ylli i Arsenalit, Gabriel është gjendur në një situatë tejet shqetësuese. Mbrojtësi brazilian u përlesht në garazhin e tij me dy banditë të maskua...
FRANCE – “Nuk kemi pasur kontakte me Zidane, ai është një trajner i madh, por ne tashmë kemi një trajner shumë të mirë”.Pas Leonardos, që ka mohuar një ta...
PORTUGALI – Dy ish-ushtarë që shërbyen në Afganistan me një njësi elitare të forcave speciale, Sergio dhe Jorge Ramalheiro u zbuluan së fundmi si kujdesta...
FRANCE – Ish-kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos, nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Paris SG për ndeshjen e sotme drejt Nice.Tranjeri Pochettino e ka pa...
ITALI – Komisioneri i policisë së Napolit dënoi gjashtë tifozë për të mos u futur në stadium, nga dy deri në pesë vjet, për një përleshje që shpërtheu për...
ITALI – Francesco Fimmanò, ish-anëtar i Gjykatës së Apelit në FIGC dhe nënkryetar i gjykatës së audituesve, foli në mikrofonat e ‘Radio Marte’ për zhvilli...
SHBA-LeBron James rezulton pozitiv me Covid-19 pavarësisht vaksinës e bërë në fillim të sezonit. Ylli i Lakers tani do të duhet të qëndrojë jashtë për të paktën...