LIVE UPDATES
Aktualitet

Aleanca dhe arkitektët aplikojnë pranë “Europa Nostras” për të shpëtuar Teatrin. Specialistja: Nëse fitojmë…

2 Gusht 2019, 15:36 Nga DOSJA
Aleanca dhe arkitektët aplikojnë pranë “Europa

Plot një vit pas mbështetjes së hapur ndaj kauzës së Teatrit Kombëtar nga një prej organizatave më prestigjioze të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore europiane, arkitektët dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i drejtohen përsëri “Europa Nostras”.

Kësaj here, për shpëtimin e objektit historik specialistët i janë përgjigjur dje thirrjes publike së kësaj organizate, duke nominuar Teatrin Kombëtar si një prej “7 siteve më të rrezikuara”. Për të përmbushur një prej kushteve të aplikimit, ku lipsej firma e një institucioni shtetëror mbështetës, specialistët gjetën përgjigje pozitive te Presidenti Meta.

Arkitektja Dorina Musai shpjegon për “Panoramën” se iu drejtuan “Europa Nostras”, si një prej zërave më rëndësi për sa i përket ruajtjes së vlerave të trashëgimisë, e cila ka vlerësuar nga afër Teatrin duke arritur në konkluzionin se: “Kjo godinë, pronë publike, ka vlera të spikatura europiane që tejkalojnë çdo përfitim afatshkurtër, që mund të vijë nga shkatërrimi i saj”.

‘Europa Nostra’ çdo dy vjet hap këto thirrje. Ne aplikuam, nisur edhe nga përkrahja që ata treguan vitin e kaluar, duke i kërkuar Kryeministrit të mos veprojë mbi Teatrin, pasi e konsideronin si një objekt që mbart vlera. Nuk gjetëm mbështetjen e asnjë institucioni më poshtë dhe iu drejtuam Presidentit të Republikës. Kjo, edhe sepse ai ka qenë Kryeministër në momentin që u shpall zona historike. Përpos kësaj, kreu i shtetit është mbrojtës i Kushtetutës, e cila mbron trashëgiminë kulturore shqiptare. Shpalosëm kërkesën dhe ai u përgjigj me një letër mbështetëse”, u shpreh arkitektja.

Në rast se Teatri Kombëtar arrin të përfshihet ndër shtatë objektet, sipas Musait, përpos mbrojtjes së godinës “Europa Nostra” mund të avancojë edhe duke investuar, për të marrë përsipër koston e restaurimit.

“Kemi besim, Teatri ka marrë vëmendjen e kësaj organizate”, thotë arkitektja. Ndonëse “Europa Nostra” ka dërguar edhe më herët një grup pune për të vlerësuar Teatrin Kombëtar, pritet që për këtë aplikim të bëhet një rivlerësim. Ndërsa në fillim të shtatorit mund të kemi një konfirmim zyrtar.

ALEANCA: TEATRI I PËRMBUSH KRITERET

I kontaktuar nga “Panorama”, kuratori dhe menaxheri i artit, Andi Tepelena, gjithashtu pjesë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, tregon se mundësitë janë të mëdha që Teatri të përzgjidhet si një nga monumentet e kulturës europiane të rrezikuara. “Nëse e fitojmë aplikimin, pra Teatri nominohet dhe e realizon vetë ‘Europa Nostra’ projektin e restaurimit dhe mbulimin e kostos financiare, Teatri në këtë pikë i përmbush plotësisht kriteret që të nominohet”. Ndërkaq, Tepelena thekson rëndësinë e kësaj organizate të atashuar pranë Këshillit të Europës, që konsiderohet si “UNESCO”i BE-së.

KONTRIBUTI NË SHQIPËRI

Siç e konfirmoi gjatë letrës dërguar Kryeministrit Rama një vit më parë, “Europa Nostra” ka shfaqur gjatë këtyre viteve një interes të veçantë për trashëgiminë kulturore të Shqipërisë. Gjatë viteve 2013 dhe 2018, ajo ka ndjekur respektivisht punimet në amfiteatrin romak të Durrësit dhe kishat post-bizantine në Voskopojë e Vithkuq, të cilat arritën të përfshiheshin në listën e “Shtatë objekteve më të rrezikuara” të trashëgimisë në Europë. Siç ka konfirmuar edhe vetë, kjo organizatë aktualisht është duke ndjekur nga afër zhvillimet në qendrat historike të Beratit dhe Gjirokastrës, të listuara si trashëgimi botërore nga UNESCO.

“EUROPA NOSTRA”, SI ZËRI I TRASHËGIMISË NË EUROPË

“Europa Nostra” është një Federatë Europiane që trajton trashëgiminë kulturore, duke përfaqësuar organizatat e përfshira në ruajtjen e vlerave natyrore dhe kulturore të Europës. Është konsideruar si zëri i trashëgimisë në Bashkimin Europian, Këshillin e Europës dhe UNESCO. Gëzon një status konsultues me UNESCO-n dhe njihet si partner i OJQ-ve. President i “Europa Nostras” është tenori me famë botërore, Placido Domingo.

“‘Rilindje’ diktatoriale, si e Enverit”

Për Neritan Liçajn, pesha e diktaturës ndihet më shumë kur i yti të shtyp më shumë se një i huaj. Në thelb për të “Rilindja” e Ramës funksionon me të njëjtat koncepte si sistemi totalitar, duke pasur si bazë propagandën. Prej agores së Teatrit, aktori foli për imazhin që “Rilindja” kërkon të përçojë te populli përmes lajmeve të zbukuruara, si një forcë që i mëshon inteligjencës dhe mendësisë së hapur. “Mirëpo, kjo ’Rilindje’ diktatoriale është po aq perverse sa ajo e diktatorit Hoxha dhe çdo shqiptar duhet të reflektojë rreth kësaj. Pas 30 vitesh nuk mund të lejojmë kurrë që të kthehemi në ‘45-ën. Tani është ‘ora e mbrame’! Kjo neodiktaturë është bërë më e egër, pasi është në grahmat e fundit. Është një moment shumë i rrezikshëm për familjet tona, prandaj duhet që çdo shqiptar të shprehet. Nuk është koha për të pritur më, nuk mund t’i lejojmë që të bëjnë çfarë të duan me jetët tona. Shqiptari ka dinjitet dhe ne do ta tregojmë siç e kemi treguar deri tani”, u shpreh aktori. Gjatë protestës fjalën e mori edhe regjisori Kastriot Çipi, i cili vuri në dukje se drejtori i TK-së, për mediat pranoi publikisht se përgjegjëse për heqjen e germave të Teatrit është Bashkia e Tiranës.

Të denoncuar, por luftarakë, artistët i kthejnë nurin Teatrit

Thonë se pushtetarëve të prekur nga sindroma e Kaligulës do t’u përgjigjen dhëmbë për dhëmbë. Artistë, arkitektë, gazetarë e qytetarë të thjeshtë janë mbledhur ditën e parë të gushtit në agoren e Teatrit Kombëtar.

Disa prej tyre e kanë gdhirë aty, të vetëdijshëm se tanimë kanë edhe një kallëzim penal mbi supe. Nuk janë të trembur, pas dhunës së 24 korrikut nuk kanë më dyshime se qeveria do t’i përdorë të gjitha mjetet. Gjatë kësaj jave, që kur Teatri u mor në mbrojtje nga qytetarët, duket se shumëçka ka ndryshuar. S’e kanë pasur të lehtë. Pas ndërprerjes së ujit më herët, ditën e përplasjes, me qytetarët brenda, Policia shkëputi edhe energjinë. E megjithatë, ashtu siç drejtori i Teatrit, Hervin Çuli, thotë, “Teatri s’drejtohet më as nga ai dhe as nga Ministria e Kulturës”, materialet që sipas tij janë të një rëndësie të madhe, nuk i gjejmë më njësoj.

Nëse një javë më parë rekuizitën e gjetëm në kaos, me shumicën e orendive lënë përtokë ose hedhur vend e pa vend, gjatë këtyre ditëve qytetarët kanë pastruar Teatrin, duke e bërë të aksesueshëm për publikun. Gjatë paradites së djeshme, në sallën “Kadri Roshi”, artistja e njohur Justina Aliaj ishte duke bërë provat. Me emocionet e rikthimit në atë që konsideron si “tempullin” e kulturës shqiptare, tregon se po përgatitet për shfaqjen e së dielës. Edhe ajo, si arkitekti Maks Velo, beson se riaktivizimi i shfaqjeve dhe mobilizimi i madh i artistëve dhe qytetarëve do ta shpëtojnë Teatrin.

Marrë nga PANORAMA

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ngujimi te teatri kombëtar shembja e teatrit kombëtar teatri kombetar ngujimi te teatri kombëtar shembja e teatrit kombëtar teatri kombetar

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit