LIVE UPDATES
Insights

Teatri Kombëtar, një histori rezistence dhe shpresë për liri

20 Maj 2020, 05:25 Nga DOSJA
Teatri Kombëtar, një histori rezistence dhe shpresë për liri

Unë nuk jam tip që prekem shpejt dhe mposhtem nga emocionet si negative apo pozitive, ja lë skenës këtë pjesë, por natën e 16 Majit duke zbardhur 17-ta, nuk munda t’i mbaja lotët në momentin kur po shembej Teatri Kombëtar, ishte dhimbja për humbjen e një simboli të identitetit tim, por edhe fundi i një rezistence 27 mujore të miqve të mi!

Në shatorin e kaluar një natë para se të largohesha nga Tirana u takova me Profesor Aurel Plasari, një erudit dhe mbështetës jo thjesht të godinës së Teatrit, por mbrojtës i ditur (jo folklorik apo patetik) i kulturës, historisë dhe trashëgimisë kombëtare. Kësaj kategorie të rrallë në hapësirat shqiptare i trembet dhe mundohet ta shmangë pushteti dhe mediokriteti me anë të populizmit dhe nxitjes së “heroizmit” apo protagonizmit për të degjeneruar çdo lëvizje civile, qytetare që lind jashtë poleve politikë. Profesor Plasari i dëshpëruar më tha: Teatri do të shembet dhe nga gjithë kjo do të mbetet një histori rezistence!

Nuk desha ta besoja, por pofecitë janë produkt i eruditëve që studjojnë pa emocion shoqëritë dhe lëvizjet shoqërore.

Pa u zgjatur dua të përshëndes të gjithë mbështësit e kauzës së Teatrit, si thonin Rilindasit e Vërtetë: Për Mëmëdhenë me pushkë dhe me penë!

Është normale që ju të kërkoni ringritjen e Teatrit aty ku ka qenë dhe ashtu siç ka qenë, por unë mendoj se nuk është kjo primare për momentin. As përleshja me policinë, as humbje kohe dhe vëmendje për të denigruar firmëtarët pro prishjes së Teatrit.

Është koha të riorganizoheni në një formacion qytetar, ku fillimisht të drejtoni gjithë energjitë tuaja në shkuljen nga zyra të eskavatoristit Erjon Veliaj, dora e zgjatur e Edi Ramës dhe mafies së ndërtimit e cila nuk ka për të lënë asnjë shenjë të ish-Tiranës.

Që një lëvizje qytetare të ketë besueshmëri dhe përkrahje kërkon disa kushte dhe “sakrifica”:

Bashkim pa kushte (mundësisht nëpërmjet një falje reciproke) të gjithë anëtarëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Ndryshimin e misionit dhe emrit në Aleanca për Mbrojtjen e Tiranës.

Ftesa për anëtarësim të personaliteteve jashtë formacioneve politike, studiues, gazetarë, qytetarë.

Zgjedhjen e një kryesie të re (apartiake) ku për votim të ftohen edhe mbështetës që nuk janë anëtarë por kanë qenë përkrah jush në këtë betejë. Mendoj se tani misioni juaj qytetar duhet të jetë rivendosja e demokracisë, drejtësisë, ruajtja e pronës private dhe publike nga gllabërimi apo tjetërsimi i çdo pushteti. Qëllimi i sinqertë do t’ju tregojë rrugën si duhet të vazhdoni të kontribuoni jo vetëm për Teatrin por për shoqërinë shqiptare. Zoti ju bekoftë dhe ndriçoftë shpirtin, mëndjen dhe rrugën!

Marrë nga Flas shqip.co

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione bujar llapaj shembet teatri kombetar bujar llapaj shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll
Insights 17 Maj 2020, 13:21

Po tani, çfarë t’u themi studentëve?

Vit pas viti, me studentët e vitit të tretë të degës së arkitekturës e nisnim semestrin e dytë me një vizitë tek Teatri Kombëtar. Ishte dita më e bukur e vitit ...

Insights 14 Maj 2020, 18:11

TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shprehur vendosmërinë e tij për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Sot Veliaj ka dorëzuar në Kësh...

Insights 14 Maj 2020, 09:15

Dylqinja e Tobozës dhe Edi Rama i Shqipërisë

Edhe Kalorësi Shqiptar, në dashuri ka rënë me “Dylqinjën e Tironës”!Pasi shtriu përtokë përbindëshin ”Korrupsion” aq sa gjaku shkoi deri në gju edhe tek Astiri,...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet