Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi ka vijuar akuzat ndaj ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Në një deklaratë për shtyp, ai deklaroi se ministrja e përdor helikopterin ushtarak si taksi për të bërë fushatë për Partinë Socialiste në Dibër, duke shpenzuar 10 mijë euro vajtje-ardhje për një takim elektoral. Sipas tij, vetëm 2 muajt e fundit, helikopteri ushtarak operacional ka udhëtuar 22 herë për në Dibër për t’i shërbyer Xhaçkës.
“Të përdoresh 22 herë brenda 2 muajve helikopterin ushtarak për punët e partisë nuk është vetëm shpërdorim skandaloz me detyrën, por edhe një abuzim i tmerrshëm me paratë e shqiptarëve. Vetëm në 2 muaj, për të shkuar me helikopterin ushtarak në Dibër si e dërguar e Edi Ramës për fushatën zgjedhore, Olta Xhaçka ka shpenzuar rreth 100 milionë lekë. Ajo nuk ka asnjë shans t’i fshihet drejtësisë, sepse lëvizjet e saj dhe të helikopterit për fushatën e Partisë Socialiste janë të regjistruar në 24 kompjutera. 100 milionë lekë të harxhuar për të përdorur si taksi elektorale helikopterin ushtarak në vetëm 2 muaj, nuk mund të fshihen dot!,“-u shpreh ai.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, XHEMAL GJUNKSHI
Gjatë kësaj jave ju kemi treguar me prova filmike se Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka përdor helikopterin ushtarak si taksi për të bërë fushatë për Partinë Socialiste në Dibër. Deri tani, Olta Xhaçka nuk ka denjuar t’u japë qytetarëve asnjë shpjegim pse ajo përdor helikopterin 10 mijë euro vajtje-ardhje për një takim elektoral. Ka një arsye pse ministrja e qeverisë së Edi Ramës i fshihet ballafaqimit me të vërtetën. Olta Xhaçka ka frikë nga zbulimi i shkeljes së përsëritur të ligjit prej saj. E vërteta është se Ministrja e Mbrojtjes nuk e ka përdorur vetëm një herë helikopterin ushtarak Cougar për fushatën e Partisë Socialiste. Vetëm 2 muajt e fundit, helikopteri ushtarak operacional ka udhëtuar 22 herë për në Dibër me helikopter për t’i shërbuer Olta Xhaçkës. Nuk ka patur asnjë stërvitje, nuk ka qenë për asnjë detyrë të saj funksionale, por ka shkuar me funksionin e drejtueses së qarkut të Dibrës për Partinë Socialiste. Të përdoresh 22 herë brenda 2 muajve helikopterin ushtarak për punët e partisë nuk është vetëm shpërdorim skandaloz me detyrën, por edhe një abuzim i tmerrshëm me paratë e shqiptarëve. Vetëm në 2 muaj, për të shkuar me helikopterin ushtarak në Dibër si e dërguar e Edi Ramës për fushatën zgjedhore, Olta Xhaçka ka shpenzuar rreth 100 milionë lekë. Faktet janë konkrete dhe të pakundërshtueshme. Në ekran po shfaqen datat se kur Olta Xhaçka e ka përdorur helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes për punët e Partisë Socialiste. Helikopteri ushtarak, që përdoret për qëllime stërvitore apo si ambulancë dhe operacione të tjera, që mban 27 persona në bord, përdoret si lodër nga Olta Xhaçka me 4-5 persona të stafit të ngushtë politik për qëllime partiake. Të dhënat tregojnë se sa herë Olta Xhaçka ka punë partie në Dibër, helikopteri ka bërë edhe 2 rrugë brenda ditës, vajtje-ardhje. Nje herë e dërgon në Dibër dhe kthehet në Farkë, pastaj shkon sërish edhe për një rrugë tjetër për ta marrë nga zona e saj elektorale. Ky është një nga aktet më të papërgjegjshme të qeverisë në ikje. Në vend që të ndëshkojë abuzimin me pushtetin duke shkarkuar Ministren e Mbrojtjes, Edi Rama hesht dhe bëhet palë me të, sepse ata ndajnë të njëjtin moral. Më e pakta që Olta Xhaçka duhet të bëjë, është të japë dorëheqjen. Ajo nuk ka asnjë shans t’i fshihet drejtësisë, sepse lëvizjet e saj dhe të helikopterit për fushatën e Partisë Socialiste janë të regjistruar në 24 kompjutera. 100 milionë lekë të harxhuar për të përdorur si taksi elektorale helikopterin ushtarak në vetëm 2 muaj, nuk mund të fshihen dot! Partia Demokratike do ta çojë deri në fund këtë çështje të abuzimit të rëndë me pushtetin dhe me fondet publike. Qytetarët nuk meritojnë këtë pushtet arrogant, brutal dhe të pandjeshëm. Qytetarët meritojnë një qeveri që punon për interesin e tyre!
Zyrtarë dhe ish-deputetë të PD-së kanë akuzuar vazhdimisht Xhaçkën për udhëtimet e saj, por deri më tani nuk ka asnjë reagim nga ministrja.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
VLORË-Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi ditën e sotme ka qenë në Livadhe, Bashkia Finiq, ku dhe ka dëgjuar problemet me të cilat përballen ferm...
TIRANË– Ditën e sotme, është mbajtur “online” mbledhja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ku u miratua ngritja e 92 Zonave të Administrimit Zgjedhor.Ka qe...
TIRANË– Bashkia e Tiranës iu ka kundërpërgjigjur Partisë Demokratike, e cila publikoi sot një videomontazh me kamera HD rastin e familjes Shabanaj nga Bald...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha është fokusuar ditën e sotme te të rinjtë të cilët kanë emigruar jashtë Shqipërisë për një jetesë më të mirë. Kjo ...
TIRANË– Ish-deputetja e PD-së Orjola Pampuri, me anë të një statusi në “Facebook” denoncon se qeveria e kryesuar nga Edi Rama, përfiton nga koha e pandemis...
SHIJAK– Kryeministri Edi Rama ishte sot në Shijak ku inaguroi shtëpinë e re të qytetarit Avni Doda. Bashkë me ministri Arben Ahmetaj, Rama shkoi në Shijak...
BRUKSEL– Burime diplomatike të BE kanë konfirmuar per ABC se ambasadorët e BE nu kanë arritur dakordësi për draft-konkluzionet për zgjerimin.Ata duhet të mblidh...
TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha shkruan në Twitter se Shqipëria është vendi i dytë për numrin e aplikantëve që kërkojnë azil në Europë.Basha...
TIRANË– Komisioni Rregullator në KQZ miratoi sot projektvendimin për ngritjen e Zonave të Administrimit Zgjedhor, për zgjedhjet e datës 25 Prill 2021. Mble...