Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
NJU JORK – Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, i bëri thirrje të hënën Rusisë, Ukrainës dhe Perëndimit që të ulin tensionet, duke thënë se “nuk ka alternativë tjetër përveç diplomacisë”.
“Çmimi në vuajtjet njerëzore, shkatërrimi dhe dëmi ndaj sigurisë evropiane dhe asaj globale është tepër i lartë për t’u imagjinuar”, tha ai duke folur për mundësinë e një sulmi rus ndaj Ukrainës, për të cilin Perëndimi thotë se mund të fillojë që të mërkurën.
“Thjesht nuk mundemi të pranojmë as mundësinë e një përballjeje të tillë shkatërrimtare”, tha ai nga selia qendrore e OKB-së.
Ai u zotua të vazhdojë angazhimin me të gjitha palët, duke ofruar edhe mjediset e zyrave të tij për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje.
Zoti Guterres foli me gazetarët pas u kthye nga një drekë pune që organizohet çdo muaj për 15 vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit. Rusia ka këtë muaj presidencën e radhës të këshillit dhe e organizoi drekën në mjediset e misionit të saj në OKB.
Më herët të hënën, zoti Guterres pati një takim virtual me Ministrin e Jashtëm rus Sergey Lavrov për rreth 20 minuta. Ai foli në vazhdim edhe me Ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba.
Zoti Guterres nuk dha detaje nga bisedimet, por mirëpriti kontaktet diplomatike, përfshirë në nivelin e krerëve të shtetit. Ai megjithatë paralajmëroi se retorika provokuese nuk ndihmon.
“Deklaratat publike duhet të synojnë uljen e tensioneve, jo përshkallëzimin e tyre”, tha shefi i OKB-së.
Ai gjithashtu citoi Kartën e OKB-së, duke nënvizuar thirrjen ndaj vendeve anëtare që të zgjidhin paqësisht mosmarrëveshjet dhe të mos kërcënojnë apo të mos përdorin forcën ndaj integritetit territorial dhe pavarësisë politike të një shteti, ose në çfarëdo mënyrë tjetër që nuk përputhet me objektivat e Kombeve të Bashkuara”.
“Të braktisësh diplomacinë për t’u konfliktuar nuk është thjesht si të kalosh një vijë (të kuqe), por është si të hidhesh nga maja e malit”, paralajmëroi zoti Guterres. “Pra, apeli im është ky: Mos e braktisni kauzën e paqes”.
Marrë nga VOA
LAJMI KRYESOR: Ankthi për luftë Rusi-Ukrainë, mediat amerikane: Sulmi i Moskës ndaj Kievit nesër
(d.v/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
OTAVA – Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka marrë një hap të pashembullt, duke fuqizuar Aktin për Emergjenca, në mënyrë që të ndalë protestat kundër ...
Firma e kontabilitetit që përgatiti deklaratat vjetore të taksave të ish-Presidentit Donald Trump thotë se këto dokumenta, të përdorura për të siguruar kredi të...
I lindur në periudhën e luftës afgano-sovjetike, Jawed Ahmad Haqmal ka humbur pesë familjarë në konfliktin e viteve 1979–1989, i cili e ka kthyer vendlindjen e ...
SERBI– Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi publikoi këngën “Komandant”, kushtuar pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ...
KOSOVË-Një zjarr i madh ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotën në qytetin e Ferizajt. Si pasojë një supermarket është djegur pothuajse i tëri. ...
Ministria e Punëve të Brendshme sot ka shpërndarë lejeqëndrimet e para pesëvjeçare për shtetasit e Shqipërisë. Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla...
UKRAINA– Kërkon negociata! Ukraina kërkon që të takohet me përfaqësues të Rusisë dhe anëtarët e tjerë lidhur me përshkallëzimin e tensioneve në kufirin e ...
UKRAINË- Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se presidenti rus Vladimir Putin është i gatshëm të negociojë. CNN shkruan se, Peskov tha se Putin ka kërk...
SHBA- Një politikan lokal në shtetin amerikan të Kentakit i ka mbijetuar të shtënat brenda zyrës së tij mëngjesin e së hënës. BBC shkruan se Policia tani ka kap...
SHBA- SHBA vazhdon të kërkojë një zgjidhje diplomatike për të zbutur krizën përgjatë kufijve të Ukrainës. CNN shkruan se këtë gjë e ka bërë të ditur Shtëpia e B...