Aktualitet

Akuzat për falsifikim dokumentesh! Vendimi i gjykatës merr formë të prerë, ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Valdrin Pjetri del i pastër

Sipas Prokurorisë, ish-kryebashkiaku i Shkodrës Valdrin Pjetri nuk e deklaronte dot dënimin e tij për shkak se kështu ishte vendosur nga gjykata italiane.
Featured image of article: Akuzat për falsifikim dokumentesh! Vendimi i gjykatës merr formë të prerë, ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Valdrin Pjetri del i pastër Valdrin Pjetri

TIRANË– Gjykata e Tiranës mbyll zyrtarisht hetimet për Valdrin Pjetrin, ish-kryebashkiakun e Shkodrës, i cili akuzohet për “falsifikim te dokumenteve”. Vendimi i Gjykatës për pushimin e çështjes mori formë të prerë më datë 17 dhjetor.

Sipas Prokurorisë, ish-kryebashkiaku i Shkodrës nuk e deklaronte dot dënimin e tij për shkak se kështu ishte vendosur nga gjykata italiane. Mësohet se prokurori i çështjes, Ervin Karanxha bën me dije se Pjetri ka zbatuar ligjin italian penal dhe jo atë shqiptar, duke argumentuar se vepra penale ka ndodhur në shtetin fqinj.

Në kërkesën e pushimit të çështjes thuhet: “Vetë vendimi i dënimit të tij në pjesën e dispozitivit të tij deklaronte që ky vendim nuk duhej të përmendej në të ardhmen apo të bëhej publik”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dorëheqja e Valdrin Pjetrit dhe akuzat e Partisë Demokratike

Në gusht të 2019-ës, Partia Demokratike akuzoi kryebashkiakun e sapozgjedhur por ende të pabetuar të Shkodrës se ishte i dënuar për trafik droge në Itali, vendim që nuk e kishte deklaruar në formularin për dekriminalizimin, duke shkelur sipas demokratëve ligjin. Pjetri u tërhoq nga marrja e detyrës duke deklaruar se ishte gati të hetohej, si qytetar dhe jo si kryebashkiak. Tërheqja e tij nga posti i la vendin Voltana Ademit, e cila edhe pse e pazgjedhur, po drejton prej 2 vitesh përtej mandatit Shkodrën.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment