LIVE UPDATES
Aktualitet

Shtyhet për në 29 janar seanca për Dosjen 184! PD kërkon që çështja të shkojë në GJKKO, i akuzuari: Skam lidhje me asn

15 Janar 2021, 08:45 Nga DOSJA
Shtyhet për në 29 janar seanca për Dosjen 184! PD kërkon

DIBËR– Seanca e parë gjyqësore për dosjen 184 është shtyrë për në datën 29 janar. Seanca ishte parashikuar që të zhvillohej ditën e sotme mirë në sallë nuk ishin të pranishëm të gjitha palët e interesuara të cilat ishin kërkuar nga trupi gjykues. Partia Demokratike kërkoi më shumë kohë që të njihej me dosjen ndaj u bë shtyrja e seancës. PD ka bërë kërksë pranë Gjykatës së Dibrës, që të njihet me dosjet.

Një prej personave që prokuroria ka kërkuar të merret i pandehur për dosjen 184, Nuri Meda, është shprehur se akuzat që rëndojnë ndaj tij janë të pavërteta. Ai është shprehur se e kanë kërkuar në seancë për dyshimin se ka shpërdoruar detyrën e se ka hequr asistencat, aludime të cilat ai i hedh poshtë.

Disa persona të thirrur si dëshmitarë kanë folur për Report Tv teksa pretendojnë se nuk e dinë pse janë në këtë seancë.

“Nuk jemi akuzuar, jemi thirrur si dëshmitar kur nuk dimë asgjë”, tha njëri prej tyre.

Petrit Ismaili, avokat i 4 të pandehurve dhe 5 të akuzuarve ka dhënë detaje mbi atë që ka ndodhur në gjykatë. Në një prononcim për Report TV, ai tha se jo të gjithë ishin njoftuar.

“Sot u bë legjitimimi i palëve, u konkludua se jo të gjithë ishin njoftuar. PD kërkoi njohjen me aktet e fashikujve të gjykimit. U bë vetëm verifikimi i palëve dhe seanca në këtë moment u shty. Sa i përket të akuzuarve për shit-blerje të votave kanë kaluar afatet e parashkrimit të kësaj vepre.  Akuzohen për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhjeve. PD ka një moment procedural që kërkon të bëhet si viktimë. Por nuk mund të paraqitet si viktimë e veprës penale”, tha ai.

Ndërsa, avokati Indrit Sefa, përfaqësues i PD-së është shprehur po për Report TV se kjo çështje duhet të shkojë në GJKKO pasi bëhet fjalë për një grup i strukturuar kriminal.

“PD kërkon që çështja të shkojë në GJKKO që duhet ta vendosë. Prokurori në nëntor 2020 ka bëri edhe ndryshimin e cilësimit të veprës penale, për disa të pandehur. Për Arben Keshin dhe Bekim Krashin ka hequr veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe ka lënë vetëm atë të dhunimit të zgjedhjeve, e cila në bazë të kodit është parashkruar sepse ka qenë kundërvajtje penale dhe jo vepër penale. Të gjithë këta persona në hetim kanë funksionuar si grup i strukturuar kriminal. Ndaj nuk mund të jetë kompetente gjykata e Dibrës,”- tha ai.

Prokuroria e Dibrës përfundoi hetimet për dosjen e bujshme 184 dhe dorëzoi në gjykatë katër të pandehur për shpërdorim detyrë dhe kanosje të zgjedhësve.

Listën e të pandehurve e kryeson Robert Aga, ish shef komisiariati i cili akuzohet për shpërdorim detyre, pasi me dashje dhe në kundërshtim me ligjin ka vënë uniformat blu në funksion të një subjekti politik, në rastin konkret maxhoranxës socialiste.

Drini Gjeci ish drejtor i Arsimit, do të përgjigjet para drejtësisë për shpërdorim detyre, pasi kanoste mësuesit se nëse nuk votonin në favor të kandidatit të mbështetur nga maxhorancxa, do t’i largonte nga detyra. Madje në një rast, sipas asaj që thuhet në dosje ai ka firmosur për shkarkimin e një mësuesi nga puna.

Nuri Meda, administrator i Njësisë Administrative Tomin akuzohet për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve. Në kundërshtim me ligjin ai ka dëmtuar interesat e qytetarëve, pasi ka përjashtuar 39 familje nga skema e ndihmës ekonomike, vetëm për shkak të bindjeve politike, pa verifikuar nëse i plotësonin ose jo kriteret për të qenë pjesë e skemës.

Çfarë është “Dosja 184”?

Për dosjen 184 ka patur disa versione. Opozita është shprehur se në këtë dosje janë të përfshirë Ministra të rëndësishëm të Qeverisë Rama të kohës në blerje votash. Damian Gjiknuri është publikuar nga PD si i përshirë në zgjedhjet e Dibrës, por pas përgjimeve të “BILD”, ishin shumë funksionarë të PS të përfshirë në këtë çështje. Në muajin qershor të vitit të shkuar gazeta gjermane “Bild”, publikoi disa herë përgjime zyrtare të Prokuorisë, ku emra të njohur në PS flisnin me njëri-tjetrin në lidhje me blerjen e votave. Në këto përgjime doli dhe Kryeministri Edi Rama, i cili pranoi që kishte folur me një funksionar në Dibër. Të gjitha bisedat për shit-blerje vote, kërcënimet për të votuar PS-në dhe kërcënimet për heqjet nga puna janë për zgjedhjet e pjesshme në Dibër në vitin 2016.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dosja 184 dosja 184

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez