"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Akuzohet se nxorri informacion nga dosja “Top sekret”/ GJKKO lë në fuqi masën “pezullim nga detyra” për Artan Shkëm
1 Tetor 2020, 07:28Nga DOSJA
TIRANË- Ditën e sotme Gjykata e Posaçme për la në fuqi masën “pezullim nga detyra” për Artan Shkëmbin, ish-drejtori i Drejtorisë Hetimore Qendrore në Policinë e Shtetit.
Pas seancën së sotme, avokati i tij Artan Broci deklaroi se GJKKO vendosi që Shkëmbi të pezullohet nga detyra. Sipas tij, nuk ka asnjë provë që Shkëmbi ka qenë pronar i një telefoni, në të cilën ka përdorur Encrochat, përmes të cilës dyshohet se ka dekonspiruar operacione të OFL-së.
“U la në fuqi masa për pezullim nga detyra. Ka nje karrierë 21 vjeçare. Për shkak të sekretit profesional nuk mund të bëj asgjë publike. Nuk kanë asnjë provë ndaj Shkëmbit. Shkëmbi nuk ka pasur telefon që të përdorte Encrochat. Shkëmbi ka bërë mbi 170 operacione të suksesshme. Ai vetë është interesuar që të zbardhet e vërteta.”, u shpreh Broci.
Ndërkohë janë zbardhur edhe emrat e dy trafikantëve, Aleksandër Prronin e Klaudio Vukajn, të cilët janë lajmëruar nga Artan Shkëmbi se Gjermania kishte nisur një hetim ndaj tyre. Sipas gjermanëve aktiviteti dekonspirues ka zgjatur disa muaj.
Kjo është seanca e dytë që zhvillohet në këtë gjykatë për Shkëmbin. Në seancën e fundit, e cila u zhvillua një ditë më parë avokati i tij, Artan Broci shtyrjen e saj, pasi tha se donte të njihej më mirë me aktet në dosje.
Sakaq, SPAK ka kërkuar të dhëna edhe për dy oficerë të tjerë në Policinë e Shtetit, si të dyshuar të përfshirë në nxjerrjen e sekretit hetimor. Këta dy agjentë janë marrë në pyetje, pasi dyshohet se në bashkëpunim me Shkëmbin kanë kërkuar në TIMS të dhënat e dy personave, që gjermanët kishin kërkuar informacione për pasurinë e tyre. Por, Shkëmbi dhe dy punonjësit e policisë kanë pohuar se kërkimin në TIMS e kanë bërë për shkak të detyrës që ata kishin.
Artan Shkëmbi u pezullua nga detyra më 28 shtator, pasi një vendimi të Gjykatës së Posaçme. Mbi të rëndojnë akuzat “Shpërdorim detyre” dhe “Nxjerrje sekreti”. Ai akuzohet nga shërbimet gjermane se ka shpërdoruar detyrën duke nxjerrë një sekret hetimor. Mësohet se Shkëmbi po hetohet për nxjerrjen e sekretit hetimor mbi që dosje të klasifikuar si “Top Secret”. Po ashtu, mësohet se një hetim po kryhet edhe në Gjermani për këtë çështje. Shkëmbi vetë ka shërbyer për 6 vjet me radhë si oficer kontakti në shtetin gjerman.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DURRËS– Policia e Durrësit ka arrestuar 47-vjeçarin Aleksandër Qarri, pasi dyshohet se është autor i 9 vjedhjeve në zonën e plazhit. Mësohet se 47-v...
TIRANË- Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo në një postim në radhës në Facebook shkruan se e vetmja PPP e pranueshme është puna, përkushtimi dhe profe...
TIRANE– Ish-Gjyqtarja e Apelit të Korçës, Mimoza Margjeka u la sot nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, në seancën e zhvilluar në Gjykatën Kundër Korru...
KORCE– Pesë shtetas janë vënë në pranga nga policia e Korccës pasi janë kapur duke transportuar 25 emigrantë të paligjshëm kundrejt shpërblimit.Shtetasit S. L.,...
TIRANË– Disa pacientë, të cilët janë të shtruar në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë kanë kaluar mbrëmë një natë jo të qetë.Siç shihet qartë ...
TIRANE– Këshilli i Ministrave vendosi ditën e djeshme që të punësojë 1 mijë mësues shtesë për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19.Sipas VKM-së, punonjësit...
SHQIPËRI- Sot nuk do të ketë reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit. Meteoalb parashikon se sot do të kemi një mot të qëndrueshëm, me kthjellime. ...
SHQIPËRI- Nga sot, hapen ambientet e mbyllura të bareve, restoranteve dhe pishinave, pas rreth 7 muajsh të mbyllura. Kështu qytetarët shqiptarët tashmë e k...
SHKODËR-Sonte në emisionin “Stop” u soll shqetësimi i një familjeje nga Shkodra. Një nxënëse ekselente, Evina Komi, është përzgjedhur nga Ministria e Arsim...
TIRANË– Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk do ta rinovojë qëndrimin e përkohshëm të disa të burgosurve në shtëpi, të cilët u dërguan pranë të af...