LIVE UPDATES
Aktualitet

"Zonjat e fshatit mbajnë peshën kryesore të kësaj tradite", modeli turistik i Rehovës

Teksa nis ngjitjen, fshati ka një qetësi të jashtëzakonshme ku e vetmja gjë që të bën të kuptosh që aty ka banorë janë oborret e pastër, ballkonet e rregulluar për merak, lulet e shumëllojshme, kopshtet e gjelbëruara nga kulturat e zarzavateve apo perimeve të ndryshme.

6 Korrik 2024, 07:27 Nga M.B
"Zonjat e fshatit mbajnë peshën kryesore të kësaj
Rehova

REHOVA- Gjarpërimi i rrugës hyrëse në fshat, ku të dyja anët në një pjesë të saj janë të veshura me pemë të larta, zbulon krejt papritur fshatin Rehovë. Këtë qershor, pavarësisht pemëve të larta në këto zona, dielli djeg si saç dhe ty të duhet të nxitosh të kërkosh shpëtim nën hije ku të mundesh.

Ajo që të mirëpret e para është “Porta e Rehovës”, një hyrje e kuruar në detaj me punime guri dhe një pikë informacioni që edhe pse i ka të gjithë pajisjet e një zyre nuk ka askënd brenda, ndoshta edhe sepse është e shtunë.

Të vetmen gjë që të tregon kjo “kuti” xhami janë posterat e afishuar, që kanë informacion mbi fshatin, bujtinat apo vlerat e zonës.

Estetikisht kjo hyrje është mikpritëse për syrin, por aspak për këtë pisk vape ku stolat janë krejtësisht në një shesh të zbuluar dhe i nxehti të përplaset fytyrës.

Teksa nis ngjitjen, fshati ka një qetësi të jashtëzakonshme ku e vetmja gjë që të bën të kuptosh që aty ka banorë janë oborret e pastër, ballkonet e rregulluar për merak, lulet e shumëllojshme, kopshtet e gjelbëruara nga kulturat e zarzavateve apo perimeve të ndryshme.

Vetvetiu për një destinacion turistik, pritshmëria është të ketë pak më shumë gjallëri, por Rehova duket se është një model tjetër turizmi, ai që të fton në qetësinë, thjeshtësinë dhe arkitekturën e veçantë të rrugicave, mureve e shtëpive të gurta, familjeve me tradita.

Një oaz që të shkëput nga zhurma urbane, që këto vitet e fundit, edhe prej rritjes së interesit turistik ndaj Shqipërisë, është e vështirë ta gjesh.

Është një model që ka në thelb mikpritjen e fshatit dhe ku familjet rehovare kanë hapur dyert, duke të dhënë as më pak e as më shumë sesa jetesën e tyre fisnike, duke ndarë bukën, shtëpinë dhe përditshmërinë autentike që ende nuk ka rënë pre e komercializimit që ka sjellë koha që ecën shpejt.

Zonjat e fshatit mbajnë peshën kryesore të kësaj tradite turistike që zhvillohet prej një dekade e gjysmë, e cila ka fituar sidomos vëmendje viteve të fundit.

Ato kujdesen për shtëpitë, gatimet dhe mikpritjen e mysafirëve që në fund dalin të mrekulluar nga një përditshmëri dhe traditë jotipike në vendet e tyre.

Në disa raste duan të qëndrojnë një apo dy net në fshat e në të tjera thjesht drekojnë ose darkojnë në shtëpitë që i mirëpresin.

Duarartat e Rehovës që ofrojnë autentiken dhe kulinarinë e zonës

Është mesditë dhe shtëpitë me avlli guri janë në qetësi. Vendosim të trokasim në një nga dyert e shtëpive pas Kishës dhe nga brenda na vjen zëri i një zotërie. Pasi hap derën e pyesim se ku mund të gjejmë bujtinat e fshatit. I papërtuar na tregon rrugën për te shtëpia e Koço Thomollarit.

Është një nga mikpritësit më të vjetër në fshat. Derën e shtëpisë na e hap pikërisht ai, e kur i prezantohemi si gazetarë, natyra e tij me humor na thumbon me nja dy batuta shpejt e shpejt të lidhura me profesionin.

Teksa dëgjon zëra në oborr, në krye të shkallëve shfaqet edhe e shoqja, Lavdëria, apo Lavdia siç i thërrasin shkurt. Ulemi të gjithë në verandë.

Për momentin nuk kanë turistë por prisnin një grup të nesërmen, të cilët do të qëndronin një natë. Përgatitjet kishin nisur që sot teksa shëndetlija e përgatitur nga Lavdëria sapo kishte dalë nga furra dhe po priste ftohjen që më pas t’i hidhej sherbeti.

“Prej 12 vjetësh presim turistë në shtëpinë tonë. Kemi tre dhoma të posaçme vetëm për këtë. Ata që vijnë më shumë janë të huajt dhe sidomos francezë.

U pëlqen të shohin si jetojmë, si gatuajmë dhe duan të përfshihen edhe vetë në këtë jetesë në çdo detaj. Janë të thjeshtë dhe u bën përshtypje gjithçka. Ne si mikpritës nuk bëjmë asgjë më shumë sesa tradita që kemi apo forma sesi jetojmë.

U gatuaj tava, lakror, byrek, pjata të veçanta të zonës dhe janë tej mase mirënjohës dhe falënderues për kohën që kalojnë këtu”, tregon Lavdërie Thomollari.

Koço na sjell tre blloqe ku mund të shohësh qindra “përshtypje” të shkuara me stilolaps nga ata qindra apo mijëra turistë që kanë bujtur nën çatinë e tyre, në më shumë se një dekadë.

Turistë nga SHBA-ja, nga Arabia, Izraeli, Kanadaja dhe sigurisht shumë e shumë nga Franca apo Europa në përgjithësi.

Oferta e autentikes, byreku dhe buzëqeshja janë fjalët që mbizotërojnë në çdo përshtypje që qytetarët anembanë botës kanë vlerësuar në këtë traditë mikpritëse të Rehovës.

Traditës i bashkohet natyra, pse fshati u pëlqen të gjithëve

Silvana Mitre është një tjetër zonjë, që së bashku me bashkëshortin presin prej vitesh turistë në shtëpinë e tyre. Sipas saj, fshati dhe jetesa e thjeshtë është ajo që u bën më shumë përshtypje të huajve që vizitojnë Rehovën.

“Ne kemi të paktën 7 vjet që jemi angazhuar duke pritur turistë në shtëpinë tonë. Është agjencia me të cilën bashkëpunojmë ajo që sjell dhe i shpërndan nëpër bujtinat me të cilat kanë bashkëpunim. Vijnë për darkë, fjetje dhe mëngjes.

Ka shumë francezë, por edhe italianë e gjermanë. U pëlqen shumë ajri dhe natyra. Kur gatuajmë për shembull byrek në saç, apo mish keci e qengji, janë gjithmonë të gatshëm të ndihmojnë apo të shohin sesi është procesi”, tregon Silvana.

Ajo ofron dy dhoma për turistët, teksa në shtëpi jeton me bashkëshortin, vajzën dhe vjehrrën, kurse djali ndodhet në Tiranë pasi po studion mjekësi veterinare në Universitetin Bujqësor të Kamzës.

Kjo është një mënyrë më shumë për të krijuar kushte më të mira për familjen dhe rritja e numrit të vizitorëve është gjithmonë një mundësi më shumë për të pasur një jetesë më cilësore.

Si mund të nxitet turizmi në fshat dhe nevoja për mbështetje

Në Rehovë dikur ishin 150 shtëpi të banuara, ndërsa sot vetëm 70 prej tyre janë të tilla. Shumica e portave karakteristike të fshatit me rrugicat e ngushta, por të pastra, janë me kyç.

Disa prej banesave janë rinovuar nga brezi i ri që e ka trashëguar nga prindërit apo gjyshërit, por nuk janë funksionale për turizëm. I shfrytëzojnë vetëm kur duan të pushojnë gjatë vitit me familjen, nëse jetojnë në emigrim apo edhe në qytet nëpër Shqipëri.

Lavdia dhe bashkëshorti i saj, Koço Thomollari, janë një ndër pak familjet që po mbajnë gjallë traditën e mikpritjes, por shprehen se kjo nuk mund të zgjasë shumë, pasi janë pensionistë dhe kjo ka lodhjen e saj.

“Puna me turistët na siguron disa të ardhura shtesë. Na garanton një jetesë më të qetë, sepse me ato që marrim nga pensioni, veç ilaçet përballojmë, por e dimë se nuk mund të vazhdojmë pafund. Jemi mirë me shëndet dhe do

Zoti vazhdojmë të jemi kështu, por që të presësh turistë kërkon angazhim, sepse duhet që të ofrosh më të mirën tënde”, shprehet Lavdia. Turistët paguajnë 30 euro personi për fjetje dhe mëngjes, ndërsa për tre vakte dhe fjetje, 35 euro.

Kjo shumë arrin që të sigurojë blerjen e produkteve kryesore që shërbehen për vaktet që merren nga banorët e zonës.

Deri diku kjo ka krijuar një zinxhir të vogël furnizimi që e shpërndan përfitimin përtej familjeve mikpritëse ku bulmetrat, apo të mira të tjera sigurohen në shtëpi të tjera.

Gjallëria turistike e Rehovës fillon diku nga fundi i prillit dhe zgjat deri në shtator, pasi në dimër është ftohtë, banesat nuk kanë shumë kushte për ngrohje në çdo dhomë dhe mbyllin dyert për turizmin.

Fshati bie në gjumë letargjik dhe zgjohet sërish në pranverë.

Përfshirja e Rehovës në listën e 100 fshatrave, një projekt që u zbatua nga qeveria vite më parë, dha thjesht një marketing fillestar për fshatin, por kjo nuk u pasua me politika mbështetëse që të rriste kapacitetet e akomodimit brenda shtëpive të familjeve rehovare.

Shumica e investimeve apo përmirësimeve në funksion të turizmit janë bërë me kapitalin e vetë familjeve dhe rritja e tyre ka qenë e ngadaltë, pasi edhe të ardhurat janë me pikatore, por të qëndrueshme.

“Ne kemi bërë disa rregullime për përshtatje të shtëpisë për turistët, por aq i kemi mundësitë. Jam e kënaqur që kam disa të ardhura më shumë, por dëshira ime do të ishte të përmirësoja disa gjëra që e bëjnë përvojën e turistit edhe më të mirë.

Për shembull do të më pëlqente një kuzhinë më e organizuar. Kjo do ma lehtësonte punën dhe do ta bënte përvojën e gatimit më të përmbledhur edhe për turistët, por nuk kam shumë mundësi ta bëj këtë me aq të ardhura sa kam për momentin”, shprehet Silvana.

Në të njëjtën linjë është edhe Lavdia, e cila tregon se ndoshta mundësimi i ngrohjes nëpër dhoma do të zgjaste pak më shumë sezonin kur turistët vijnë, por ajo nuk mundet të investojë tani në këtë lloj përmirësimi.

Duke parë mundimin dhe dashurinë me të cilin e trajtojnë këto zonja mikpritjen e turistëve, ajo që kupton është se Rehova turistike është vetëm meritë e tyre dhe ndoshta ka ardhur koha që edhe shteti t’ju japë një dorë, me masa mbështetëse që zgjerojnë kapacitetet por edhe shtyjnë të rinjtë të braktisin pa kthim këto zona.

Turizmi nuk janë vetëm resortet, fshatrat turistikë dhe hotelet në bregdet që sot trajtohen me një paketë taksash të lehtësuar.

Turizëm janë edhe bujtinat e Rehovës që tregojnë një tjetër anë të Shqipërisë dhe që turistët e marrin me vete përgjithmonë, si një përvojë unike.

Rehova turistike, Palushi: Model i zhvillimit të qëndrueshëm, të huajt ia duan mikpritjen

Të paktën 15 vite më parë, kur u hodhën sytë nga Rehova, për një zhvillim potencial të turizmit, skeptikët e parë ishin vetë banorët.

Roland Palushi, administrator i “EcoTour”, agjencia e parë dhe kryesore që dërgon të huajt në këtë zonë, kujton se në fillim vetëm 2-3 familje ranë dakord të hapnin dyert për të pritur mysafirë. Por si nisi gjithçka?

“Fillimisht ka qenë një organizëm holandez që bëri disa studime për Korçën dhe Kolonjën, në lidhje me zhvillimin e qëndrueshëm. Ishin disa ide ku në Ersekë panë si potencial pjesën tërheqëse që ofronte, që ishte Pylli i Gërmenjit – Park Kombëtar – Borova e lidhur me të kaluarën historike dhe artizanati lidhur me Rehovën, ku punimet e dorës dhe zahiretë ishin shumë të famshme.

Këto mbetën si ide dhe një i njohuri im nga kjo zonë më kontaktoi duke më thënë se si dikush me origjinë nga Gërmenji duhet ta shihja këtë mundësi. Shkova dhe m’u duk diçka interesante.

Si fillim ishin vetëm tre familje të interesuara. Kishin skepticizëm për turizmin, edhe sepse në këto zona emigracioni kishte marrë pjesën vitale dhe krahu i punës ishte i kufizuar. Gjithsesi mjaftuan ato pak familje për të nxitur një model pozitiv që më pas, vit pas viti, shtoi interesin dhe jemi këtu ku jemi sot.

Numri i familjeve mikpritëse mbetet ende i vogël, por fshati ka kapacitet të presë grupe 50-60 vetë dhe kjo është shumë pozitive po të marrësh parasysh që është nismë private dhe pa mbështetje”, tregon z. Palushi.

Nga vizitorët që agjencia dërgon në Rehovë, të paktën 80 për qind janë frankofonë. Gjithsesi interesi është rritur dhe tashmë ka edhe agjenci të tjera që po interesohen, duke çuar turistë çekë apo gjermanë.

Që përfitimi turistik i Rehovës të jetë më i madh, Palushi tregon se kanë punuar me komunitetin për të nxitur punimet me dorë.

“Qëllimi ishte të zhvillonim një produkt që nuk e gjen diku tjetër, pra të krijohej një komunitet dhe kjo dalëngadalë ka nisur. Janë mirë me reçelrat, rakinë, punime me shtiza. Kanë marrë pjesë në panaire lokale dhe është një model i përmirësuar”, shprehet ai.

Potenciali duket se është aty, por frika se mund të mbetet në vend ose të bëhen hapa pas ekziston, pasi rinia që duhet të trashëgojë traditën dhe dëshirën për këtë model ka nevojë për stimuj që të qëndrojë dhe në këtë kontekst rolin e ka shteti.

Por çfarë e bën Rehovën kaq unike?

“Turistët mahniten nga ajo që gjejnë te familjet. Ata befasohen nga Butrinti, por parqe arkeologjike shohin shumë, po kështu nga Berati por në UNESCO ke shumë qytete kudo në botë.

Rehova u mbetet në mendje për mikpritjen, diçka që ka humbur në Europë. U mbetet në mendje buzëqeshja dhe ngrohtësia që gjejnë te njerëzit e thjeshtë”, tregon Palushi.

Ai nënvizon se turizmi i Rehovës duhet të jetë më në vëmendje të të gjithë palëve në mënyrë që të nxitet shpirti i komunitetit dhe përfitimi i destinacionit dhe familjeve që jetojnë aty të jetë i përgjithshëm.

Mënyra sesi rregullohet kjo ka nevojë të shihet por nga lëvizja turistike duhet të përfitojnë të gjithë pasi zbeh xhelozinë dhe nxit zhvillim më të qëndrueshëm./ Monitor

rehova

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez